Veprat 10:1-48
10 Në Cezare ishte një njeri që quhej Kornel, centurion+ i një njësie ushtarake që quhej kohorta italike,+
2 njeri i përkushtuar,+ që i frikësohej+ Perëndisë bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së tij, që i jepte popullit shumë lëmoshë+ dhe i përgjërohej Perëndisë vazhdimisht.+
3 Aty nga ora e nëntë*+ e ditës ai pa qartësisht në vegim+ një engjëll+ të Perëndisë, që erdhi dhe i tha: «Kornel!»
4 Ai ia nguli sytë i trembur dhe tha: «Ç’është, Zotëri?» Engjëlli iu përgjigj: «Lutjet+ dhe lëmoshat e tua janë ngjitur te Perëndia,+ dhe falë tyre do të kujtohesh para tij.
5 Prandaj, dërgo njerëz në Jopë dhe thërrit njëfarë Simoni, i mbiquajtur Pjetër.
6 Ai është mysafir te njëfarë Simoni, regjës lëkurësh, që ka një shtëpi pranë detit.»+
7 Sapo iku engjëlli që i foli, ai thirri dy nga shërbyesit e tij të shtëpisë dhe një ushtar të përkushtuar ndër ata që ishin vazhdimisht në shërbim të tij.+
8 U tregoi gjithçka dhe i nisi për në Jopë.+
9 Të nesërmen, ndërsa ata ishin në udhë dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë+ rreth orës së gjashtë* për t’u lutur.+
10 Por e mori uria shumë e donte të hante. Ndërsa po i përgatitnin për të ngrënë, ai pa në një vegim+
11 qiellin të hapur+ dhe një lloj ene që zbriste në tokë si një pëlhurë e madhe liri e mbajtur nga katër cepat.
12 Në të kishte lloj-lloj krijesash katërkëmbëshe e rrëshqanorësh të tokës, si edhe lloj-lloj zogjsh të qiellit.+
13 Një zë erdhi tek ai: «Ngrihu Pjetër, ther dhe ha!»+
14 Por Pjetri u përgjigj: «Kurrsesi, Zotëri, se nuk kam ngrënë kurrë asgjë të ndotur a të papastër.»+
15 Zëri i tha sërish herën e dytë: «Mos i quaj më të ndotura+ gjërat që Perëndia i ka pastruar.»
16 Zëri i foli edhe një herë të tretë, dhe ena u mor menjëherë në qiell.+
17 Ndërsa Pjetri ishte në mëdyshje të madhe se ç’domethënie mund të kishte vegimi që pa, burrat e dërguar nga Korneli kishin pyetur për shtëpinë e Simonit dhe ishin te porta.+
18 Ata thirrën dhe pyetën nëse Simoni i mbiquajtur Pjetër ishte mysafir atje.
19 Ndërsa Pjetri po bluante në mendje vegimin, fryma+ i tha: «Tre burra po të kërkojnë.
20 Ngrihu, pra, zbrit poshtë e shko me ta, pa dyshuar aspak, se i kam dërguar unë.»+
21 Kështu, Pjetri zbriti poshtë tek ata dhe tha: «Unë jam ai që po kërkoni. Pse keni ardhur?»*
22 Ata iu përgjigjën: «Kornelit, një centurioni, njeriu të drejtë dhe me frikë Perëndie,+ për të cilin tërë kombi jude flet mirë,+ iu dhanë udhëzime hyjnore nga një engjëll i shenjtë, që të të thërrasë të vish në shtëpinë e tij e të dëgjojë ato që ke për të thënë.»
23 Kështu, ai i ftoi brenda dhe i mikpriti.Të nesërmen, u ngrit e shkoi me ta. Bashkë me të shkuan edhe disa vëllezër nga Jopa.
24 Ditën tjetër, hyri në Cezare. Korneli, natyrisht, po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e miqtë e tij të ngushtë.
