Numrat 33:1-56
33 Kjo ishte udha që bënë bijtë e Izraelit, që dolën nga Egjipti+ në formacion ushtarak+ nën drejtimin e Moisiut dhe të Aaronit.+
2 Me urdhër të Jehovait, Moisiu i mbajti shënim vendet e nisjes. Kjo është udha që bënë nga njëri vend nisjeje në tjetrin:+
3 Ata u nisën nga Ramsesi+ muajin e parë,+ ditën e pesëmbëdhjetë të tij. Të nesërmen, fill pas pashkës,+ bijtë e Izraelit dolën nga vendi fitimtarë* para tërë egjiptianëve.+
4 Ndërkohë egjiptianët po varrosnin të gjithë të parëlindurit+ e tyre, që kishte goditur Jehovai, pasi Jehovai kishte zbatuar vendimet gjyqësore kundër perëndive të tyre.+
5 Kështu, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi+ dhe e ngritën kampin në Sukot.+
6 Pastaj u nisën nga Sukoti dhe e ngritën kampin në Etam,+ buzë shkretëtirës.
7 Më pas u nisën nga Etami dhe u kthyen drejt Pihahirotit,+ që gjendet përballë Baal-Zefonit,+ dhe e ngritën kampin para Migdolit.+
8 Pas kësaj u nisën nga Pihahiroti, kaluan detin mes për mes+ dhe dolën në shkretëtirë.+ Bënë tri ditë udhë në shkretëtirën e Etamit+ dhe e ngritën kampin në Mara.+
9 Pastaj u nisën nga Mara dhe mbërritën në Elim.+ Në Elim gjendeshin dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; e kështu e ngritën kampin atje.
10 Më pas u nisën nga Elimi dhe e ngritën kampin pranë Detit të Kuq.
11 Pas kësaj u nisën nga Deti i Kuq, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinit.+
12 Pastaj u nisën nga shkretëtira e Sinit, dhe e ngritën kampin në Dofkah.
13 Më vonë u nisën nga Dofkahu, dhe e ngritën kampin në Alush.
14 Më pas u nisën nga Alushi, dhe e ngritën kampin në Refidim.+ Atje populli nuk kishte ujë për të pirë.
15 Pas kësaj u nisën nga Refidimi, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Sinait.+
16 U nisën pastaj nga shkretëtira e Sinait, dhe e ngritën kampin në Kibrot-Hatavah.+
17 U nisën nga Kibrot-Hatavahu, dhe e ngritën kampin në Hazerot.+
18 Pas kësaj u nisën nga Hazeroti, dhe e ngritën kampin në Ritmah.
19 Më pas u nisën nga Ritmahu, dhe e ngritën kampin në Rimon-Perez.
20 Pastaj u nisën nga Rimon-Perezi, dhe e ngritën kampin në Libnah.
21 Më vonë u nisën nga Libnahu, dhe e ngritën kampin në Risah.
22 Më pas u nisën nga Risahu, dhe e ngritën kampin në Kehelatah.
23 Pastaj u nisën nga Kehelatahu, dhe e ngritën kampin në malin e Sheferit.
24 Pas kësaj u nisën nga mali i Sheferit, dhe e ngritën kampin+ në Haradah.
25 Pastaj u nisën nga Haradahu, dhe e ngritën kampin në Makeloth.
26 Më pas u nisën+ nga Makelothi, dhe e ngritën kampin në Tahath.
27 Pas kësaj u nisën nga Tahathi, dhe e ngritën kampin në Terah.
28 Pastaj u nisën nga Terahu, dhe e ngritën kampin në Mitkah.
29 Më vonë u nisën nga Mitkahu, dhe e ngritën kampin në Hashmonah.
30 Më pas u nisën nga Hashmonahu, dhe e ngritën kampin në Moserot.
31 Pastaj u nisën nga Moseroti, dhe e ngritën kampin në Bene-Jakan.+
32 Pas kësaj u nisën nga Bene-Jakani, dhe e ngritën kampin në Hor-Hagidgad.
33 Më pas u nisën nga Hor-Hagidgadi, dhe e ngritën kampin në Jotbatah.+
34 Më vonë u nisën nga Jotbatahu, dhe e ngritën kampin në Abronah.
35 Pastaj u nisën nga Abronahu, dhe e ngritën kampin në Ezion-Geber.+
36 Pas kësaj u nisën nga Ezion-Geberi, dhe e ngritën kampin në shkretëtirën e Zinit,+ domethënë në Kadesh.
37 Më vonë u nisën nga Kadeshi, dhe e ngritën kampin në malin e Horit,+ në kufi me Edomin.
38 Prifti Aaron u ngjit me urdhër të Jehovait në malin e Horit, dhe vdiq atje ditën e parë të muajit të pestë në vitin e dyzetë që bijtë e Izraelit kishin dalë nga Egjipti.+
39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin e Horit.
40 Kur banonte në Negeb,+ në vendin e Kanaanit, mbreti kananit i Aradit+ mori vesh për ardhjen e bijve të Izraelit.
41 Pas ca kohësh ata u nisën nga mali i Horit,+ dhe e ngritën kampin në Zalmonah.
42 Pas kësaj u nisën nga Zalmonahu, dhe e ngritën kampin në Punon.
43 Më pas u nisën nga Punoni, dhe e ngritën kampin në Obot.+
44 Pastaj u nisën nga Oboti, dhe e ngritën kampin në Ije-Abarim, në kufi të Moabit.+
45 Më vonë u nisën nga Ijimi, dhe e ngritën kampin në Dibon-Gad.+
46 Pas kësaj u nisën nga Dibon-Gadi, dhe e ngritën kampin në Almon-Diblataim.
47 Pastaj u nisën nga Almon-Diblataimi,+ dhe e ngritën kampin në malet e Abarimit+ përballë Nebos.+
48 Së fundi u nisën nga malet e Abarimit, dhe e ngritën kampin në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, përballë Jerikosë.
49 Ata e ngritën kampin afër Jordanit, nga Beth-Jeshimoti+ deri në Abel-Shitim,+ në rrafshinat e shkreta të Moabit.
50 Jehovai i tha Moisiut në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, përballë Jerikosë:+
51 «Thuaju bijve të Izraelit: ‘Ju po kaloni Jordanin për të hyrë në vendin e Kanaanit.+
52 Atje do të dëboni të gjithë banorët e vendit e do të shkatërroni të gjitha objektet prej guri që adhurojnë.+ Gjithashtu, do të shkatërroni, të gjitha shëmbëlltyrat e tyre prej metali të derdhur+ e do të rrafshoni të gjitha vendet e tyre të larta, që ata i mbajnë si të shenjta.+
53 Shtini në dorë vendin e banoni në të, sepse do t’jua jap juve si pronë.+
54 Ndajeni vendin me short,+ sipas familjeve tuaja.+ Atyre që janë më të mëdha, jepuni më shumë trashëgimi, kurse atyre që janë më të vogla, jepuni më pak trashëgimi.+ Secili do të ketë atë pjesë ku t’i bjerë shorti.+ Pronën e tokave ndajeni sipas fiseve të etërve tuaj.+
55 Por nëse nuk do t’i dëboni banorët e vendit,+ ata që do të lini, do t’ju bëhen halë në sy e gjemba në ijë, dhe do t’ju bien në qafë në vendin ku do të banoni.+
56 Atë që kisha ndër mend t’ua bëja atyre, do t’jua bëj juve.’»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «me dorë të ngritur».