Nehemia 7:1-73
7 Me t’u rindërtuar muri,+ vura dyert.+ Pastaj u caktuan derëtarët,+ këngëtarët+ dhe levitët.+
2 Në krye të Jerusalemit vura Hananin,+ vëllanë tim, dhe Hananiahun, princin e Fortesës,+ sepse ishte një burrë i besueshëm+ dhe i frikësohej+ Perëndisë së vërtetë më tepër se shumë të tjerë.
3 Atëherë u thashë atyre: «Portat+ e Jerusalemit nuk duhet të hapen derisa të djegë dielli dhe, ndërsa derëtarët qëndrojnë atje, duhet t’i mbyllin dyert e t’u vënë shulin.+ Vendosni si roja banorë të Jerusalemit, secilin në vendrojën e vet dhe secilin përballë shtëpisë së vet.»+
4 Qyteti ishte i shtrirë e i madh, dhe brenda kishte pak njerëz+ e nuk kishte shtëpi të ndërtuara.
5 Por Perëndia im më shtiu në zemër+ që të mblidhja fisnikët, mëkëmbësit dhe popullin, që të regjistroheshin sipas gjenealogjisë.+ Kështu gjeta librin e regjistrimit+ gjenealogjik të atyre që kishin ardhur herën e parë dhe ja çfarë gjeta të shkruar në të:
6 Këta janë bijtë e provincës+ që erdhën nga robëria,+ domethënë bijtë e të mërguarve që Nabukodonosori,+ mbreti i Babilonisë, i mori në mërgim,+ të cilët më vonë u kthyen në Jerusalem dhe në Judë, secili në qytetin e vet.+
7 Këta erdhën me Zorobabelin,+ Jeshuan,+ Neheminë, Azariahun, Raaminë, Nahamanin, Mordekain,+ Bilshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin dhe Baanahun.Ja numri i burrave të popullit të Izraelit:
8 bijtë e Paroshit,+ dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy;
9 bijtë e Shefatiahut,+ treqind e shtatëdhjetë e dy;
10 bijtë e Arahut,+ gjashtëqind e pesëdhjetë e dy;
11 bijtë e Pahath-Moabit,+ prej bijve të Jeshuait dhe të Joabit,+ dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë;
12 bijtë e Elamit,+ një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;
13 bijtë e Zatuit,+ tetëqind e dyzet e pesë;
14 bijtë e Zakait,+ shtatëqind e gjashtëdhjetë;
15 bijtë e Binuit,+ gjashtëqind e dyzet e tetë;
16 bijtë e Bebait,+ gjashtëqind e njëzet e tetë;
17 bijtë e Azgadit,+ dy mijë e treqind e njëzet e dy;
18 bijtë e Adonikamit,+ gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë;
19 bijtë e Bigvait,+ dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë;
20 bijtë e Adinit,+ gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë;
21 bijtë e Aterit,+ të Hezekisë, nëntëdhjetë e tetë;
22 bijtë e Hashumit,+ treqind e njëzet e tetë;
23 bijtë e Bezait,+ treqind e njëzet e katër;
24 bijtë e Harifit,+ njëqind e dymbëdhjetë;
25 bijtë e Gibeonit,+ nëntëdhjetë e pesë;
26 burrat e Betlehemit+ dhe të Netofahut,+ njëqind e tetëdhjetë e tetë;
27 burrat e Anatothit,+ njëqind e njëzet e tetë;
28 burrat e Beth-Azmavetit,+ dyzet e dy;
29 burrat e Kiriat-Jearimit,+ të Kefirahut+ dhe të Beerotit,+ shtatëqind e dyzet e tre;
30 burrat e Ramahut+ dhe të Gebës,+ gjashtëqind e njëzet e një;
31 burrat e Mikmasit,+ njëqind e njëzet e dy;
32 burrat e Bethelit+ dhe të Ait,+ njëqind e njëzet e tre;
33 burrat e Nebos+ tjetër, pesëdhjetë e dy;
34 bijtë e Elamit+ tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;
35 bijtë e Harimit,+ treqind e njëzet;
36 bijtë e Jerikosë,+ treqind e dyzet e pesë;
37 bijtë e Lodit,+ të Hadidit+ dhe të Onos,+ shtatëqind e njëzet e një;
38 bijtë e Senahut,+ tre mijë e nëntëqind e tridhjetë.
