Numrat 22:1-41

22  Pastaj bijtë e Izraelit u larguan dhe fushuan në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ që gjenden matanë Jordanit, përballë Jerikosë.  Mirëpo Balaku,+ biri i Ziporit, i pa të gjitha ato që u kishte bërë Izraeli amoritëve.  Moabi u tremb shumë nga ky popull, se ishte i madh, po, e zuri tmerri nga bijtë e Izraelit.+  Kështu, Moabi u tha pleqve të Midianit:+ «Ky kongregacion do ta gllabërojë mbarë vendin përreth nesh, si gllabëron demi barin e gjelbër të fushës.»Pikërisht në atë kohë mbret i Moabit ishte Balaku,+ biri i Ziporit.  Ai i dërgoi lajmëtarë Balaamit,+ birit të Beorit në Pethor,+ që gjendet pranë Lumit*+ në vendin e bijve të popullit të tij, që ta thërrisnin për t’i thënë: «Nga Egjipti ka dalë një popull. Ai e ka mbuluar tokën deri ku të sheh syri+ dhe banon mu përpara meje.  Prandaj eja, të lutem, dhe ma mallko+ këtë popull, se është më i fuqishëm se unë. Mbase ia dal ta godas e ta dëboj nga vendi. Unë e di mirë se ai që ti bekon, është i bekuar, dhe ai që ti mallkon, është i mallkuar.»+  Atëherë pleqtë e Moabit dhe pleqtë e Midianit, duke mbajtur në dorë pagesën për fallin,+ morën udhën e shkuan te Balaami,+ dhe i thanë atë që u kishte thënë Balaku.  Por ai u përgjigj: «Rrini këtu sonte dhe unë do t’ju kthej fjalë si të më thotë Jehovai.»+ Kështu, princat e Moabit qëndruan me Balaamin.  Atëherë Perëndia vajti te Balaami dhe i tha:+ «Ç’janë këta burra që janë me ty?» 10  Balaami i tha Perëndisë së vërtetë: «I ka dërguar Balaku,+ biri i Ziporit dhe mbret i Moabit, për të më thënë: 11  ‘Ja, populli që ka dalë nga Egjipti, po e mbulon faqen e dheut deri ku të sheh syri.+ Prandaj eja e ma mallko.+ Mbase ia dal të luftoj kundër tij dhe ta dëboj.’» 12  Por Perëndia i tha Balaamit: «Mos shko me ta. Mos e mallko popullin,+ se ai është i bekuar.»+ 13  Kështu, Balaami u ngrit në mëngjes dhe u tha princave të Balakut: «Kthehuni në vendin tuaj, se Jehovai nuk më la të vij me ju.» 14  Atëherë princat e Moabit u ngritën, vajtën te Balaku dhe i thanë: «Balaami nuk pranoi të vinte me ne.»+ 15  Megjithatë, Balaku dërgoi sërish princa të tjerë, më të shumtë në numër dhe më të nderuar se të mëparshmit. 16  Edhe ata vajtën te Balaami dhe i thanë: «Kështu thotë Balaku, biri i Ziporit: ‘Të lutem, mos vono të vish tek unë, 17  sepse do të të nderoj shumë+ dhe do të bëj çdo gjë që do të më thuash.+ Prandaj, eja, të lutem, dhe ma mallko këtë popull.’» 18  Por Balaami u përgjigj dhe u tha shërbëtorëve të Balakut: «Edhe sikur Balaku të më japë shtëpinë e tij plot argjend dhe ar, unë s’mund të bëj asgjë po s’më urdhëroi Jehovai, Perëndia im, qoftë diçka e vogël, qoftë e madhe.+ 19  Tani, pra, qëndroni sonte këtu, ju lutem, që të marr vesh ç’do të më thotë tjetër Jehovai.»+ 20  Atëherë Perëndia vajti te Balaami natën dhe i tha: «Nëse këta burra kanë ardhur të të thërrasin ty, ngrihu e shko me ta, por thuaj vetëm fjalët që do të të them unë.»+ 21  Kështu, Balaami u ngrit në mëngjes, i vuri samarin gomaricës dhe shkoi me princat e Moabit.