Veprat 6:1-15
6 Ato ditë, kur dishepujt po shtoheshin, judenjtë që flitnin greqisht+ filluan të murmuritnin kundër judenjve që flitnin hebraisht, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore kur bëhej shpërndarja e përditshme e ushqimit.+
2 Atëherë, dymbëdhjetë apostujt thirrën pranë vetes turmën e dishepujve dhe u thanë: «Perëndisë nuk do t’i pëlqente të linim fjalën e tij që të shpërndanim ushqim nëpër tryeza.+
3 Prandaj, vëllezër, kërkoni+ mes jush shtatë burra për të cilët flitet mirë, që janë plot frymë dhe mençuri,+ që t’i emërojmë në këtë detyrë të nevojshme,
4 kurse ne do t’i kushtohemi lutjes dhe mësimit* të fjalës së Perëndisë.»+
5 Kjo që u tha, i pëlqeu gjithë turmës, dhe zgjodhën Stefanin, një njeri plot besim dhe frymë të shenjtë,+ Filipin,+ Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikolaun, një prozelit* nga Antiokia.
6 I çuan para apostujve dhe pasi u lutën, vunë duart+ mbi ta.
7 Kështu, fjala e Perëndisë përhapej,+ dhe numri i dishepujve në Jerusalem shtohej gjithnjë e më shumë.+ Edhe shumë priftërinj+ u kthyen+ në besim.
8 Stefani, plot mirësi dhe fuqi, bënte çudira dhe shenja të mëdha+ mes popullit.
9 Por disa njerëz nga Sinagoga e Libertëve, ca të tjerë nga kirenasit, aleksandrinët+ dhe disa nga Kilikia+ e Azia, u çuan për të bërë fjalë me Stefanin.
10 Megjithatë nuk mundën t’i bënin ballë mençurisë+ dhe frymës me të cilën fliste ai.+
11 Atëherë, shtynë fshehtas ca njerëz që të thoshin:+ «E kemi dëgjuar të thotë blasfemi+ kundër Moisiut dhe Perëndisë.»
12 Kështu trazuan popullin, pleqtë dhe skribët, u sulën befas mbi të, e morën me forcë dhe e çuan në Sinedër.+
13 Ata paraqitën dëshmitarë të rremë,+ të cilët thanë: «Ky njeri nuk pushon së foluri kundër këtij vendi të shenjtë dhe kundër Ligjit.+
14 Për shembull, e kemi dëgjuar të thotë se ai Jezui, nazareasi, do ta rrëzojë këtë vend e do të ndryshojë zakonet që na la Moisiu.»
15 Të gjithë ata që ishin ulur në Sinedër ia kishin ngulur sytë,+ dhe panë që fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.+