Veprat 9:1-43

9  Mirëpo Sauli, që ende i kërcënonte dishepujt+ e Zotërisë dhe bënte çmos t’i vriste,+ shkoi te kryeprifti.  I kërkoi atij letra për sinagogat në Damask, që këdo që të gjente nga ata që i përkitnin Udhës,+ ta sillte të lidhur në Jerusalem, qoftë burrë, qoftë grua.  Ndërsa udhëtonte dhe iu afrua Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.+  Ai ra përtokë e dëgjoi një zë t’i thoshte: «Saul, Saul, pse po më përndjek?»+  Sauli pyeti: «Kush je ti, Zotëri?» Ai ia ktheu: «Jam Jezui, të cilin ti po e përndjek.+  Megjithatë, ngrihu+ e hyr në qytet, pastaj do të të thuhet ç’duhet të bësh.»  Tani, burrat që bënin udhën me të,+ mbetën pa fjalë,+ pasi vërtet dëgjonin një zë,+ por nuk shihnin asnjeri.  Atëherë, Sauli u ngrit dhe ndonëse sytë i kishte të hapur, nuk shihte asgjë.+ Kështu, e morën për dore dhe e çuan deri në Damask.  Për tri ditë nuk pa fare,+ dhe as hëngri e as piu. 10  Në Damask ishte një dishepull që quhej Anania,+ dhe Zotëria i tha në një vegim: «Anania!» Ai u përgjigj: «Ja ku jam, Zotëri!» 11  Zotëria i tha: «Ngrihu, shko në rrugën që quhet E Drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judës një njeri nga Tarsi,+ që quhet Saul. Sepse ai po lutet 12  dhe në vegim ka parë një burrë, që quhet Anania, të hyjë e të vërë duart mbi të për t’i kthyer shikimin.»+ 13  Por Anania iu përgjigj: «Zotëri, nga shumë veta kam dëgjuar se sa të këqija u bëri ai njeri të shenjtëve të tu në Jerusalem. 14  E këtu i është dhënë autoritet nga krerët e priftërinjve që të vërë në vargonj të gjithë ata që thërrasin emrin tënd.»+ 15  Por Zotëria ia ktheu: «Shko, se ai njeri është për mua një enë e zgjedhur,+ që t’ua çojë emrin tim kombeve,+ mbretërve+ dhe bijve të Izraelit. 16  Unë do t’i tregoj hapur se sa shumë duhet të vuajë për emrin tim.»+ 17  Kështu, Anania shkoi e hyri në shtëpi. Vuri duart mbi të dhe i tha: «Saul, vëlla! Zotëria, Jezui, që t’u shfaq rrugës nga po vije, më dërgoi që ty të të kthehet shikimi dhe të mbushesh me frymë të shenjtë.»+ 18  Sakaq Saulit i ranë nga sytë ca si luspa, e iu kthye shikimi. Ai u ngrit, u pagëzua, 19  hëngri dhe mori forcë.+Ai ndenji disa ditë me dishepujt në Damask+ 20  dhe menjëherë filloi të predikonte për Jezuin+ nëpër sinagoga se Ai është Biri i Perëndisë. 21  Por të gjithë ata që e dëgjonin, mahniteshin dhe thoshin: «A nuk është ky ai që i batërdisi+ në Jerusalem ata që thërritnin këtë emër, e që edhe këtu erdhi pikërisht që t’i çonte të lidhur te krerët e priftërinjve?»+ 22  Mirëpo Sauli merrte gjithnjë e më shumë fuqi dhe i habiste judenjtë që banonin në Damask, duke u provuar në mënyrë të logjikshme se Jezui ishte Krishti.+ 23  Si kaluan mjaft ditë, judenjtë u këshilluan ta vritnin.+ 24  Sauli e mori vesh komplotin e tyre kundër tij. Ata përgjonin me kujdes ditë e natë edhe portat e qytetit, që ta vritnin.+ 25  Kështu, dishepujt e tij e morën dhe e zbritën natën nga një e çarë në mur, me një kosh.+ 26  Me të mbërritur në Jerusalem,+ ai bëri përpjekje të bashkohej me dishepujt, por ata të gjithë kishin frikë prej tij, se nuk e besonin që ishte dishepull. 27  Kështu, Barnaba i vajti në ndihmë+ dhe e çoi tek apostujt. Sauli u tregoi me hollësi se rrugës kishte parë Zotërinë,+ që i kishte folur.+ U tregoi edhe se si kishte folur me guxim në Damask+ në emër të Jezuit. 28  Kështu, ai qëndroi me ta, hynte e dilte në Jerusalem, dhe fliste me guxim në emër të Zotërisë.+ 29  Ai fliste e diskutonte edhe me judenjtë që flitnin greqisht, por ata orvateshin ta vritnin.+ 30  Kur e pikasën këtë, vëllezërit e zbritën në Cezare dhe e nisën për në Tars.+ 31  Atëherë, kongregacioni+ në mbarë Judenë, Galilenë dhe Samarinë hyri vërtet në një periudhë paqeje dhe ndërtohej. Ngaqë ecte në frikën e Jehovait+ dhe sipas ngushëllimit që jepte fryma e shenjtë,+ shumohej. 32  Ndërsa Pjetri po përshkonte të gjitha viset, zbriti edhe te të shenjtët që banonin në Lidë.+ 33  Atje gjeti një burrë që quhej Enea, i cili lëngonte në shtrat prej tetë vjetësh, ngaqë ishte i paralizuar. 34  Pjetri i tha:+ «Enea, Jezu Krishti të shëron.+ Ngrihu e ndreqe shtratin.» Dhe ai u ngrit menjëherë. 35  Të gjithë ata që banonin në Lidë dhe në rrafshinën e Sharonit,+ e panë dhe u kthyen te Zotëria.+ 36  Por në Jopë+ ishte një dishepulle, e cila quhej Tabita, që kur përkthehet do të thotë «Dorka».* Ajo bënte plot vepra të mira+ dhe jepte lëmoshë me bollëk. 37  Por ato ditë ajo u sëmur dhe vdiq. Kështu, e lanë dhe e vunë në një dhomë të sipërme. 38  Dishepujt dëgjuan se Pjetri ishte në Lidë, dhe meqë Lida ishte afër Jopës,+ dërguan tek ai dy burra që t’i përgjëroheshin: «Të lutemi, mos vono të vish te ne!» 39  Atëherë Pjetri u ngrit dhe shkoi me ta. Kur mbërriti, e çuan në dhomën e sipërme. Të gjitha vejushat i dolën para, duke qarë e duke treguar shumë rroba e veshje+ që kishte bërë Dorka ndërsa ishte me to.+ 40  Por Pjetri i nxori të gjithë jashtë,+ ra në gjunjë u lut e, duke u kthyer nga trupi, tha: «Tabita, ngrihu!» Ajo hapi sytë dhe sa pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.+ 41  Ai i dha dorën, e ngriti në këmbë,+ thirri të shenjtët e vejushat dhe ua nxori para të gjallë.+ 42  Kjo u mor vesh në mbarë Jopën, dhe shumë veta filluan të besonin në Zotërinë.+ 43  Ai qëndroi në Jopë për mjaft ditë+ te njëfarë Simoni, një regjës lëkurësh.+

Shënimet

«Dorka» në greqisht korrespondon me «Tabita» në aramaisht; që të dyja do të thonë «gazelë».