Veprat 4:1-37

4  Ndërsa ata të dy po i flitnin popullit, ia behën krerët e priftërinjve, kapiteni i rojave të tempullit+ dhe saducenjtë,+  të acaruar ngaqë ata po mësonin popullin dhe po flitnin haptazi për ringjalljen nga të vdekurit, duke përmendur rastin e Jezuit.+  Prandaj i kapën dhe i mbajtën në arrest deri të nesërmen,+ pasi tashmë ishte mbrëmje.  Megjithatë, shumë nga ata që i dëgjuan ato fjalë, besuan,+ dhe numri i burrave arriti në rreth pesë mijë veta.+  Të nesërmen, në Jerusalem u mblodhën krerët e judenjve, pleqtë dhe skribët+  (mes tyre edhe Hanai,+ kreu i priftërinjve, Kajafa,+ Gjoni, Aleksandri dhe të gjithë ata që ishin farefis i kreut të priftërinjve).  Si i vunë në mes, i pyetën: «Me ç’fuqi ose në emër të kujt e bëtë këtë?»+  Atëherë Pjetri, i mbushur me frymë të shenjtë,+ u tha:«Krerë të popullit dhe pleq!  Meqë sot po na merrni në pyetje se bëmë një veprim të mirë ndaj një të sëmuri,+ për ta ditur se kush e shëroi, 10  dijeni, të gjithë ju dhe mbarë populli i Izraelit, se ky njeri qëndron në këmbë i shëndetshëm, këtu, para jush, në emër të Jezu Krishtit, nazareasit,+ që ju e vutë në shtyllë,+ por që Perëndia e ngriti nga të vdekurit;+ po pikërisht nëpërmjet tij. 11  Ai është ‘guri që ju ndërtuesit e quajtët të pavlerë dhe që u bë guri i qoshes’.+ 12  Për më tepër, nga askush tjetër nuk vjen shpëtimi, sepse mes njerëzve nën qiell Perëndia nuk ka dhënë emër tjetër,+ me anë të të cilit të shpëtojmë.»+ 13  Kur panë se Pjetri e Gjoni flitnin me guxim dhe kuptuan se ishin njerëz të pashkolluar e të thjeshtë,+ u çuditën, dhe filluan të kuptonin se ata kishin qenë me Jezuin.+ 14  Prandaj, tek shihnin njeriun e shëruar të qëndronte në këmbë me ta,+ s’kishin ç’të thoshin.+ 15  Kështu, i urdhëruan të dilnin jashtë sallës së Sinedrit dhe nisën të këshilloheshin me njëri-tjetrin: 16  «Ç’të bëjmë me këta njerëz?+ Sepse, në fakt, ata bënë një shenjë të paparë para gjithë banorëve të Jerusalemit,+ dhe ne nuk e mohojmë dot. 17  Megjithatë, që të mos përhapet më tepër në popull, le t’i kërcënojmë që të mos i flasin më askujt në emër të tij.»+ 18  Kështu, i thirrën dhe i urdhëruan që askund të mos flitnin a të mësonin në emër të Jezuit. 19  Por Pjetri dhe Gjoni iu përgjigjën: «Gjykojeni vetë në është e drejtë në sytë e Perëndisë t’ju dëgjojmë ju dhe jo Perëndinë. 20  Sepse ne nuk pushojmë dot së foluri për ato që kemi parë e dëgjuar.»+ 21  Dhe, pasi i kërcënuan përsëri, i liruan, sepse nuk gjetën asnjë bazë për t’i ndëshkuar. Po ashtu, kishin frikë nga populli,+ ngaqë të gjithë po i jepnin lavdi Perëndisë për atë që kishte ndodhur, 22  pasi ai që u shërua mrekullisht, ishte mbi dyzet vjeç. 23  Pasi u liruan, ata shkuan te të vetët+ dhe u treguan çfarë u kishin thënë krerët e priftërinjve dhe pleqtë. 24  Me të dëgjuar këtë, ata iu lutën së bashku Perëndisë:+«O Zotëri Sovran,+ ti je Ai që bëre qiellin, tokën, detin e gjithçka në ta.+ 25  Ti je ai që nëpërmjet frymës së shenjtë the me anë të paraardhësit tonë, Davidit,+ shërbëtorit tënd: ‘Pse ziejnë kombet, dhe pse popujt bluajnë në mendje gjëra të kota?+ 26  Mbretërit e tokës u kundërvunë, dhe qeveritarët u mblodhën si një trup i vetëm kundër Jehovait dhe të mirosurit të tij.’+ 27  Madje, Herodi dhe Ponc Pilati,+ bashkë me njerëz nga kombet dhe nga Izraeli, u mblodhën në këtë qytet kundër Jezuit, shërbëtorit tënd të shenjtë,+ të cilin ti e mirose+ 28  për të bërë ato gjëra që dora dhe qëllimi yt kishin paravendosur që të ndodhnin.+ 29  E tani, o Jehova, kushtoju vëmendje kërcënimeve të tyre,+ dhe bëj që skllevërit e tu ta thonë fjalën tënde plot guxim,+ 30  ndërsa ti e shtrin dorën për të shëruar, dhe ndërsa bëhen shenja e çudira+ në emër+ të shërbëtorit+ tënd të shenjtë Jezu.» 31  Pasi bënë këto përgjërime, vendi ku ishin mbledhur u trondit.+ Të gjithë u mbushën me frymën e shenjtë+ dhe e thoshin fjalën e Perëndisë me guxim.+ 32  Veç kësaj, të gjithë ata që kishin besuar, ishin në një zemër e në një shpirt.+ Askush nuk thoshte se ndonjë gjë që zotëronte ishte e veta, përkundrazi, e kishin gjithçka të përbashkët.+ 33  Gjithashtu, me zotësi të madhe, apostujt jepnin pareshtur dëshmi për ringjalljen e Zotërisë Jezu,+ dhe të gjithëve u ishte treguar shumë dashamirësi e pamerituar. 34  Në të vërtetë, nuk kishte as edhe një në nevojë midis tyre,+ sepse të gjithë ata që ishin pronarë arash ose shtëpish, i shitnin dhe të ardhurat 35  i vinin te këmbët e apostujve.+ Më pas, secilit i shpërndahej+ sipas nevojës. 36  Jozefi, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba,+ që kur përkthehet, do të thotë «Bir i Ngushëllimit», një levit i lindur në Qipro, 37  zotëronte një copë tokë. Ai e shiti, dhe paratë i vuri te këmbët e apostujve.+

Shënimet