Numrat 21:1-35

21  Mbreti kananit i Aradit+ që banonte në Negeb,+ mori vesh se Izraeli kishte ardhur nga udha e Atarimit. Prandaj ai nisi luftën me Izraelin e disa i zuri rob.  Atëherë Izraeli u zotua para Jehovait dhe tha:+ «Po qe se ma jep në dorë këtë popull, unë do t’ia shkatërroj plotësisht qytetet.»+  Jehovai e dëgjoi zërin e Izraelit dhe ia dha kananitët në dorë. Ai i shfarosi ata bashkë me qytetet e tyre, dhe ai vend u quajt Hormah.*+  Teksa vazhdonin udhëtimin nga mali i Horit+ nëpër udhën e Detit të Kuq, për të shkuar rreth e përqark Edomit,+ popullit i erdhi shpirti në majë të hundës nga rruga.  Ai thoshte kundër Perëndisë+ dhe Moisiut:+ «Pse na keni nxjerrë nga Egjipti? Që të vdesim në shkretëtirë?+ Këtu nuk ka as bukë, as ujë+ dhe na u neverit ajo bukë e shpifur.»+  Atëherë, Jehovai dërgoi mes popullit gjarpërinj helmues+ që i kafshonin, dhe shumë njerëz nga Izraeli vdiqën.+  Në fund populli vajti te Moisiu dhe tha: «Mëkatuam+ se folëm kundër Jehovait dhe kundër teje. Ndërhyr te Jehovai që të na i largojë gjarpërinjtë.»+ Dhe Moisiu vajti të ndërhynte për popullin.+  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Bëj shëmbëlltyrën e një gjarpri helmues dhe vëre mbi një shtizë si një shenjë. Ai që kafshohet, duhet ta shikojë dhe do të mbetet gjallë.»+  Moisiu bëri menjëherë një gjarpër prej bakri+ dhe e vuri mbi shtizë.+ Nëse një gjarpër kafshonte një njeri dhe ky i ngulte sytë+ te gjarpri prej bakri, atëherë mbetej gjallë.+ 10  Pas kësaj bijtë e Izraelit u larguan dhe fushuan në Obot.+ 11  Pastaj u larguan nga Oboti dhe fushuan në Ije-Abarim,+ në shkretëtirën që gjendet përballë Moabit, nga krahu që lind dielli. 12  U larguan që andej dhe e ngritën kampin pranë luginës së përroit të Zeredit.+ 13  U larguan që atje dhe e ngritën kampin në zonën e Arnonit,+ që gjendet në shkretëtirën që fillon nga kufiri i amoritëve—Arnoni është kufiri i Moabit, midis Moabit dhe amoritëve. 14  Prandaj në librin e Luftërave të Jehovait thuhet:«Vahebi në Sufah, luginat e përroit të Arnonit 15  dhe gryka e luginave të përroit, që është kthyer drejt kryeqendrës së Arit+ dhe është mbështetur në kufirin e Moabit.» 16  Më pas që atje vajtën në Beer.*+ Ky është pusi për të cilin Jehovai i tha Moisiut: «Mblidhe popullin që t’i jap ujë.»+ 17  Në atë kohë Izraeli këndonte këtë këngë:+«Buro, o pus, kurse ju njerëz pritjani me këngë! 18  Një pus ku princat gërmuan dhe njerëzit me shpirt fisnik të popullit rrëmuan.Me shkopin e komandantit,+ me shkopinjtë e tyre.»Pastaj nga shkretëtira vajtën në Matanah. 19  Nga Matanahu vajtën në Nahaliel dhe nga Nahalieli në Bamot.+ 20  Nga Bamoti vajtën në luginën që gjendet në rrafshinën e Moabit,+ në fundin e Pisgahut,+ i cili zgjatet përpara dhe nga ku shihet Jeshimoni.+ 21  Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit,+ mbretit të amoritëve, dhe i tha: 22  «Lërmë të kaloj nëpër vendin tënd. Nuk do të kthehemi as në ara e as në vreshta. Nuk do të pimë ujë në asnjë pus. Do të ecim në rrugën e mbretit, gjersa të kalojmë territorin tënd.»+ 23  Por Sihoni nuk e la Izraelin të kalonte përmes territorit të tij,+ përkundrazi mblodhi tërë popullin dhe u nis për t’u ndeshur me Izraelin në shkretëtirë. Si mbërriti në Jahaz,+ ai nisi luftën me Izraelin. 24  Atëherë Izraeli e vrau me shpatë+ dhe shtiu në dorë vendin+ e tij nga Arnoni+ deri në Jabok,+ afër bijve të Amonit—Jazeri+ është kufiri i bijve të Amonit.+ 25  Kështu, Izraeli mori gjithë këto qytete dhe nisi të banonte në tërë qytetet e amoritëve,+ në Heshbon+ dhe në gjithë fshatrat e tij. 26  Heshboni ishte qyteti i Sihonit.+ Ai ishte mbreti i amoritëve+ dhe pikërisht ai kishte luftuar më parë me mbretin e Moabit dhe i kishte marrë gjithë vendin deri në Arnon.+ 27  Prandaj ata që flitnin me vargje satirike, thoshin:«Ejani në Heshbon!U ndërtoftë qyteti i Sihonit dhe pastë themele të forta! 28  Sepse një zjarr doli nga Heshboni+ dhe një flakë nga qyteti i Sihonit.Përpiu Arin+ në Moab, zotërit e vendeve të larta të Arnonit. 29  Mjerë ti, Moab! Me siguri do të zhdukesh, o popull i Kemoshit!+Bijtë e tu do të shpërngulen, ndërsa bijat e tua do të bëhen robinja të Sihonit, mbretit të amoritëve. 30  Le t’i qëllojmë, pra!Heshboni do të zhduket deri në Dibon,+gjithë gratë deri në Nofah, gjithë burrat deri në Medebë.»+ 31  Kështu, Izraeli nisi të banonte në vendin e amoritëve.+ 32  Pastaj Moisiu dërgoi disa që të vëzhgonin Jazerin.+ Kështu, ata shtinë në dorë fshatrat e tij dhe u morën pronat amoritëve që ishin atje.+ 33  Pas kësaj u kthyen dhe u ngjitën udhës së Bashanit.+ Atëherë Ogu,+ mbreti i Bashanit, bashkë me tërë popullin e tij, doli kundër tyre në betejën që u bë në Edrei.+ 34  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Mos ki frikë nga ai,+ sepse atë, mbarë popullin dhe vendin e tij do ta jap në dorën tënde.+ Bëj me të si bëre me Sihonin, mbretin e amoritëve që banonte në Heshbon.»+ 35  Prandaj, ata shkuan të sulmonin atë, bijtë dhe mbarë popullin e tij, gjersa nuk mbeti asnjë i gjallë.+ Kështu, ata e shtinë në dorë vendin e tij.+

Shënimet

Që do të thotë «i caktuar për t’u shfarosur».
Që do të thotë «pus; gropë».