Nehemia 6:1-19
6 Kur i thanë Sanballatit,+ Tobisë,+ Geshemit,+ arabit,+ dhe pjesës tjetër të armiqve tanë se unë e kisha rindërtuar murin+ dhe se nuk kishte mbetur në të asnjë çarje (edhe pse deri në atë kohë unë nuk i kisha vënë dyert+ nëpër porta),+
2 Sanballati dhe Geshemi më dërguan menjëherë fjalë: «Të lëmë një takim+ te fshatrat në luginën* e Onos.»+ Por ata po thurnin plane që të më bënin keq.+
3 Prandaj u dërgova lajmëtarë+ dhe u thashë: «Kam shumë punë,+ dhe nuk mund të vij. Pse ta ndërpres punën, që të largohem e të vij te ju?»+
4 Prapëseprapë, ata më dërguan të njëjtin lajm katër herë, dhe unë vazhdova t’u përgjigjesha po njësoj.
5 Në fund, për të pestën herë, Sanballati+ më dërgoi shërbëtorin e tij me të njëjtin lajm, me një letër të hapur.
6 Në të ishte shkruar: «Ndër kombe është dëgjuar, dhe e thotë edhe Geshemi,+ se ti dhe judenjtë po thurni plane për t’u rebeluar.+ Prandaj po e ndërton edhe murin dhe, sipas këtyre fjalëve, do të jesh mbreti i tyre.+
7 Ke caktuar madje edhe profetë që të shpallin anembanë Jerusalemit për ty: ‘Ka një mbret në Judë!’ Tani, këto gjëra do t’ia tregojnë mbretit. Prandaj, eja dhe le të këshillohemi së bashku.»+
8 Megjithatë, i dërgova fjalë dhe i thashë: «Asgjë nga ato që po thua nuk ka ndodhur,+ por ti i sajon nga mendja.»+
9 Të gjithë ata po përpiqeshin të na frikësonin dhe thoshin: «Ata ka për t’i lëshuar zemra,*+ dhe puna nuk do të përfundojë.» Por tani, o Perëndi, më forco!*+
10 Hyra në shtëpinë e Shemajahut, birit të Delajahut, birit të Mehetabelit, kur ai ishte mbyllur brenda.+ Ai tha: «Takohemi+ te shtëpia e Perëndisë së vërtetë, brenda tempullit,+ dhe mbyllim dyert e tempullit, sepse ata do të vijnë të të vrasin natën.»+
11 Por unë ia ktheva: «A duhet vallë t’ia mbathë një burrë si unë?+ A mund të hyjë në tempull një njeri si unë dhe të vazhdojë të jetojë?+ Nuk do të hyj!»
12 Kështu, hetova dhe zbulova që nuk e kishte dërguar Perëndia,+ por ai e kishte thënë+ këtë profeci kundër meje, sepse Tobia dhe Sanballati+ e kishin paguar.+
13 E kishin paguar,+ që unë të trembesha+ dhe të veproja ashtu, që të mëkatoja+ dhe ata ta përdornin namin tim të keq+ për të më poshtëruar.+
14 «O Perëndia im, kujtoji+ Tobinë+ dhe Sanballatin për veprat që ka kryer secili, profeteshën+ Noadia, si dhe profetët e tjerë, që përpiqeshin vazhdimisht të më frikësonin.»
15 Më në fund muri+ përfundoi ditën e njëzetepestë të muajit elul, për pesëdhjetë e dy ditë.
16 Kur të gjithë armiqtë tanë+ dëgjuan për të dhe tërë kombet përreth nesh e panë, ata u ndien të poshtëruar dhe e kuptuan se kjo punë ishte bërë nga Perëndia ynë.+
17 Gjithashtu, në ato ditë, fisnikët+ e Judës i dërgonin shumë letra Tobisë+ dhe merrnin po ashtu shumë letra nga ai.
18 Sepse shumë veta në Judë ishin lidhur me betim me të, pasi ai ishte dhëndër i Shekaniahut, birit të Arahut+ dhe Jehohanani, biri i tij, kishte marrë bijën e Meshulamit,+ birit të Berekisë.
19 Gjithashtu, ata vazhdimisht flitnin mirë për të në praninë time+ dhe fjalët e mia ia thoshin të gjitha atij. Tobia më dërgonte letra për të më frikësuar.+