Zanafilla 5:1-32

5  Ky është libri i historisë së Adamit. Ditën kur e krijoi, Perëndia e bëri Adamin në ngjashmëri me të.+  Ai i krijoi ata mashkull dhe femër.+ Ditën që i krijoi,+ i bekoi dhe u vuri emrin Njeri.+  Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në ngjashmëri me të, sipas shëmbëlltyrës së tij, dhe e quajti Set.+  Pas lindjes së Setit, Adami jetoi edhe tetëqind vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija.+  Kështu, Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet, dhe pastaj vdiq.+  Seti ishte njëqind e pesë vjeç kur i lindi Enosi.+  Pas lindjes së Enosit, Seti jetoi edhe tetëqind e shtatë vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija.  Kështu, Seti jetoi gjithsej nëntëqind e dymbëdhjetë vjet, dhe pastaj vdiq.  Enosi ishte nëntëdhjetë vjeç kur i lindi Kenani.+ 10  Pas lindjes së Kenanit, Enosi jetoi edhe tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 11  Kështu, Enosi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet, dhe pastaj vdiq. 12  Kenani ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindi Mahalaleli.+ 13  Pas lindjes së Mahalalelit, Kenani jetoi edhe tetëqind e dyzet vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 14  Kështu, Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet, dhe pastaj vdiq. 15  Mahalaleli ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Jaredi.+ 16  Pas lindjes së Jaredit, Mahalaleli jetoi edhe tetëqind e tridhjetë vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 17  Kështu, Mahalaleli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet, dhe pastaj vdiq. 18  Jaredi ishte njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjeç kur i lindi Enoku.+ 19  Pas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi edhe tetëqind vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 20  Kështu, Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet, dhe pastaj vdiq. 21  Enoku ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç kur i lindi Metuselahu.+ 22  Pas lindjes së Metuselahut, Enoku vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë për treqind vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 23  Kështu, Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. 24  Enoku vazhdoi të ecte+ me Perëndinë e vërtetë.+ Më pas, ai nuk ishte më, sepse Perëndia e mori.+ 25  Metuselahu ishte njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjeç kur i lindi Lameku.+ 26  Pas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi edhe shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet. Ndërkohë i lindën e bij e bija. 27  Kështu, Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet, dhe pastaj vdiq. 28  Lameku ishte njëqind e tetëdhjetë e dy vjeç kur i lindi një djalë. 29  Ai ia vuri emrin Noe,+ se tha: «Ky do të na sjellë ngushëllim për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, ngaqë toka është e mallkuar+ nga Jehovai.» 30  Pas lindjes së Noesë, Lameku jetoi edhe pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet. Ndërkohë i lindën bij e bija. 31  Kështu, Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, dhe pastaj vdiq. 32  Noeja u bë pesëqind vjeç. Pastaj, Noesë i lindi Semi,+ Kami+ dhe Jafeti.+

Shënimet