Nehemia 5:1-19
5 Megjithatë, nga populli dhe nga gratë e tyre u ngrit një ankesë+ e madhe kundër vëllezërve të tyre judenj.+
2 Disa thoshin: «Po lëmë peng bijtë e bijat tona, që të marrim drithë, të hamë e të mbajmë veten gjallë.»+
3 Disa të tjerë thoshin: «Po lëmë peng arat, vreshtat dhe shtëpitë tona,+ që të marrim drithë kur të mos ketë ushqim.»
4 Kurse të tjerë thoshin: «Kemi lënë peng arat dhe vreshtat,+ që të marrim hua për t’i dhënë haraçin+ Mbretit.
5 Ne dhe vëllezërit tanë jemi një gjak,+ bijtë tanë dhe bijtë e tyre janë njëlloj, por ja, ne po i katandisim bijtë dhe bijat në skllevër+ dhe disa nga bijat tona tashmë janë në skllavëri. Nuk bëjmë dot asgjë, pasi arat dhe vreshtat tanë janë bërë pronë e të tjerëve.»
6 U zemërova shumë kur dëgjova ankesën e tyre dhe këto fjalë.
7 Prandaj, e shqyrtova këtë çështje në zemrën time dhe i qortova+ fisnikët e mëkëmbësit me këto fjalë: «Ju po kërkoni të mblidhni fajde+ nga vëllezërit tuaj.»Më tej, mblodha një asamble të madhe për shkak të tyre.+
8 U thashë: «Ne vetë i riblemë+ me aq sa patëm mundësi vëllezërit tanë judenj, që ishin shitur nëpër kombe. A do t’i shitni prapë tani vëllezërit tuaj,+ dhe ne t’i blejmë përsëri?» Atëherë ata heshtën dhe s’kishin ç’të thoshin.+
9 Pastaj u thashë: «Ajo që po bëni, nuk është e mirë.+ A nuk duhet të ecni duke pasur frikë+ Perëndinë tonë+ që të mos poshtërohemi+ nga kombet, nga armiqtë tanë?+
10 Edhe unë, vëllezërit e mi dhe shërbëtorët e mi po u japim atyre hua në para dhe në drithë. Ju lutem, mjaft me këto hua me interes!+
11 Rikthejuani sot arat,+ vreshtat, ullishtet dhe shtëpitë, të njëqindtën e parave, të grurit, të verës së re dhe të vajit që kërkoni si interes prej tyre.»
12 Atëherë m’u përgjigjën: «Do t’ua rikthejmë+ dhe nuk do t’u kërkojmë asgjë.+ Do të bëjmë ashtu si thua ti.»+ Kështu thirra priftërinjtë dhe i vura të betoheshin se do të vepronin si kishin thënë.+
13 Shkunda kraharorin* dhe thashë: «Kështu e shkundtë Perëndia i vërtetë nga shtëpia e tij dhe nga prona që ka fituar çdo njeri që nuk çon në vend këtë fjalë dhe kështu u shkundtë e ai ngeltë pa gjë!» Atëherë tërë kongregacioni tha: «Amin!»+ Ata nisën të lëvdonin Jehovain.+ Populli veproi si tha.+
14 Përveç kësaj, nga dita që mbreti më bëri guvernator+ të tyre në vendin e Judës, nga viti i njëzetë+ deri në vitin e tridhjetedytë+ të mbretërimit të Artakserksit,+ për dymbëdhjetë vjet, unë dhe vëllezërit e mi nuk hëngrëm nga ushqimi që i takonte guvernatorit.+
15 Guvernatorët që kishin qenë para meje, ishin bërë barrë për popullin, duke marrë prej tyre dyzet sikla argjendi përditë për bukën dhe për verën. Gjithashtu, shërbëtorët e tyre e shtypnin popullin.+ Ndërsa unë nuk veprova kështu,+ sepse kisha frikë nga Perëndia.+
16 Për më tepër, unë mora pjesë+ në punimet për ndërtimin e këtij muri. Unë dhe tërë shërbëtorët e mi ishim atje për të punuar dhe nuk morëm asnjë arë.+
17 Në tryezën time uleshin njëqind e pesëdhjetë judenj e mëkëmbës, si dhe të tjerë që vinin nga kombet përreth.+
18 Çdo ditë për mua përgatitej një dem, gjashtë dele të zgjedhura e zogj, dhe një herë në dhjetë ditë çdo lloj vere+ me bollëk. Megjithatë, nuk kërkova ushqimin që i takonte guvernatorit, sepse barra e popullit ishte tashmë e rëndë.
19 Më kujto+ për mirë,+ o Perëndia im, për gjithë ç’kam bërë në dobi të këtij populli!+
Shënimet
^ Domethënë, palën e rrobës në pjesën e kraharorit.