Veprat 7:1-60
7 Por kryeprifti tha: «A është vërtet kështu?»
2 Stefani iu përgjigj: «Burra, vëllezër dhe etër, dëgjoni! Perëndia i lavdisë+ iu shfaq paraardhësit tonë, Abrahamit, tek ishte në Mesopotami, para se të vendosej në Haran+
3 dhe i tha: ‘Lëre vendin dhe farefisin tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.’+
4 Atëherë, ai doli nga vendi i kaldeasve dhe u vendos në Haran. Pasi i vdiq i ati,+ Perëndia bëri që ai të shpërngulej që atje e të shkonte në vendin ku banoni tani.+
5 E megjithatë, ai nuk i dha asnjë trashëgimi në të, jo, as edhe një këmbë tokë,+ por premtoi t’ia jepte atë vend si pronë atij+ dhe farës së tij,+ kur ende nuk kishte fëmijë.+
6 Veç kësaj, Perëndia tha që pasardhësit e tij do të ishin të ardhur+ në dhé të huaj+ dhe do të skllavëroheshin e do të mundoheshin për katërqind vjet.+
7 ‘E unë do ta gjykoj+ atë komb, të cilit ata do t’i shërbejnë si skllevër,—tha Perëndia.—Pas kësaj, do të dalin e do të më bëjnë shërbim të shenjtë në këtë vend.’+
8 Ai i dha një besëlidhje rrethprerjeje.+ Kështu atij i lindi Isaku,+ që e rrethpreu të tetën ditë,+ Isakut i lindi Jakobi, e Jakobit dymbëdhjetë patriarkët.+
9 Patriarkët u bënë xhelozë+ për Jozefin dhe e shitën në Egjipt.+ Por Perëndia ishte me të+
10 dhe e çliroi nga të gjitha shtrëngimet. Ai i dha hir e mençuri para faraonit, mbretit të Egjiptit, aq sa ky e caktoi të qeveriste Egjiptin dhe gjithë shtëpinë e tij.+
11 Ndërkohë në tërë Egjiptin dhe Kanaanin ra një zi buke, një shtrëngim i madh, e paraardhësit tanë nuk gjenin ç’të hanin.+
12 Mirëpo Jakobi dëgjoi se kishte ushqime në Egjipt+ dhe dërgoi për herë të parë paraardhësit tanë.+
13 Kur i dërgoi për herë të dytë, Jozefi u dha të njohur vëllezërve të tij,+ dhe faraoni njohu trungun familjar të Jozefit.+
14 Kështu, Jozefi dërgoi të thirrnin nga Kanaani Jakobin, të atin, dhe gjithë farefisin,+ gjithsej shtatëdhjetë e pesë shpirt.+
15 Jakobi zbriti në Egjipt.+ Më pas, ai vdiq+ e po kështu edhe paraardhësit tanë.+
16 Ata i shpërngulën në Sikem+ dhe i vunë në varrin+ që Abrahami kishte blerë për njëfarë çmimi, me monedha argjendi nga bijtë e Hamorit në Sikem.+
17 Kur po afrohej koha për përmbushjen e premtimit që Perëndia i kishte bërë Abrahamit, populli u rrit e u shumua në Egjipt.+
18 Atëherë doli një mbret tjetër në Egjipt, që nuk e njihte Jozefin.+
19 Ky përdori dinakëri kundër racës sonë+ dhe i shtrëngoi etërit tanë t’i braktisnin foshnjat e tyre, që të mos mbeteshin gjallë.+
20 Tamam në atë kohë lindi Moisiu,+ që kishte bukuri hyjnore.+ Për tre muaj ai u mëkua në shtëpinë e të atit.
21 Por kur u braktis, e bija e faraonit e mori dhe e rriti si birin e vet.+
22 Kështu, Moisiu mësoi gjithë mençurinë+ e egjiptianëve dhe ishte vërtet i fuqishëm në fjalë+ e në vepra.
23 Kur ishte dyzet vjeç, i lindi në zemër të shihte se si ishin vëllezërit e tij, bijtë e Izraelit.+
24 Një herë ai pa se një egjiptian po keqtrajtonte njërin prej tyre. Kështu, ai e mbrojti të vëllanë dhe mori hak për të, duke vrarë egjiptianin.+
25 Mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin që Perëndia po u jepte shpëtimin me anë të dorës së tij,+ por ata nuk e kuptuan.
26 Të nesërmen shkoi tek ata, ndërsa po ziheshin, dhe u përpoq të vinte përsëri paqen mes tyre,+ duke u thënë: ‘Burra, ju jeni vëllezër. Pse i bëni keq njëri-tjetrit?’+
27 Por ai që po i bënte keq të afërmit e shtyu dhe ia ktheu: ‘Kush të vuri ty qeveritar dhe gjykatës?+
28 Mos do të më vrasësh edhe mua si vrave egjiptianin dje?’+
29 Pas këtyre fjalëve, Moisiu ia mbathi dhe banoi si i huaj në vendin e Midianit,+ ku i lindën dy bij.+
30 Kur u mbushën dyzet vjet, në shkretëtirën afër Malit të Sinait, atij iu shfaq një engjëll në flakën e një kaçube me gjemba.+
31 Moisiu e pa dhe u mrekullua nga kjo.+ Por tek i afrohej për ta këqyrur, u dëgjua zëri i Jehovait:
32 ‘Unë jam Perëndia i paraardhësve të tu, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit.’+ Duke u dridhur i tëri, Moisiu nuk guxoi të këqyrte më.
