Numrat 16:1-50

16  Korahu,+ biri i Izarit,+ biri i Kehathit,+ biri i Levit,+ u ngrit bashkë me Datanin+ e Abiramin,+ që ishin bij të Eliabit,+ dhe me Onin, birin e Pelethit, që ishin bij të Rubenit.+  Ata u ngritën para Moisiut bashkë me dyqind e pesëdhjetë burra nga bijtë e Izraelit që ishin krerë të asamblesë, ata që përfaqësonin popullin në mbledhje, dhe burra me emër.  Kështu, pra, u mblodhën kundër+ Moisiut dhe Aaronit e u thanë: «Mjaft më me ju, sepse tërë asambleja, po, të gjithë janë të shenjtë,+ dhe Jehovai është mes tyre.+ Pse u dashka të dilni ju mbi kongregacionin e Jehovait?»+  Me ta dëgjuar këtë, Moisiu u përkul menjëherë me fytyrë përdhe,  pastaj i foli Korahut dhe tërë njerëzve që kishte mbledhur ai: «Në mëngjes Jehovai do të bëjë të njohur se kush i përket atij,+ kush është i shenjtë+ dhe kush duhet t’i afrohet.+ Ata që do të zgjedhë ai,+ do t’i afrohen.  Bëni kështu: ti Korah dhe tërë ata që ke mbledhur,+ merrni mbajtëse zjarri,+  vini zjarr në to dhe nesër hidhuni temjan para Jehovait. Ai që do të zgjedhë Jehovai+ është i shenjti. Mjaft më me ju, o bij të Levit!»+  Pastaj Moisiu i tha Korahut: «Dëgjoni, ju lutem, o bij të Levit!  Gjë e vogël është për ju që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë+ nga asambleja e Izraelit, që t’ju paraqiste para vetes, që të shërbenit në tabernakullin e Jehovait e të qëndronit para asamblesë për t’i shërbyer?+ 10  Gjë e vogël është që të ka afruar ty bashkë me tërë vëllezërit e tu, bijtë e Levit? A duhet, pra, që ju të përpiqeni të shtini në dorë edhe priftërinë?+ 11  Për këtë arsye ti dhe tërë njerëzit që ke mbledhur, jeni kundër Jehovait.+ Pastaj, kush është Aaroni që të murmuritni kundër tij?»+ 12  Më vonë Moisiu dërgoi të thërritnin Datanin dhe Abiramin,+ bij të Eliabit, por ata thanë: «Nuk vijmë!+ 13  S’të mjafton që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë për të na vrarë në shkretëtirë,+ por tani hiqesh edhe si princi ynë, aq sa je bërë i padurueshëm!?+ 14  Për më tepër, nuk na solle në ndonjë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë,+ që të na japësh si trashëgimi ara e vreshta. Mos do t’u nxjerrësh edhe sytë atyre njerëzve? Ne nuk vijmë, jo!» 15  Ndërkaq Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Jehovait: «Mos u kthe të shohësh blatimin e tyre në drithë.+ Unë nuk kam marrë prej tyre as edhe një gomar dhe nuk i kam bërë keq asnjërit prej tyre.»+ 16  Kështu, Moisiu i tha Korahut:+ «Ti dhe tërë njerëzit që ke mbledhur, paraqituni nesër para Jehovait+ bashkë me Aaronin. 17  Merrni secili mbajtësen e zjarrit, hidhini temjan dhe paraqitni gjithsecili mbajtësen e vet para Jehovait, gjithsej dyqind e pesëdhjetë mbajtëse zjarri. Edhe ti me Aaronin do të paraqitni secili mbajtësen e vet.» 18  Kështu, secili mori mbajtësen e vet të zjarrit, vuri zjarr mbi të, hodhi sipër temjan dhe qëndroi në hyrje të tendës së takimit bashkë me Moisiun dhe Aaronin. 19  Kur Korahu mblodhi tërë asamblenë+ kundër tyre në hyrje të tendës së takimit, lavdia e Jehovait iu shfaq tërë asamblesë.+ 20  Jehovai i tha Moisiut dhe Aaronit: 21  «Ndahuni+ nga kjo asamble, që ta shfaros+ në çast.» 22  Por ata u përkulën me fytyrë përdhe dhe thanë: «O Perëndi, Perëndia i frymës së çdo krijese,*+ një njeri i vetëm mëkaton, e ti zemërohesh me tërë asamblenë?»+ 23  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 24  «Thuaji asamblesë: ‘Largohuni nga tabernakujt* e Korahut, Datanit dhe Abiramit.’»+ 25  Pas kësaj, Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami dhe bashkë me të shkuan edhe pleqtë+ e Izraelit. 