+ 22  Por Perëndisë filloi t’i ndizej zemërimi, ngaqë ai ishte nisur, dhe engjëlli i Jehovait zuri vend në rrugë që t’i kundërvihej.+ Ai i kishte hipur gomaricës së vet dhe kishte me vete dy shërbëtorë. 23  Gomarica pa engjëllin e Jehovait që kishte zënë vend në rrugë me shpatë të zhveshur në dorë,+ dhe u mundua të largohej nga rruga, që të hynte në arë, por Balaami zuri ta godiste që ta kthente në rrugë. 24  Engjëlli i Jehovait po qëndronte në rrugicën midis vreshtave, ku kishte nga një mur guri në të dy krahët. 25  Gomarica e pa engjëllin e Jehovait dhe u ngjesh pas murit, duke ngjeshur pas murit edhe këmbën e Balaamit. Atëherë ai e rrahu edhe më shumë. 26  Engjëlli i Jehovait shkoi përpara dhe u ndal në një vend të ngushtë, ku nuk kishte nga të kthehej as djathtas, as majtas. 27  Kur pa engjëllin e Jehovait, gomarica u shtri poshtë Balaamit. Balaamit iu ndez zemërimi+ dhe vazhdoi t’i binte gomaricës me shkop. 28  Në fund Jehovai i hapi gojën gomaricës,+ që i tha Balaamit: «Ç’të kam bërë që më rrahe plot tri herë?»+ 29  Dhe Balaami ia ktheu: «U tregove e pashpirt me mua. Të kisha një shpatë, tani do të të kisha vrarë!»+ 30  Atëherë gomarica i tha Balaamit: «A nuk jam unë gomarica jote, që i ke hipur tërë jetën gjer më sot? Mos vallë e kam zakon të bëj kështu me ty?»+ Ai ia ktheu: «Jo!» 31  Atëherë Jehovai i hapi sytë+ Balaamit dhe ai pa engjëllin e Jehovait që kishte zënë vend në rrugë me shpatë të zhveshur në dorë. Menjëherë u përkul thellë dhe ra përmbys me fytyrën përdhe. 32  Engjëlli i Jehovait i tha: «Pse e rrahe gomaricën plot tri herë? Ja, unë kam dalë të të kundërvihem, sepse je lëshuar si i tërbuar në udhën tënde, që nuk pajtohet me vullnetin tim.+ 33  Gomarica më pa dhe u mundua të më largohej plot tri herë.+ Mendo sikur të mos ishte larguar! Ty do të të kisha vrarë+ tani, por atë do ta kisha lënë gjallë.» 34  Atëherë Balaami i tha engjëllit të Jehovait: «Kam mëkatuar,+ se nuk e dija që ma kishe prerë ti rrugën. Prandaj, tani, nëse kjo është diçka e keqe në sytë e tu, lërmë të kthehem prapa.» 35  Por engjëlli i Jehovait i tha Balaamit: «Shko me ata burra+ dhe mos thuaj asgjë veç fjalëve që do të të them unë.»+ Dhe Balaami vazhdoi rrugën me princat e Balakut. 36  Kur Balaku mori vesh se kishte ardhur Balaami, doli menjëherë për ta takuar në qytetin e Moabit, që ndodhet në buzë të Arnonit, në skaj të territorit.+ 37  Balaku i tha Balaamit: «A nuk dërgova njerëz të të thërritnin? Pse nuk erdhe? Kaq i pazoti qenkam të të nderoj?»+ 38  Balaami ia ktheu: «Ja, erdha tani, por nuk e di nëse mund të të them ndonjë gjë.+ Do të them vetëm ato fjalë që do të më vërë në gojë Perëndia.»+ 39  Kështu, Balaami shkoi bashkë me Balakun dhe mbërritën në Kiriat-Huzot. 40  Balaku flijoi gjedhë e dhen+ dhe disa prej tyre ia dërgoi Balaamit dhe princave që ishin me të. 41  Në mëngjes Balaku e mori Balaamin dhe e çoi në Bamot-Baal,+ që të shihte që andej tërë popullin.+

Shënimet

Domethënë, lumi Eufrat.