Veprat 8:1-40
8 Edhe Sauli e miratoi vrasjen e tij.+Atë ditë u bë përndjekje e madhe+ kundër kongregacionit që ishte në Jerusalem. Të gjithë, përveç apostujve, u shpërndanë+ në mbarë viset e Judesë dhe të Samarisë.
2 Ndërkaq disa burra plot nderim për Perëndinë e morën Stefanin, e varrosën+ dhe bënë gjëmë të madhe+ për të.
3 Kurse Sauli nisi ta trajtonte mizorisht kongregacionin. Hynte me forcë nga njëra shtëpi në tjetrën, nxirrte zvarrë jashtë burra e gra dhe i dorëzonte në burg.+
4 Megjithatë, pasi ishin shpërndarë, dishepujt përshkuan tërë vendin, duke shpallur lajmin e mirë të fjalës.+
5 Filipi zbriti në qytetin e Samarisë+ e nisi t’u predikonte atyre për Krishtin.
6 Turmat u kushtonin vëmendje të madhe atyre që thoshte Filipi, teksa dëgjonin dhe shikonin shenjat që kryente ai.
7 Shumë njerëz kishin frymëra të ndyra,+ që thërritnin me zë të fortë dhe dilnin. Veç kësaj, u shëruan shumë të paralizuar+ dhe të çalë.
8 Kështu, qyteti vlonte nga gëzimi.+
9 Në qytet ishte një burrë që quhej Simon, i cili më parë ishte marrë me magji+ dhe kishte mahnitur kombin e Samarisë, duke thënë se ishte njeri i madh.+
10 Që të gjithë, nga më i vogli deri te më i madhi, i kushtonin vëmendje dhe thoshin: «Ky njeri është Fuqia e Perëndisë, Fuqia e Madhe.»
11 Ata i kushtonin vëmendje, ngaqë i kishte mahnitur për shumë kohë me magjitë e tij.
12 Por, kur Filipi u shpalli lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë+ dhe për emrin e Jezu Krishtit, ata e besuan, dhe burra e gra u pagëzuan.+
13 Edhe Simoni u bë besimtar dhe si u pagëzua, rrinte vazhdimisht me Filipin+ e mahnitej tek shihte të bëheshin shenja dhe vepra të fuqishme madhështore.
14 Kur apostujt në Jerusalem dëgjuan se Samaria e kishte pranuar fjalën e Perëndisë,+ dërguan atje Pjetrin dhe Gjonin.
15 Ata shkuan te samaritanët dhe u lutën për ta që të merrnin frymën e shenjtë,+
16 pasi ajo nuk kishte zbritur ende mbi asnjërin prej tyre, por vetëm ishin pagëzuar në emër të Zotërisë Jezu.+
17 Atëherë, vunë duart mbi ta,+ e ata morën frymën e shenjtë.
18 Kur pa se me vënien e duarve nga apostujt jepej fryma, Simoni u solli para+
19 dhe u tha: «Ma jepni edhe mua këtë autoritet, që kushdo mbi të cilin të vë duart, të marrë frymë të shenjtë.»
20 Por Pjetri ia ktheu: «Argjendi yt marrtë fund bashkë me ty, se mendove ta shtiesh në dorë me para dhuratën falas të Perëndisë.+
21 Ti nuk ke as pjesë e as short në këtë gjë, sepse Perëndia e sheh që zemra jote nuk është e drejtë.+
22 Prandaj, pendohu për këtë të keqe që ke dhe përgjëroju Jehovait,+ që po të jetë e mundur, të falet dredhia e zemrës sate,
23 sepse shoh se je plot vrer helmues+ dhe i mbushur me padrejtësi.»+
24 Simoni iu përgjigj: «Përgjërojuni Jehovait për mua,+ që të mos më bjerë asnjëra nga gjërat që thatë.»
25 Si dhanë dëshmi të plotë dhe thanë fjalën e Jehovait, ata u kthyen në Jerusalem, duke shpallur lajmin e mirë në shumë fshatra të samaritanëve.+
26 Mirëpo engjëlli i Jehovait+ i tha Filipit: «Ngrihu e shko drejt jugut, në rrugën që zbret nga Jerusalemi për në Gazë.» (Ajo është një rrugë e shkretë.)
27 Sakaq ai u ngrit dhe shkoi, kur ja, pa një eunuk+ etiopas,+ një njeri me pushtet në shërbim të kandakes,* mbretëreshës së etiopasve, i emëruar mbi gjithë thesarin e saj. Ai kishte shkuar në Jerusalem për të adhuruar Perëndinë,+
28 dhe po kthehej. I ulur në karrocën e tij, ai po lexonte me zë profetin Isaia.+
29 Kështu, fryma i tha+ Filipit: «Shkoji afër asaj karroce.»
30 Filipi vrapoi afër saj, e dëgjoi tek lexonte me zë profetin Isaia dhe e pyeti: «A e kupton vërtet atë që po lexon?»
31 Ai iu përgjigj: «E si do të mundja, nëse dikush nuk më drejton?» Dhe iu përgjërua Filipit të hipte e të ulej me të.
32 Pjesa që ai po lexonte me zë nga Shkrimet thoshte: «E çuan si delja në thertore, dhe si qengji që s’nxjerr zë para qethësit, ai nuk e hapi gojën.+
33 Kur e poshtëruan, atij iu mohua gjykimi i drejtë.+ Hollësitë e prejardhjes* së tij, vallë kush do t’i tregojë? Sepse jeta e tij do të shfaroset nga toka.»+
34 Eunuku i tha Filipit: «Të lutem, më thuaj për kë e thotë profeti këtë? Për vete apo për dikë tjetër?»
35 Filipi iu përgjigj,+ dhe duke nisur nga ky Shkrim,+ i shpalli lajmin e mirë për Jezuin.
36 Tani, tek shkonin rrugës, arritën në një vend me ujë, dhe eunuku tha: «Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?»+
37 ——*
38 Dhe urdhëroi të ndalej karroca. Filipi me eunukun zbritën të dy në ujë, dhe ai e pagëzoi.
39 Kur dolën nga uji, fryma e Jehovait e mori menjëherë Filipin.+ Eunuku nuk e pa më, pasi vazhdoi udhën i gëzuar.
40 Filipi u gjend në Ashdod. Ai e përshkoi atë territor dhe shpalli+ pa pushim lajmin e mirë në të gjitha qytetet, derisa mbërriti në Cezare.+