Veprat 26:1-32
26 Agripa+ i tha Pavlit: «Të lejohet të flasësh në mbrojtje të vetes.» Atëherë, Pavli shtriu dorën+ dhe tha:+
2 «Për gjithçka që më akuzojnë+ judenjtë, e quaj veten të lumtur që sot duhet ta bëj mbrojtjen time para teje, o mbret Agripa,
3 sidomos sepse ti i njeh mirë të gjitha zakonet+ dhe polemikat midis judenjve. Prandaj, të lutem të më dëgjosh me durim.
4 Në të vërtetë, të gjithë judenjtë e njohin jetën+ që bëra që nga rinia, të cilën e kalova në vendin tim dhe në Jerusalem.
5 Ata më njohin prej shumë kohësh dhe e dinë (nëse duan, mund të dëshmojnë) se jetova si farise+ sipas sektit më të rreptë+ të fesë sonë.
6 Megjithatë, tani jam thirrur të gjykohem për shpresën+ e premtimit,+ që Perëndia u bëri paraardhësve tanë.
7 Dymbëdhjetë fiset tona shpresojnë të arrijnë përmbushjen e këtij premtimi, duke i bërë Perëndisë shërbim të shenjtë me zjarr ditë e natë.+ Për këtë shpresë, o mbret, akuzohem+ nga judenjtë.
8 Pse, vallë, ju duket e pabesueshme që Perëndia ngre të vdekurit?+
9 Edhe unë mendoja dikur se duhej t’i kundërvihesha emrit të Jezuit, nazareasit,
10 dhe këtë e bëra vërtet në Jerusalem. Futa nëpër burgje+ shumë të shenjtë, pasi më jepnin autoritet krerët e priftërinjve.+ Kur ata duheshin ekzekutuar, e hidhja votën kundër tyre.
11 I ndëshkova shumë herë në të gjitha sinagogat,+ që t’i detyroja të hiqnin dorë. E meqë isha tej mase i tërbuar kundër tyre, shkova deri aty sa i përndoqa edhe në qytetet e tjera.
12 Mes gjithë këtyre përpjekjeve, ndërsa shkoja për në Damask+ me autoritet dhe me autorizim nga krerët e priftërinjve,
13 në kohën e drekës, o mbret, pashë në rrugë të vetëtinte nga qielli një dritë që shkëlqente më shumë se drita e diellit, rreth meje dhe atyre që ishin me mua.+
14 Të gjithë ramë përtokë, dhe unë dëgjova një zë të më thoshte në gjuhën hebraike: ‘Saul, Saul, pse po më përndjek? Është e vështirë t’u gjuash me shqelm hostenëve.’+
15 Por unë e pyeta: ‘Kush je ti, Zotëri?’ Dhe Zotëria tha: ‘Jam Jezui, të cilin ti po e përndjek.+
16 Megjithatë, çohu dhe qëndro në këmbë,+ sepse t’u shfaqa që të të zgjedh si shërbëtor dhe dëshmitar+ si për ato që ke parë, edhe për ato që do të të bëj të shohësh lidhur me mua.
17 Ndërkohë do të të çliroj nga ky popull dhe nga kombet ku po të dërgoj,+
18 që t’u hapësh sytë,+ t’i kthesh nga errësira+ në dritë+ dhe nga autoriteti i Satanait+ te Perëndia, që, falë besimit tek unë, t’u falen mëkatet+ dhe të marrin një trashëgimi+ midis të shenjtëruarve.’+
19 Prandaj, o mbret Agripa, nuk u tregova i pabindur ndaj mesazhit që mora nga kjo pamje qiellore,+
20 por ua çova lajmin së pari atyre në Damask,+ e më pas atyre në Jerusalem,+ si edhe mbarë Judesë e kombeve,+ se duhej të pendoheshin dhe të ktheheshin te Perëndia, me vepra të denja për pendim.+
21 Për këto gjëra judenjtë më kapën në tempull dhe u orvatën të më vritnin.+
22 Por me ndihmën+ që vjen nga Perëndia, vazhdoj deri më sot t’u jap dëshmi si njerëzve të thjeshtë, edhe të mëdhenjve, por pa thënë asgjë tjetër veç atyre që Profetët+ dhe Moisiu+ shpallën se do të ndodhnin,
23 pra, se Krishti do të vuante+ dhe, si i pari që do të ringjallej+ nga të vdekurit, ai do t’i shpallte dritën+ edhe këtij populli, edhe kombeve.»+
24 Tani, ndërsa thoshte këto fjalë për të mbrojtur veten, Festi tha me zë të lartë: «Po luan mendsh,+ Pavël! Mësimet e shumta po të bëjnë të luash mendsh!»
25 Por Pavli tha: «Nuk po luaj mendsh, Shkëlqesia juaj Fest, por fjalët që po them janë të vërteta dhe nga një mendje e shëndoshë.
26 Mbreti, të cilit po i flas me lirshmëri, i njeh mirë këto gjëra, sepse jam i bindur se asnjëra prej tyre nuk i ka shpëtuar pa marrë vesh, pasi kjo gjë nuk është bërë në ndonjë qoshe.+
27 A i beson Profetët, ti, o mbret Agripa? Unë e di se i beson.»+
28 Agripa ia ktheu Pavlit: «Brenda pak kohe do të ma mbushje mendjen të bëhesha i krishterë.»
29 Atëherë, Pavli tha: «I lutem Perëndisë që, qoftë për pak kohë a për shumë kohë, jo vetëm ti, por edhe të gjithë ata që më dëgjojnë sot, të bëhen si unë, me përjashtim të këtyre vargonjve.»
30 Mbreti u ngrit dhe po ashtu edhe guvernatori, Bernika dhe njerëzit që ishin ulur me ta.
31 Por ndërsa largoheshin, i thoshin njëri-tjetrit: «Ky njeri s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen+ a vargonjtë.»
32 Veç kësaj, Agripa i tha Festit: «Po të mos i ishte apeluar+ Cezarit, ky njeri mund të lirohej.»