Veprat 19:1-41

19  Në këto e sipër, ndërsa Apoli+ ishte në Korint, Pavli përshkoi viset në brendësi, zbriti në Efes+ dhe gjeti atje disa dishepuj,  të cilëve u tha: «A e morët frymën e shenjtë+ kur u bëtë besimtarë?» Ata iu përgjigjën: «Ne as që kemi dëgjuar ndonjëherë për frymën e shenjtë.»+  Ai i pyeti: «Me se u pagëzuat, atëherë?» Ata thanë: «Me pagëzimin e Gjonit.»+  Pavli tha: «Gjoni bëri pagëzimin si simbol të pendimit+ dhe u tha njerëzve të besonin tek ai që po vinte pas tij,+ domethënë, te Jezui.»  Sa dëgjuan këtë, ata u pagëzuan në emër të Zotërisë Jezu.+  Kur Pavli vuri duart+ mbi ta, fryma e shenjtë zbriti tek ata, e kështu nisën të flitnin në gjuhë të huaja e të profetizonin.+  Të gjithë bashkë ishin rreth dymbëdhjetë burra.  Ai shkoi për tre muaj rresht në sinagogë+ dhe foli me guxim, tek bënte fjalime dhe përdorte argumente bindëse rreth mbretërisë+ së Perëndisë.  Por, kur disa u ngurtësuan e nuk besonin,+ përkundrazi flitnin keq për Udhën+ para turmës, ai u largua.+ Mori me vete dishepujt+ dhe u mbante përditë fjalime në një sallë në shkollën e Tiranit. 10  Kjo vazhdoi për dy vjet,+ dhe kështu të gjithë ata që banonin në krahinën e Azisë,+ qoftë judenj, qoftë grekë, e dëgjuan fjalën e Zotërisë. 11  Perëndia kryente vepra të jashtëzakonshme e të fuqishme nëpërmjet Pavlit,+ 12  saqë të sëmurëve u çonin madje copa pëlhure e përparëse të Pavlit,+ dhe lëngatat i linin e frymërat e liga dilnin.+ 13  Por edhe disa judenj që endeshin nga një vend në tjetrin, e që merreshin me dëbimin e demonëve,+ nisën të zinin në gojë emrin e Zotërisë Jezu+ mbi ata që kishin frymëra të liga e thoshin: «Ju urdhëroj solemnisht+ për Jezuin, të cilin predikon Pavli.» 14  Këtë e bënin shtatë bij të njëfarë Skevi, një judeu që ishte kreu i priftërinjve. 15  Por fryma e ligë ua ktheu: «Jezuin e di se kush është+ dhe Pavlin e njoh.+ Po ju, kush jeni?» 16  Atëherë, njeriu që kishte frymën e ligë u hodh mbi ta,+ i vuri poshtë njërin pas tjetrit dhe i mundi. Kështu ata ikën nga ajo shtëpi të zhveshur e me plagë. 17  Këtë e morën vesh të gjithë, si judenjtë, edhe grekët që banonin në Efes, e i zuri frika,+ dhe emri i Zotërisë Jezu madhërohej vazhdimisht.+ 18  Shumë nga ata që ishin bërë besimtarë, vinin, i rrëfenin+ haptazi praktikat e tyre dhe i pranuan veprat e tyre të liga. 19  Mjaft nga ata që ishin marrë me magji,+ i grumbulluan librat dhe i dogjën para të gjithëve. Kur llogaritën çmimin e tërë librave, doli se vlenin pesëdhjetë mijë monedha argjendi. 20  Kështu, në mënyrë të fuqishme fjala e Jehovait përhapej e ngadhënjente.+ 21  Pas këtyre ngjarjeve, Pavli vendosi që, pasi të kalonte Maqedoninë+ dhe Akainë, të merrte udhën për në Jerusalem,+ sepse tha: «Pasi të arrij atje, duhet të shoh edhe Romën.»+ 22  Kështu, dërgoi në Maqedoni dy nga ndihmësit e tij, Timoteun+ dhe Erastin,+ kurse vetë ndenji edhe ca kohë në krahinën e Azisë. 23  Pikërisht në atë kohë, ndodhi një trazirë e madhe+ lidhur me Udhën.+ 24  Sepse njëfarë Dhimitri, një argjendar që bënte faltore të Artemisës të derdhura në argjend dhe ndihmonte edhe artizanët e tjerë të nxirrnin goxha fitime,+ 25  i mblodhi këta dhe gjithë të tjerët që punonin me gjëra të tilla,+ dhe u tha: «Burra, ju e dini mirë se nga kjo punë i kemi fitimet.+ 26  Ju e shihni dhe e dëgjoni se si ky Pavli ia mbushi mendjen një turme mjaft të madhe njerëzish, jo vetëm në Efes,+ por pothuaj në gjithë krahinën e Azisë, dhe ua ktheu mendjen, duke thënë se nuk janë perëndi ato që bëhen me dorë.+ 27  Kështu, jo vetëm zanati ynë rrezikon të rrënohet, por edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisë+ do të shihet si një hiç, madhështia e asaj që adhuron mbarë krahina e Azisë dhe toka e banuar, pas pak kohe do të humbasë.» 28  Si e dëgjuan këtë dhe u mbushën plot zemërim, njerëzit filluan të thërritnin: «E madhe është Artemisa e efesianëve!» 29  Kështu, tërë qyteti u bë rrëmujë, dhe ata u turrën së bashku drejt teatrit. Morën me forcë Gajin dhe Aristarkun,+ maqedonas dhe shokë udhëtimi të Pavlit. 30  Pavli donte të hynte mes popullit, por dishepujt nuk e lanë. 31  Edhe disa të ngarkuar për festat dhe lojërat, që ishin miq me të, dërguan fjalë për t’iu lutur që të mos e rrezikonte veten në teatër. 32  Ndërkaq disa thërritnin një gjë dhe të tjerë një tjetër,+ se gjithë turma ishte rrëmujë, dhe shumica e tyre nuk e dinin përse ishin mbledhur. 33  Kështu, duke shtyrë, judenjtë nxorën para turmës Aleksandrin. Ai bëri shenjë me dorë dhe donte të bënte mbrojtjen para popullit. 34  Por kur kuptuan se ishte jude, të gjithë njëzëri bërtitën pa pushuar për rreth dy orë: «E madhe+ është Artemisa e efesianëve!» 35  Kur më në fund e qetësoi+ turmën, sekretari i qytetit tha: «Burra të Efesit, kush nuk e di se qyteti i efesianëve vigjilon mbi tempullin e Artemisës së madhe dhe shëmbëlltyrën që ra nga qielli?! 36  Prandaj, përderisa këto gjëra janë të pamohueshme, është e udhës të ruani qetësinë e të mos veproni rrëmbimthi.+ 37  Sepse sollët këtu këta burra, që nuk janë as plaçkitës tempujsh, as blasfemues të perëndeshës sonë. 38  Ndaj, nëse Dhimitri+ dhe artizanët që janë me të kanë ndonjë gjë kundër ndokujt, ditë gjyqi+ dhe prokonsuj+ ka. Le të ngrenë padi kundër njëri-tjetrit. 39  Por, nëse kërkoni ndonjë gjë tjetër, kjo duhet zgjidhur në një mbledhje të rregullt. 40  Pasi me ngjarjen e sotme rrezikojmë vërtet të paditemi për nxitje kryengritjeje, sepse nuk ka as edhe një shkak që ta përligjë këtë turmë të pështjelluar.» 41  E si tha këto,+ shpërndau turmën.+

Shënimet