25 Sapo Pjetri hyri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe i bëri nderime.
26 Por Pjetri e çoi dhe i tha: «Ngrihu, edhe unë jam njeri.»+
27 Tek bisedonte me të, hyri brenda e gjeti të mbledhur shumë njerëz atje.
28 Ai u tha: «Ju e dini mirë se për një jude është e paligjshme të shoqërohet me një njeri të një race tjetër ose të flasë me të.+ E megjithatë Perëndia më tregoi se nuk duhet të quaj asnjeri të ndotur ose të papastër.+
29 Kështu, kur më thirrën, erdha pa kundërshtuar aspak. Ndaj, pyes pse më thirrët?»
30 Korneli u përgjigj: «Katër ditë më parë, duke filluar nga kjo orë, po lutesha në shtëpinë time orën e nëntë,+ kur ja, një burrë me rroba të shndritshme+ qëndroi para meje
31 dhe tha: ‘Kornel, lutja jote është dëgjuar, dhe lëmoshat e tua janë kujtuar nga Perëndia.+
32 Dërgo njerëz në Jopë dhe thërrit Simonin e mbiquajtur Pjetër.+ Ai njeri është mysafir te Simoni, një regjës lëkurësh, që e ka shtëpinë pranë detit.’+
33 Prandaj, dërgova menjëherë njerëz të të thërrasin dhe bëre mirë që erdhe. E tani, të gjithë jemi këtu* para Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Jehovai të ka urdhëruar të thuash.»+
34 Atëherë, Pjetri nisi të thoshte: «Tani e kuptoj fare qartë se Perëndia nuk është i anshëm,+
35 por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.+
36 Perëndia u dërgoi fjalën e tij+ bijve të Izraelit që t’u shpallte lajmin e mirë të paqes+ që bëhet e mundur falë Jezu Krishtit, pra, lajmin se ai është Zotëri i të gjithëve.+
37 Ju e dini për çfarë është folur anembanë Judesë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni,+
38 domethënë, se si Perëndia e mirosi me frymë të shenjtë+ e fuqi Jezuin nga Nazareti, dhe se si ai përshkoi vendin, duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë të shtypurit nga Djalli,+ sepse Perëndia ishte me të.+
39 Ne jemi dëshmitarë të gjithë veprave që bëri në vendin e judenjve dhe në Jerusalem. Megjithatë e vranë, duke e varur në një shtyllë.+
40 Atë Perëndia e ngriti nga të vdekurit ditën e tretë dhe bëri t’i shfaqej,+
41 jo të gjithë popullit, por dëshmitarëve të zgjedhur që më parë nga Perëndia,+ neve, që hëngrëm e pimë me të+ pasi u ngrit nga të vdekurit.
42 Veç këtyre, na urdhëroi t’i predikonim+ popullit dhe t’i jepnim dëshmi të plotë se ky është Ai që Perëndia dekretoi për të qenë gjykatës i të gjallëve dhe i të vdekurve.+
43 Për të japin dëshmi të gjithë profetët,+ që kushdo që tregon besim në të, të marrë faljen e mëkateve nëpërmjet emrit të tij.»+
44 Ndërsa Pjetri po fliste ende për këto gjëra, fryma e shenjtë zbriti mbi të gjithë ata që dëgjonin fjalën.+
45 Ata që kishin ardhur me Pjetrin, njerëz plot besim e të rrethprerë, u mahnitën, pasi fryma e shenjtë, dhurata falas e Perëndisë, po derdhej edhe mbi njerëz nga kombet,+
46 sepse i dëgjuan të flitnin në gjuhë të huaja dhe të madhëronin Perëndinë.+ Atëherë, Pjetri tha:
47 «A mund ta ndalojë ndokush ujin, që të mos pagëzohen+ këta që morën frymën e shenjtë njësoj si ne?»
48 Kështu, i urdhëroi të pagëzoheshin në emër të Jezu Krishtit.+ Pastaj, ata i kërkuan të qëndronte për disa ditë.
Shënimet
^ Rreth 12 e mesditës, duke llogaritur nga lindja e diellit.
^ Fjalë për fjalë «pse jeni të pranishëm këtu?»
^ Fjalë për fjalë «të pranishëm».