Numrat 7:1-89
7 Ditën që mbaroi ngritjen e tabernakullit,+ Moisiu e mirosi+ dhe e shenjtëroi atë, gjithë pajimet e tij, altarin dhe tërë pajisjet që kishte. Kështu, ai i mirosi dhe i shenjtëroi.+
2 Pas kësaj prijësit e Izraelit,+ krerët e shtëpive të tyre atërore, që ishin prijës të fiseve dhe qëndronin në krye të atyre që u regjistruan, bënë një blatim.+
3 Ata sollën para Jehovait blatimin e tyre: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë gjedhë—një qerre për dy prijës dhe nga një dem për secilin. Ata i paraqitën këto para tabernakullit.
4 Ndërkaq Jehovai i tha Moisiut:
5 «Pranoji këto gjëra prej tyre, pasi do të të duhen për të kryer shërbimin në tendën e takimit. Jepua ato levitëve, secilit sipas shërbimit që kryen.»
6 Kështu, Moisiu i pranoi qerret dhe gjedhët e ua dha levitëve.
7 Dy qerre dhe katër gjedhë ua dha bijve të Gershonit, në përputhje me shërbimin që kryenin.+
8 Katër qerre dhe tetë gjedhë ua dha bijve të Merarit, në përputhje me shërbimin+ që kryenin, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.+
9 Ndërsa bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ata e kryenin shërbimin në vendin e shenjtë+ dhe i mbanin gjërat në sup.+
10 Prijësit e bënë blatimin e tyre kur u përurua+ altari, ditën kur ai u miros, dhe e paraqitën blatimin e tyre para tij.
11 Kështu, Jehovai i tha Moisiut: «Ata do ta paraqitin blatimin e tyre për përurimin e altarit, një prijës çdo ditë.»+
12 Ditën e parë e paraqiti blatimin Nahasoni,+ biri i Aminadabit, nga fisi i Judës.
13 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë,+ që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
14 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;+
15 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
16 një kec si blatim për mëkatin+
17 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Nahasonit, birit të Aminadabit.+
18 Ditën e dytë e bëri blatimin Netaneli,+ biri i Zuarit dhe prijësi i Isakarit.
19 Ai paraqiti si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
20 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
21 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
22 një kec si blatim për mëkatin+
23 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Netanelit, birit të Zuarit.
24 Ditën e tretë e kishte radhën prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi,+ biri i Helonit.
25 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;
26 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
27 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
28 një kec si blatim për mëkatin+
29 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Eliabit, birit të Helonit.+
30 Ditën e katërt e kishte radhën prijësi i bijve të Rubenit, Elizuri,+ biri i Shedeurit.
31 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
32 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
33 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
34 një kec si blatim për mëkatin+
35 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Elizurit, birit të Shedeurit.+
36 Ditën e pestë e kishte radhën prijësi i bijve të Simeonit, Shelumieli,+ biri i Zurishadait.
37 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
38 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
39 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
40 një kec si blatim për mëkatin+
41 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Shelumielit, birit të Zurishadait.+
42 Ditën e gjashtë e kishte radhën prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi,+ biri i Deuelit.
43 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
44 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;+
45 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
46 një kec si blatim për mëkatin+
47 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Eliasafit, birit të Deuelit.+
48 Ditën e shtatë e kishte radhën prijësi i bijve të Efraimit, Elishami,+ biri i Amihudit.
49 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
50 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
51 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
52 një kec si blatim për mëkatin+
53 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Elishamit, birit të Amihudit.+
54 Ditën e tetë e kishte radhën prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli,+ biri i Pedahzurit.
55 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
56 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;+
57 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
58 një kec si blatim për mëkatin+
59 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Gamalielit, birit të Pedahzurit.+
60 Ditën e nëntë e kishte radhën prijësi+ i bijve të Beniaminit, Abidani,+ biri i Gideoniut.
61 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
62 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
63 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
64 një kec si blatim për mëkatin+
65 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Abidanit, birit të Gideoniut.+
66 Ditën e dhjetë e kishte radhën prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri,+ biri i Amishadait.
67 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
68 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;
69 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
70 një kec si blatim për mëkatin+
71 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Ahiezerit, birit të Amishadait.+
72 Ditën e njëmbëdhjetë e kishte radhën prijësi i bijve të Asherit, Pagieli,+ biri i Okranit.
73 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
74 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;+
75 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
76 një kec si blatim për mëkatin+
77 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Pagielit, birit të Okranit.+
78 Ditën e dymbëdhjetë e kishte radhën prijësi i bijve të Neftalit, Ahirai,+ biri i Enanit.
79 Ai solli si blatim një pjatë argjendi me peshë njëqind e tridhjetë sikla, një tas argjendi me peshë shtatëdhjetë sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë, që të dyja plot me majë mielli të përzier me vaj si blatim në drithë;+
80 një kupë ari me peshë dhjetë sikla plot me temjan;+
81 një dem të ri, një dash dhe një qengj mashkull motak si blatim të djegur;+
82 një kec si blatim për mëkatin+
83 dhe dy gjedhë, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja meshkuj motakë si flijim në bashkësi.+ Ky ishte blatimi i Ahirait, birit të Enanit.+
84 Ky ishte blatimi i prijësve+ të Izraelit për përurimin e altarit,+ ditën kur ai u miros: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë tase argjendi+ dhe dymbëdhjetë kupa ari;
85 çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla, çdo tas peshonte shtatëdhjetë sikla dhe tërë argjendi i këtyre enëve arrinte në dy mijë e katërqind sikla, sipas siklës së vendit të shenjtë;+
86 dymbëdhjetë kupa ari+ plot me temjan, që peshonin dhjetë sikla secila, sipas siklës së vendit të shenjtë, dhe tërë ari i kupave arrinte në njëqind e njëzet sikla;
87 tërë bagëtia për blatimin e djegur+ ishin dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja meshkuj motakë, bashkë me blatimet e tyre në drithë,+ si dhe dymbëdhjetë keca si blatim për mëkatin;+
88 tërë bagëtia për flijimin në bashkësi+ ishin njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja meshkuj motakë. Ky ishte blatimi për përurimin+ e altarit pasi ishte mirosur.+
89 Sa herë që Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Perëndinë,+ ai dëgjonte zërin e tij* që i fliste nga lart kapakut+ që ishte mbi arkën e dëshmisë, mes dy kerubinëve.+ Kështu Ai fliste me të.
Shënimet
^ Zërin e Jehovait.