Veprat 3:1-26

3  Tani, Pjetri dhe Gjoni u ngjitën në tempull për lutjen e orës së nëntë.*+  Atje sollën një burrë, që kishte lindur+ i çalë. Atë e vinin përditë pranë derës së tempullit që quhej E Bukura,+ për t’u kërkuar lëmoshë atyre që hynin në tempull.+  Kur vuri re se Pjetri dhe Gjoni do të hynin në tempull, ai nisi t’u kërkonte lëmoshë.+  Por Pjetri dhe Gjoni ia ngulën sytë+ dhe i thanë: «Na vështro!»  Atëherë ai e nguli vështrimin mbi ta, duke pritur të merrte diçka prej tyre.  Mirëpo Pjetri tha: «Argjend e ar nuk kam, por atë që kam, po ta jap:+ në emër të Jezu Krishtit, nazareasit,+ ec!»+  Sakaq e kapi nga dora e djathtë+ dhe e ngriti. Në çast, tabani dhe kyçet e këmbëve iu forcuan,+  hovi përpjetë,+ qëndroi në këmbë e filloi të ecte. Hyri me ta në tempull+ duke ecur, duke hovur e duke lëvduar Perëndinë,  dhe të gjithë njerëzit+ e panë tek ecte e lëvdonte Perëndinë. 10  Për më tepër, e njohën se ishte ai që ulej në Portën e Bukur+ të tempullit për të kërkuar lëmoshë, prandaj u mahnitën dhe mbetën të shtangur+ për çka i kishte ndodhur. 11  E pra, ndërsa burri nuk po i shqitej Pjetrit dhe Gjonit, të gjithë ata që ishin atje, të shastisur nga habia, vrapuan drejt tyre tek ajo që quhej kolonada e Solomonit.+ 12  Kur e pa këtë, Pjetri u tha: «Burra të Izraelit, përse po çuditeni? Pse na i ngulni sytë a thua se ne me fuqinë ose përkushtimin tonë hyjnor bëmë që ky të ecte?+ 13  Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit,+ Perëndia i paraardhësve tanë, i dha lavdi+ Shërbëtorit të tij,+ Jezuit, të cilin ju e dorëzuat+ dhe e mohuat para Pilatit, kur ai kishte vendosur ta lironte.+ 14  Po, ju e mohuat të shenjtin e të drejtin+ dhe kërkuat t’ju lirohej një njeri, një vrasës,+ 15  kurse Kryepërfaqësuesin e jetës+ e vratë. Por Perëndia e ngriti nga të vdekurit, dhe për këtë ne jemi dëshmitarë.+ 16  Prandaj, emri i tij, ose më mirë besimi që kemi në emrin e tij, e bëri të fortë këtë njeri që shihni e njihni. Besimi që kemi falë tij, i dha këtij njeriu shëndet të plotë para të gjithëve ju. 17  E pra, vëllezër, e di se vepruat në padije,+ ashtu si bënë edhe krerët tuaj.+ 18  Por në këtë mënyrë Perëndia përmbushi ato që tha që më parë nëpërmjet tërë profetëve, se Krishti i tij do të vuante.+ 19  Prandaj pendohuni+ dhe kthehuni,+ që t’ju fshihen mëkatet,+ që nga vetë Jehovai të vijnë kohë freskuese+ 20  e që ai të dërgojë Krishtin e emëruar për ju, Jezuin. 21  Atë, në të vërtetë, duhet ta mbajë brenda vetes qielli+ deri në kohën e rivendosjes+ së të gjitha gjërave, për të cilat Perëndia foli nëpërmjet profetëve+ të tij të shenjtë të lashtësisë. 22  Në fakt, Moisiu tha: ‘Perëndia Jehova do t’ju japë një profet si unë nga gjiri i vëllezërve tuaj.+ Dëgjojini të gjitha ato që do t’ju thotë.+ 23  Çdo shpirt që nuk e dëgjon atë Profet, do të shfaroset nga populli.’+ 24  Në të vërtetë edhe të gjithë profetët që kanë folur, që nga Samueli e me radhë, folën qartë për këto ditë.+ 25  Ju jeni bij+ të profetëve dhe të besëlidhjes, që Perëndia bëri me paraardhësit tuaj, kur i tha Abrahamit: ‘Me anë të farës sate do të bekohen të gjitha kombet e tokës.’+ 26  Pasi ju dha Shërbëtorin e tij, Perëndia jua dërgoi më parë juve,+ që t’ju bekonte duke e larguar secilin prej jush nga veprat e liga.»

Shënimet

Rreth 3 e pasdites, duke llogaritur nga lindja e diellit.