Veprat 1:1-26

1  Tregimin e parë, o Teofil,+ e përpilova lidhur me të gjitha gjërat që Jezui bëri e mësoi+  deri ditën që u mor lart në qiell,+ pasi u dha urdhërimin nëpërmjet frymës së shenjtë apostujve që zgjodhi.+  Po atyre, pasi vuajti, iu shfaq i gjallë me shumë prova të qarta.+ Ata e panë për dyzet ditë, dhe ai u foli rreth mbretërisë së Perëndisë.+  Ndërsa ishin mbledhur tok, ai i urdhëroi: «Mos u largoni nga Jerusalemi,+ por rrini në pritje të asaj që premtoi Ati+ e që dëgjuat nga unë.  Gjoni vërtet pagëzoi me ujë, por ju do të pagëzoheni me frymë të shenjtë+ pas pak ditësh.»  Kur u mblodhën, ata e pyetën: «Zotëri, në këtë kohë do ta rivendosësh mbretërinë+ e Izraelit?»  Ai u përgjigj: «Nuk ju takon juve të njihni kohët ose stinët+ që ka vendosur Ati me autoritetin e vet.+  Por, kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi+ e do të jeni dëshmitarët+ e mi në Jerusalem,+ në mbarë Judenë, në Samari+ e deri në skajin më të largët të tokës.»+  Pasi tha këto, ai u ngrit lart ndërsa ata po e shikonin,+ dhe një re ua fshehu nga sytë.+ 10  Teksa ia kishin ngulur sytë qiellit, dhe ai po shkonte,+ dy burra me rroba të bardha+ qëndruan përbri tyre 11  dhe u thanë: «O burra të Galilesë, pse rrini e vështroni qiellin? Ky Jezu që u mor nga ju e u ngjit në qiell, do të vijë po njësoj+ siç e patë të shkonte në qiell.» 12  Atëherë ata u kthyen+ në Jerusalem nga një mal, që quhet Mali i Ullinjve, i cili është afër Jerusalemit, veç një udhë sabati* larg.+ 13  Kur arritën në qytet, u ngjitën në dhomën e sipërme,+ ku po rrinin Pjetri, Gjoni, Jakovi, Andrea, Filipi, Thomai, Bartolomeu, Mateu, Jakovi, i biri i Alfeut, Simoni, i zellshmi, dhe Juda, i biri i Jakovit.+ 14  Të gjithë së bashku ngulmonin në lutje,+ tok me disa gra,+ me vëllezërit e Jezuit dhe me Marinë, nënën e tij.+ 15  Në një nga këto ditë, Pjetri u çua mes vëllezërve dhe tha (turma përbëhej nga rreth njëqind e njëzet veta): 16  «Burra, vëllezër, duhej të përmbushej shkrimi+ që fryma e shenjtë+ e tha që më parë me anë të Davidit në lidhje me Judën,+ që u bë udhërrëfyesi i atyre që arrestuan Jezuin+ 17  dhe që u numërua mes nesh+ e mori pjesë në këtë shërbim.+ 18  (Pikërisht ky njeri bleu+ një arë me pagën e padrejtësisë+ dhe si ra kokëposhtë,+ i plasën të përbrendshmet e iu derdhën zorrët. 19  Këtë e morën vesh të gjithë banorët e Jerusalemit, prandaj ajo arë u quajt në gjuhën e tyre Akéldama, që do të thotë Ara e Gjakut.) 20  Dhe vërtet, në librin e Psalmeve shkruhet: ‘Vatra e tij u shkretoftë, e mos banoftë kush në të!’+ dhe: ‘Tjetërkush ia marrtë detyrën e mbikëqyrjes!’+ 21  Prandaj, nga burrat që rrinin me ne gjatë kohës që Zotëria Jezu ishte mes nesh+ 22  —që nga koha kur u pagëzua nga Gjoni+ e deri ditën kur u mor prej nesh e u ngjit lart+—duhet që njëri të jetë dëshmitar i ringjalljes së tij bashkë me ne.»+ 23  Kështu, paraqitën dy veta: Jozefin që quhej Barsaba, i mbiquajtur Just, dhe Matian. 24  Pastaj u lutën: «Ti, o Jehova, që njeh zemrat e të gjithëve,+ na trego cilin prej këtyre dy burrave ke zgjedhur, 25  për të nisur këtë shërbim dhe për të marrë përgjegjësinë si apostull,+ që Juda e braktisi për të shkuar në drejtimin e vet.» 26  Atëherë hodhën short,+ dhe shorti i ra Matias. Kështu, ky u llogarit me njëmbëdhjetë+ apostujt.

Shënimet

Kjo ishte një largësi prej 2.000 kutesh (890 m). Krahaso Josiun 3:4.