33 Jehovai i tha: ‘Hiqi sandalet nga këmbët, sepse vendi ku po rri është tokë e shenjtë.+
34 Pa dyshim që e kam parë se si keqtrajtohet populli im në Egjipt,+ e kam dëgjuar rënkimin e tyre+ dhe kam zbritur t’i çliroj.+ Tani eja, të të dërgoj në Egjipt.’+
35 Këtë njeri, Moisiun, të cilin ata e mohuan, duke thënë ‘Kush të vuri ty qeveritar dhe gjykatës?’,+ Perëndia e dërgoi,+ jo vetëm si qeveritar, por edhe si çlirimtar, nëpërmjet engjëllit që iu shfaq te kaçuba.
36 Ky njeri i nxori që andej+ pasi bëri çudira dhe shenja në Egjipt,+ në Detin e Kuq+ dhe në shkretëtirë për dyzet vjet.+
37 Ky është Moisiu që u tha bijve të Izraelit: ‘Perëndia do t’ju japë një profet si unë nga gjiri i vëllezërve tuaj.’+
38 Ai është njeriu+ që ndodhej mes kongregacionit,+ në shkretëtirë, bashkë me engjëllin+ që i foli në Malin e Sinait e bashkë me paraardhësit tanë, dhe që mori thënie të shenjta+ të gjalla për t’jua dhënë juve.
39 Paraardhësit tanë nuk pranuan t’i bindeshin atij, përkundrazi e hodhën tej+ dhe me zemër u kthyen në Egjipt,+
40 ndërsa i thoshin Aaronit: ‘Na bëj perëndi që të na prijnë, se nuk e dimë ç’i ka ndodhur Moisiut, që na nxori nga Egjipti.’+
41 Kështu, ato ditë bënë një viç,+ i çuan idhullit një flijim dhe gëzuan me veprat e duarve të tyre.+
42 Atëherë, Perëndia u kthye dhe i la+ të adhuronin ushtrinë e qiellit, siç është shkruar në librin e profetëve:+ ‘Mos vallë më bëtë mua fli dhe flijime për dyzet vjet në shkretëtirë, o shtëpi e Izraelit?+
43 Jo, përkundrazi mbajtët tendën e Molokut+ dhe yllin+ e perëndisë Refan, objekte që i bëtë për t’i adhuruar. Prandaj, do t’ju dëboj+ deri matanë Babilonisë.’
44 Paraardhësit tanë kishin tendën e dëshmisë në shkretëtirë, ashtu siç i urdhëroi ai, kur i tha Moisiut ta bënte sipas modelit që pa.+
45 Atë tendë e trashëguan paraardhësit tanë që e çuan bashkë me Josiun+ në vendin që e zotëronin ato kombe,+ të cilat Perëndia i përzuri para paraardhësve tanë.+ Këtu qëndroi deri në ditët e Davidit.
46 Ai gjeti hir+ në sytë e Perëndisë dhe kërkoi privilegjin për t’i ngritur një banesë+ Perëndisë së Jakobit.
47 Mirëpo, qe Solomoni ai që ndërtoi një shtëpi për të.+
48 Sidoqoftë, Më i Larti nuk banon në shtëpi të bëra me dorë,+ ashtu siç thotë profeti:
49 ‘Qielli është froni im,+ dhe toka është stoli im i këmbëve.+ Çfarë shtëpie do të më ndërtoni?—thotë Jehovai.—Ku është vendi i prehjes sime?+
50 A nuk i bëri dora ime tërë këto?’+
51 O njerëz kryeneçë dhe të parrethprerë në zemra+ e në veshë, ju gjithmonë i kundërviheni frymës së shenjtë. Siç bënë paraardhësit tuaj, ashtu bëni edhe ju.+
52 Cilin nga profetët nuk përndoqën paraardhësit tuaj?+ Po, vranë+ ata që njoftuan që më parë ardhjen e të Drejtit,+ tradhtarë dhe vrasës të të cilit tani jeni bërë ju,+
53 po, ju që e morët Ligjin siç u përcoll nga engjëjt,+ por që nuk e zbatuat.»
54 Atyre që dëgjuan, u therën këto fjalë,+ dhe filluan të kërcëllinin+ dhëmbët kundër tij.
55 Por ai, plot me frymë të shenjtë, ia nguli sytë qiellit, pa lavdinë e Perëndisë e të Jezuit që qëndronte në të djathtën e Perëndisë+
56 dhe tha: «Ja, shoh qiejt të hapur+ dhe Birin e njeriut+ duke qëndruar në të djathtën e Perëndisë.»+
57 Atëherë, ata thirrën sa u hante zëri, i zunë veshët me duar+ dhe u turrën të gjithë së bashku mbi të.
58 Pasi e nxorën jashtë qytetit,+ nisën t’i gjuanin me gurë.+ Dëshmitarët+ i lanë rrobat te këmbët e një djali të ri që quhej Saul.+
59 Ata i gjuanin pareshtur Stefanit, ndërsa ai thërriste e thoshte: «Zotëri Jezu, pranoje frymën time.»+
60 Pastaj, si ra në gjunjë, thirri me zë të fortë: «O Jehova, mos ua ngarko atyre këtë mëkat.»+ E pasi tha këtë, ra në gjumin e vdekjes.