39 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut+ nga shtëpia e Jeshuait, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre;
40 bijtë e Imerit,+ një mijë e pesëdhjetë e dy;
41 bijtë e Pashkurit,+ një mijë e dyqind e dyzet e shtatë;
42 bijtë e Harimit,+ një mijë e shtatëmbëdhjetë.
43 Levitët: bijtë e Jeshuait, të Kadmielit,+ nga bijtë e Hodevahut,+ shtatëdhjetë e katër.
44 Këngëtarët:+ bijtë e Asafit,+ njëqind e dyzet e tetë.
45 Derëtarët:+ bijtë e Shalumit,+ bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit,+ bijtë e Akubit,+ bijtë e Hatitit, bijtë e Shobait,+ njëqind e tridhjetë e tetë.
46 Nethinimët:+ bijtë e Zihaut, bijtë e Hasufit, bijtë e Tabaotit,+
47 bijtë e Kerosit, bijtë e Siës, bijtë e Padonit,+
48 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut,+ bijtë e Salmait,
49 bijtë e Hananit,+ bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,
50 bijtë e Reajahut,+ bijtë e Rezinit,+ bijtë e Nekodës,
51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzës, bijtë e Paseut,
52 bijtë e Besait,+ bijtë e Meunimit, bijtë e Nefushesimit,+
53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit,+
54 bijtë e Bazlitit, bijtë e Mehidit, bijtë e Harshait,+
55 bijtë e Barkosit, bijtë e Siserës, bijtë e Tamahut,+
56 bijtë e Nezjahut, bijtë e Hatifit.+
57 Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit:+ bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait,+
58 bijtë e Jalës, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,+
59 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret-Hazebaimit, bijtë e Amonit.+
60 Nethinimët+ dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit së bashku, ishin gjithsej treqind e nëntëdhjetë e dy veta.
61 Ata që erdhën nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerubi, nga Adoni dhe nga Imeri,+ dhe që nuk ishin në gjendje të tregonin se cila ishte familja e etërve të tyre dhe prejardhja, nëse ishin apo jo nga Izraeli, ishin:
62 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodës,+ gjashtëqind e dyzet e dy veta.
63 Nga priftërinjtë:+ bijtë e Habajahut, bijtë e Hakozit,+ bijtë e Barzilait,+ që mori për grua njërën nga bijat e galaditit Barzilai,+ dhe mori emrin e tyre.
64 Këta ishin ata që kërkuan regjistrin e tyre për të vërtetuar para të gjithëve gjenealogjinë, por nuk u gjet,+ kështu që u përjashtuan nga priftëria si të ndotur.+
65 Si rrjedhim, tirshata*+ u tha atyre se nuk duhej të hanin+ nga gjërat shumë të shenjta derisa të dilte një prift me Urimin+ dhe Thumimin.+
66 I tërë kongregacioni si një grup i vetëm kishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta,+
67 pa skllevërit dhe skllavet+ që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë veta.+ Kishin edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë+ dhe këngëtare,+
68 shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj dhe dyqind e dyzet e pesë mushka,+
69 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.+
70 Një pjesë e krerëve+ të shtëpive atërore+ dhanë kontribute për punën.+ Vetë tirshata+ dha për thesarin një mijë drahma ari, pesëdhjetë tase dhe pesëqind e tridhjetë petka+ të gjata priftërinjsh.
71 Disa prej krerëve të shtëpive atërore dhanë në thesar njëzet mijë drahma ari dhe dy mijë e dyqind mina argjendi për punën.+
72 Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë drahma ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë petka të gjata priftërinjsh.
73 Priftërinjtë,+ levitët, derëtarët, këngëtarët,+ disa nga populli, nethinimët+ dhe tërë Izraeli u vendosën në qytetet+ e tyre. Kur erdhi muaji i shtatë,+ bijtë e Izraelit ishin tashmë në qytetet e tyre.+