Veprat 20:1-38

20  Si u fashit trazira, Pavli dërgoi të thërritnin dishepujt, dhe pasi u dha zemër e u përshëndosh me ta,+ mori rrugën drejt Maqedonisë.+  Pasi përshkoi ato vise dhe foli shumë për t’u dhënë zemër dishepujve që ishin atje,+ shkoi në Greqi.  Atje kaloi tre muaj. Meqë, kur po bëhej gati të lundronte për në Siri, judenjtë kurdisën kundër tij një komplot,+ e ndau mendjen të kthehej nëpërmjet Maqedonisë.  Atë e shoqëronin Sopatri,+ i biri i Pirros nga Berea, Aristarku+ dhe Sekundi nga Selaniku, Gaji nga Derba, Timoteu+ dhe Tikiku+ me Trofimin+ nga krahina e Azisë.  Ata vazhduan rrugën dhe po na pritnin në Troadë.+  Kurse ne, me të mbaruar ditët e kuleçve të ndormë,+ lundruam nga Filipia dhe arritëm tek ata në Troadë+ brenda pesë ditësh, e qëndruam atje shtatë ditë.  Ditën e parë+ të javës, kur u mblodhëm për të ngrënë, Pavli nisi të kuvendonte me ata që ishin mbledhur, pasi të nesërmen do të nisej, dhe foli deri në mesnatë.  Në dhomën e sipërme,+ ku ishim mbledhur, kishte mjaft llamba.  Një djalë i ri që quhej Eutik, ishte ulur në dritare. Teksa Pavli fliste gjerë e gjatë, ai ra në gjumë të thellë, e ngaqë e mundi gjumi, ra nga kati i tretë dhe e ngritën të vdekur. 10  Por Pavli zbriti poshtë, u përkul mbi të,+ e pushtoi dhe tha: «Mos bërtisni, sepse ai është prapë gjallë!»*+ 11  Pastaj u ngjit lart, theu bukën dhe hëngri e bisedoi gjatë me ta, deri në agim, dhe në fund u nis. 12  Kështu, ata u kthyen bashkë me djalin jashtëzakonisht të ngushëlluar që ai ishte gjallë. 13  Ne shkuam tek anija dhe nisëm lundrimin për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Pavlin, sepse pasi na dha këto udhëzime, ai donte të shkonte më këmbë. 14  Kur na arriti në Asos, e morëm dhe shkuam në Mitilenë. 15  Ditën tjetër lundruam dhe mbërritëm përballë Kiosit. Të nesërmen u ndalëm në Samo dhe, një ditë më pas, mbërritëm në Milet. 16  Mirëpo Pavli vendosi të vazhdonte lundrimin pa u ndalur në Efes,+ që të mos humbte kohë në krahinën e Azisë. Ai nxitonte që, po të ishte e mundur, të arrinte në Jerusalem+ për festën e Ditës së Pesëdhjetë. 17  Megjithatë, nga Mileti dërgoi njerëz në Efes për të thirrur pleqtë+ e kongregacionit. 18  Kur ata mbërritën, ai u tha: «Ju e dini mirë se, që nga dita e parë që vura këmbë në krahinën e Azisë,+ kam qenë me ju gjithë kohën,+ 19  duke shërbyer si skllav+ për Zotërinë me përulësinë më të madhe të mendjes,+ me lot dhe me sprova, të cilat më ranë nga komplotet+ e judenjve. 20  E ndërkaq, nuk ndenja pa ju thënë gjithçka dobiprurëse, as pa ju mësuar+ publikisht dhe shtëpi+ më shtëpi. 21  U dhashë dëshmi+ të plotë si judenjve, edhe grekëve, për pendimin+ kundrejt Perëndisë dhe besimin te Zotëria ynë Jezu. 22  E tani, ja, i shtyrë nga fryma,+ jam udhës për në Jerusalem, ndonëse nuk e di se ç’do të më ndodhë atje, 23  përveç dëshmisë që më jep herë pas here fryma e shenjtë+ qytet më qytet, e më thotë se po më presin vargonj dhe shtrëngime.+ 24  Sidoqoftë, nuk e quaj të shtrenjtë shpirtin tim,+ por dua veç të përfundoj vrapimin+ dhe shërbimin+ që mora+ nga Zotëria Jezu, që të jap dëshmi të plotë për lajmin e mirë të dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë.+ 25  Tani e di se të gjithë ju, mes të cilëve erdha e predikova mbretërinë, nuk do ta shihni më fytyrën time. 26  Prandaj, pikërisht sot ju marr si dëshmitarë se unë jam i pastër nga gjaku+ i të gjithë njerëzve, 27  sepse nuk ndenja pa jua treguar gjithë qëllimin+ e Perëndisë. 28  Kushtojini vëmendje+ vetes+ dhe gjithë kopesë,+ mes së cilës fryma e shenjtë ju emëroi mbikëqyrës,+ që të kullotni kongregacionin e Perëndisë,+ të cilin ai e bleu me gjakun+ e Birit të vet.* 29  E di se pas ikjes sime do të hyjnë mes jush ujqër të ligj*+ e nuk do ta trajtojnë kopenë me zemërbutësi, 30  dhe nga gjiri juaj do të ngrihen njerëz e do të thonë gjëra të shtrembëruara,+ për të tërhequr pas vetes dishepujt.+ 31  Prandaj, rrini zgjuar e mbani mend se për tre vjet,+ natë e ditë, nuk pushova së këshilluari+ secilin me lot. 32  E tani, ju lë në dorë të Perëndisë+ dhe të fjalës së dashamirësisë së tij të pamerituar, fjalë që mund t’ju ndërtojë+ dhe t’ju japë trashëgiminë mes gjithë të shenjtëruarve.+ 33  Nuk lakmova argjendin, arin a teshat e askujt.+ 34  Ju vetë e dini se me këto duar jam përkujdesur për nevojat e mia+ dhe të atyre që ishin me mua. 35  Në gjithçka që bëra, ju tregova se duke u munduar+ kështu, duhet të ndihmoni të dobëtit+ dhe duhet të mbani mend fjalët e Zotërisë Jezu, që tha: ‘Ka më shumë lumturi të japësh,+ se të marrësh.’» 36  E si tha këto, u ul në gjunjë+ me të gjithë dhe u lut. 37  Në të vërtetë, të gjithë derdhën shumë lot, iu hodhën Pavlit në qafë+ dhe e puthën me butësi,+ 38  sepse ndien dhembje, sidomos ngaqë tha se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij.+ Kështu, e përcollën+ deri tek anija.

Shënimet

Ose «shpirti i tij është në të».
Për një diskutim të shprehjes «me gjakun e Birit të vet», shih Shtojcën 5C.
Fjalë për fjalë «shtypës».