26  Kështu, ai i tha asamblesë: «Largohuni, ju lutem, nga tendat e këtyre njerëzve të ligj dhe mos prekni asgjë nga gjërat e tyre,+ që të mos zhdukeni për shkak të mëkatit të tyre.» 27  Ata u larguan menjëherë nga tabernakujt e Korahut, Datanit dhe Abiramit, dhe Datani me Abiramin dolën, duke zënë vend në hyrje të tendave të tyre,+ bashkë me gratë, bijtë dhe të vegjlit e tyre. 28  Atëherë Moisiu tha: «Nga kjo do ta dini që Jehovai më ka dërguar të bëj gjithë këto bëma+ dhe që nuk janë nga mendja ime:+ 29  nëse këta njerëz vdesin si gjithë të tjerët dhe ndëshkohen si ndëshkohen të gjithë,+ atëherë mua nuk më ka dërguar Jehovai.+ 30  Por nëse Jehovai bën ndonjë gjë të jashtëzakonshme+ dhe toka hap gojën, i përpin ata me gjithçka+ që kanë e ata zbresin të gjallë në Sheol,*+ atëherë ta dini mirë se këta burra kanë përbuzur Jehovain.»+ 31  Me të mbaruar tërë këto fjalë, toka poshtë këmbëve të tyre nisi të çahej.+ 32  Ajo hapi gojën dhe përpiu ata, shtëpitë e tyre dhe tërë njerëzit e Korahut me tërë të mirat e tyre.+ 33  Kështu, ata dhe tërë njerëzit që kishin shkuar pas tyre, zbritën të gjallë në Sheol. Toka i mbuloi+ e ata u zhdukën nga kongregacioni.+ 34  Të gjithë izraelitët që gjendeshin rreth e përqark, ia mbathën me të dëgjuar britmat e tyre, dhe thanë: «Kemi frikë se mos toka na përpin edhe ne!»+ 35  Pas kësaj, një zjarr erdhi nga Jehovai+ dhe përpiu të dyqind e pesëdhjetë burrat që paraqitnin temjan.+ 36  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 37  «Thuaji Eleazarit, birit të priftit Aaron, që të nxjerrë mbajtëset e zjarrit+ nga zjarri i madh e ta shpërndajë zjarrin që andej, sepse ato janë të shenjta, 38  edhe pse ishin të këtyre njerëzve që mëkatuan kundër shpirtit të tyre.+ Ato duhen bërë petëza të holla metali si veshje për altarin,+ sepse i paraqitën para Jehovait dhe ato u bënë të shenjta. Ato duhet të shërbejnë si shenjë për bijtë e Izraelit.»+ 39  Kështu, prifti Eleazar mori mbajtëset e zjarrit+ prej bakri, që kishin paraqitur ata që ishin djegur dhe i rrahën që t’i bënin veshje për altarin, 40  për t’u kujtuar bijve të Izraelit që askush tjetër,+ përveç pasardhjes së Aaronit, të mos afrohej për të djegur temjan para Jehovait,+ dhe që asnjë të mos bëhej si Korahu dhe njerëzit që mblodhi ai,+ siç i kishte thënë Jehovai me anë të Moisiut. 41  Fill pas kësaj, të nesërmen, tërë asambleja e bijve të Izraelit nisi të murmuriste kundër Moisiut dhe Aaronit,+ e të thoshte: «Ju e keni vrarë popullin e Jehovait.» 42  Pasi asambleja ishte mbledhur kundër Moisiut dhe Aaronit, ata u kthyen nga tenda e takimit, dhe ja, reja e mbuloi dhe lavdia e Jehovait nisi të shfaqej.+ 43  Moisiu dhe Aaroni vajtën para tendës së takimit,+ 44  dhe Jehovai i tha Moisiut: 45  «Çohuni e largohuni nga kjo asamble, që ta shfaros në çast!»+ Sakaq ata ranë me fytyrë përtokë.+ 46  Pastaj Moisiu i tha Aaronit: «Merr mbajtësen e zjarrit, vër në të zjarr nga ai i altarit+ dhe temjan, shko me nxitim drejt asamblesë dhe bëj shlyerjen për ta,+ sepse ka shpërthyer indinjata e Jehovait+ dhe plaga ka nisur.» 47  Aaroni e mori menjëherë mbajtësen, siç i kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të kongregacionit. Por ja, plaga kishte nisur mes popullit. Kështu, ai vuri temjanin dhe nisi të bënte shlyerjen për popullin. 48  Ai qëndronte mes të vdekurve dhe të gjallëve.+ Në fund plaga u ndal.+ 49  Ata që vdiqën nga plaga, arritën në katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind veta, përveç atyre që vdiqën për shkak të Korahut. 50  Kur Aaroni u kthye te Moisiu në hyrje të tendës së takimit, plaga ishte ndalur.

Shënimet

Fjalë për fjalë «mishi».
Ose «banesat».
Shih Shtojcën 3B.