Veprat 2:1-47
2 Tani, gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë,+ ata ishin të gjithë së bashku në të njëjtin vend.
2 Befas nga qielli u dëgjua një zhurmë si ajo e një ere të furishme, dhe mbushi gjithë shtëpinë ku po rrinin.+
3 Atyre iu shfaqën gjuhë si prej zjarri,+ të cilat u shpërndanë e qëndruan mbi secilin prej tyre.
4 Atëherë të gjithë u mbushën me frymë të shenjtë+ dhe nisën të flitnin në gjuhë të ndryshme,+ ashtu si fryma i bënte të shpreheshin.
5 Në atë kohë, në Jerusalem kishte judenj+ që kishin ardhur nga të gjitha kombet nën qiell, njerëz plot nderim për Perëndinë.+
6 Kështu, kur u dëgjua kjo zhurmë, turma u mblodh dhe u pështjellua, sepse gjithsecili i dëgjonte të flitnin në gjuhën e vet.
7 Vërtet, u befasuan dhe të çuditur thanë: «Pa shih, a nuk janë galileas+ të gjithë këta që po flasin?
8 Si vallë ne të tërë po i dëgjojmë të flasin gjuhët tona, po, gjuhët e vendeve nga jemi?
9 Partë, medë,+ elamitë+ dhe banorë të Mesopotamisë, të Judesë,+ të Kapadokisë,+ të Pontit,+ të krahinës së Azisë,+
10 të Frigjisë,+ të Pamfilisë,+ të Egjiptit e të viseve të Libisë, që janë afër Kirenës, si dhe banorë të përkohshëm nga Roma, judenj e prozelitë* bashkë,+
11 kretas+ e arabë,+ ne i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona për gjërat madhështore të Perëndisë.»
12 Po, të gjithë ishin të befasuar e në mëdyshje dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Çfarë do të thotë kjo?»
13 Mirëpo të tjerë i vinin në lojë e u thoshin: «Janë dehur me musht!»+
14 Por Pjetri u çua bashkë me njëmbëdhjetë+ apostujt dhe tha me zë të lartë: «Burra të Judesë dhe të gjithë ju, banorë të Jerusalemit,+ vëruni veshin fjalëve të mia.
15 Në të vërtetë këta nuk janë të dehur,+ si pandehni ju, sepse është ora e tretë e ditës.*
16 Përkundrazi, po ndodh ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:
17 ‘Në ditët e fundit,—thotë Perëndia,—do të derdh ca nga fryma ime+ mbi çdo lloj njeriu, dhe bijtë e bijat tuaja do të profetizojnë. Të rinjtë do të shohin vegime, dhe të moshuarit do të shohin ëndrra.+
18 Ato ditë, do të derdh ca nga fryma ime madje edhe mbi skllevërit e mi dhe skllavet e mia, dhe ata do të profetizojnë.+
19 Do të bëj çudira lart në qiell e do të jap shenja poshtë në tokë: gjak, zjarr dhe mjegull tymi.+
20 Dielli+ do të errësohet, dhe hëna do të kthehet në gjak para se të mbërrijë dita e madhe dhe e ndritur e Jehovait.+
21 Kushdo që thërret emrin e Jehovait, do të shpëtojë.’+
22 Burra të Izraelit, dëgjojini këto fjalë: siç e dini edhe vetë, Jezuin, nazareasin,+ Perëndia jua tregoi publikisht nëpërmjet veprave të fuqishme,+ çudirave dhe shenjave që bëri mes jush me anë të tij.+
23 Pikërisht këtë njeri, që e dorëzuan sipas qëllimit të përcaktuar dhe paranjohjes së Perëndisë,+ ju e mbërthyet në një shtyllë me duart e të paligjshmëve dhe e vratë.+
24 Por Perëndia e ringjalli,+ duke e liruar nga vargonjtë e vdekjes,+ pasi nuk mund të mbahej më i lidhur prej saj.+
25 Sepse për të Davidi thotë: ‘E pata Jehovain gjithnjë para syve. Ai është në të djathtën time, që të mos tronditem kurrë.+
26 Ndaj zemra m’u mbush me hare, dhe gjuha ime gëzoi shumë. Edhe trupi im do të prehet me shpresë.+
27 Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades,* as do të lejosh që shërbëtori yt besnik të kalbet.+
28 Më ke njohur me udhët e jetës. Kur jam para teje mbushem me hare.’+
29 Burra, vëllezër, juve mund t’ju flasim me lirshmëri për patriarkun David, i cili vdiq e u varros,+ dhe varri i tij gjendet mes nesh deri më sot.
30 E pra, meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij të ulte një fryt të barkut të tij,+
31 ai pa qysh përpara ringjalljen e Krishtit dhe tha për të se ai nuk u braktis në Hades, dhe mishi i tij nuk u kalb.+
32 Këtë Jezu, Perëndia e ringjalli, dhe ne të gjithë jemi dëshmitarë.+
33 Prandaj, meqë ai u lartësua në të djathtën e Perëndisë+ dhe mori frymën e shenjtë të premtuar nga Ati,+ derdhi mbi ne këtë që shihni e dëgjoni.
34 Davidi në të vërtetë nuk u ngjit në qiej,+ por vetë ai thotë: “Jehovai i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time,+
35 derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’”+
36 Ndaj, e gjithë shtëpia e Izraelit ta dijë pa pikë dyshimi se këtë Jezu, të cilin ju e vutë në shtyllë,+ Perëndia e bëri edhe Zotëri,+ edhe Krisht.»
37 Kur i dëgjuan këto, atyre u sëmboi në zemër+ e i thanë Pjetrit dhe apostujve të tjerë: «Burra, vëllezër, çfarë të bëjmë?»+
38 Pjetri u tha: «Pendohuni,+ e secili nga ju le të pagëzohet+ në emër+ të Jezu Krishtit, që t’ju falen+ mëkatet. Atëherë do të merrni falas si dhuratë+ frymën e shenjtë.
39 Sepse premtimi+ është për ju, për fëmijët tuaj dhe për të gjithë ata që janë larg,+ po, sado qofshin ata që Jehovai, Perëndia ynë do të thërrasë pranë vetes.»+
40 Ai tha shumë fjalë të tjera, duke dhënë dëshmi të plotë, dhe i nxiste: «Shpëtoni nga ky brez dredharak.»+
41 Kështu, ata që i përqafuan me zemër fjalët e tij, u pagëzuan,+ dhe atë ditë u shtuan rreth tre mijë shpirt.+
42 Ata i kushtoheshin mësimit të apostujve, ndanin me njëri-tjetrin,+ hanin+ dhe luteshin.+
43 Vërtet, çdo shpirt nisi të kishte frikë, dhe apostujt filluan të bënin shumë shenja dhe çudira.+
44 Të gjithë ata që u bënë besimtarë mblidheshin tok, dhe gjithçka e kishin të përbashkët.+
45 Shitnin pronat e zotërimet,+ dhe të ardhurat ia shpërndanin gjithkujt sipas nevojës.+
46 Ditë për ditë ata ishin vazhdimisht së bashku në tempull,+ shkonin për të ngrënë në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe hanin gjithë gëzim+ e me zemër të çiltër.
47 Lëvdonin Perëndinë e gëzonin pëlqimin e të gjithë njerëzve.+ Ndërkohë Jehovai bashkonte+ përditë me ta, ata që hynin në rrugën e shpëtimit.+
Shënimet
^ Ose «ata që kanë kthyer fenë».
^ Rreth 9 e paradites, duke llogaritur nga lindja e diellit.
^ Shih Shtojcën 3B.