Numrat 11:1-35
11 Mirëpo populli u ankua para Jehovait+ për gjendjen e tij të mjerueshme dhe kur e dëgjoi Jehovai, iu ndez zemërimi. Jehovai lëshoi një zjarr kundër tyre, që përpiu disa nga njerëzit që ishin në skaj të kampit.+
2 Populli thirri Moisiun, i cili iu përgjërua Jehovait+ dhe zjarri u shua.
3 Ai vend u quajt Taberah,*+ sepse Jehovai kishte lëshuar kundër tyre një zjarr.
4 Turmën e përzier,+ që ishte mes tyre, e pushtoi një grykësi e madhe.+ Edhe bijtë e Izraelit filluan të qanin sërish e të thoshin: «Kush do të na japë të hamë mish?+
5 Ah, ç’i kujtojmë peshqit që hanim për hiçmosgjë në Egjipt,+ kastravecat, shalqinjtë, preshtë, qepët dhe hudhrat!
6 Por tani shpirti na është zhuritur. Sytë s’na shohin gjë tjetër veç manës.»+
7 Mana+ ishte si fara e koriandrit+ dhe dukej si rrëshirë bdeli.+
8 Njerëzit shkonin rreth e rrotull dhe e mblidhnin,+ e bluanin në mokër, ose e shtypnin në havan. Pastaj e zienin nëpër kazanë+ ose përgatitnin me të kuleç. Shijen e kishte si kulaçi i ëmbël me vaj.+
9 Natën kur binte vesa mbi kamp, binte edhe mana.+
10 Moisiu i dëgjoi të qarat e njerëzve nëpër familjet e tyre, çdo burrë në hyrje të tendës së tij. Kështu Jehovait iu ndez një zemërim i madh+ dhe gjithçka që po ndodhte, nuk i pëlqeu Moisiut.+
11 Atëherë Moisiu i tha Jehovait: «Pse ia bën këtë të keqe shërbëtorit tënd? Pse nuk kam gjetur hir në sytë e tu, që më ke ngarkuar peshën e gjithë këtij populli?+
12 Mos e kam ngjizur unë tërë këtë popull? Mos i kam lindur gjë unë, që ti më thua: ‘Mbaji në gji+ si mëndesha foshnjën e gjirit’,+ për t’i çuar drejt tokës për të cilën iu betove paraardhësve të tyre?+
13 Ku të gjej unë mish, që t’ia jap gjithë këtij populli, pasi ata qajnë pa pushim para meje, duke thënë: ‘Na jep të hamë mish.’
14 Nuk mundem ta mbaj i vetëm gjithë këtë popull, se është tepër e rëndë për mua.+
15 Prandaj nëse vepron kështu me mua, të lutem më vra fare,+ në paça gjetur hir në sytë e tu, e mos më lër të shoh të zezën time.»
16 Jehovai ia ktheu Moisiut: «Më mblidh shtatëdhjetë burra nga pleqtë e Izraelit,+ që ti e di se janë pleq të popullit dhe të parë të tij.+ Merri në tendën e takimit dhe atje le të zënë vend bashkë me ty.
17 Unë do të zbres atje+ që të flas me ty.+ Do të marr ca nga fryma+ që është mbi ty e do ta vë mbi ta, dhe ata do të të ndihmojnë që të mos e mbash i vetëm peshën e popullit.+
18 Popullit thuaji: “Shenjtërohuni për nesër,+ se do të hani mish, meqë qatë para Jehovait,+ duke thënë: ‘Kush do të na japë të hamë mish? Sa mirë që ishim në Egjipt!’+ Po, Jehovai do t’ju japë mish, dhe ju do ta hani.+
19 Nuk do ta hani për një ditë, dy ditë, pesë ditë, dhjetë ose njëzet ditë,
20 por për një muaj të tërë, gjersa t’ju dalë nga hundët e t’ju neveritet,+ sepse e hodhët poshtë Jehovain që është mes jush dhe qatë para tij, duke thënë: ‘Pse dolëm nga Egjipti?’”»+
21 Atëherë Moisiu tha: «Populli në mes të të cilit gjendem, ka gjashtëqind mijë burra+ në këmbë dhe ti thua: ‘Do t’u jap mish dhe do të hanë për një muaj të tërë’!
22 Mos duhen therur bagëti të trasha e të imëta që të kenë mjaft mish?+ Apo do të kapet tërë peshku i detit që t’u mjaftojë?»
23 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Mos është shkurtuar gjë dora e Jehovait?+ Tani do ta shohësh po nuk ndodhi kështu si them.»+
24 Më pas Moisiu doli dhe i tha popullit fjalët e Jehovait. Ai mblodhi shtatëdhjetë burra nga pleqtë e popullit dhe i vuri të qëndronin rreth e përqark tendës.+
25 Pastaj Jehovai zbriti në një re,+ i foli,+ mori ca nga fryma+ që ishte mbi të dhe e vuri mbi secilin nga shtatëdhjetë pleqtë. Sapo fryma zuri vend mbi ta, ata nisën të vepronin si profetë. Megjithatë, më pas nuk e bënë më këtë gjë.+
26 Mirëpo në kamp kishin mbetur dy burra. Njëri e kishte emrin Eldad, kurse tjetri Medad. Fryma zuri vend edhe mbi këta, pasi ishin ndër të shënuarit, por nuk kishin shkuar në tendë. Kështu, ata nisën të vepronin si profetë në kamp.
27 Një djalë i ri shkoi me vrap të njoftonte Moisiun: «Eldadi dhe Medadi po veprojnë si profetë në kamp!»
28 Atëherë Josiu, bir i Nunit dhe shërbëtor+ i Moisiut që nga djalëria, u hodh dhe tha: «Ndaloji,+ Moisi, zotëria im!»
29 Por Moisiu ia ktheu: «Mos je gjë xheloz për mua? Mos ji, sepse unë do të doja që tërë populli i Jehovait të ishin profetë, pasi Jehovai do ta vinte frymën e tij mbi ta!»+
30 Më vonë Moisiu u kthye në kamp bashkë me pleqtë e Izraelit.
31 Pastaj Jehovai ngriti një erë,+ që nisi të sillte nga deti shkurta,+ dhe i la të zbritnin sipër kampit, nja dy kute mbi sipërfaqen e tokës, në një largësi rreth një ditë udhë nga njëra anë dhe një ditë udhë nga ana tjetër përreth kampit.
32 Kështu, populli u ngrit dhe mblodhi shkurta gjithë ditën e gjithë natën, madje edhe gjithë ditën tjetër. Ai që mblodhi më pak, mblodhi dhjetë homerë.+ Pastaj filluan t’i hapnin ato gjithkund, rreth e përqark kampit.
33 Ata e kishin mishin ndër dhëmbë+ dhe ende nuk e kishin përtypur, kur Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër popullit dhe Jehovai nisi ta godiste, duke bërë kërdinë.+
34 Ai vend u quajt Kibrot-Hatavah,*+ sepse atje u varrosën ata që u treguan grykës të mëdhenj.+
35 Nga Kibrot-Hatavahu populli u nis drejt Hazerotit+ dhe qëndroi atje.