Zbulesa 2:1-29
2 Engjëllit+ të kongregacionit në Efes+ shkruaji: “Kështu thotë ai që mban shtatë yjet+ në dorën e djathtë, që ecën mes shtatë shandanëve prej ari:+
2 ‘I njoh veprat e tua,+ mundin dhe qëndrueshmërinë tënde. E di se nuk i duron dot njerëzit e këqij, se i vure në provë+ ata që thonë se janë apostuj+—por që s’janë—dhe i gjete gënjeshtarë.
3 Gjithashtu, po tregon qëndrueshmëri,+ ke duruar për hir të emrit tim+ e nuk je lodhur.+
4 Megjithatë, kam diçka kundër teje: e ke lënë dashurinë e fillimit.+
5 Prandaj, kujto ku ishe para se të bije dhe pendohu+ e bëj veprat e mëparshme. Në mos u pendofsh, do të vij te ti+ dhe do ta heq shandanin+ tënd nga vendi i tij.
6 Megjithatë, ke këtë të mirë: i urren+ veprat e sektit të nikolaitëve,+ të cilat i urrej edhe unë.
7 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve: atij që del fitimtar,+ do t’i lejoj të hajë nga pema e jetës,+ që gjendet në parajsën e Perëndisë.’”
8 Engjëllit+ të kongregacionit në Smirnë shkruaji: “Kështu thotë ‘i Pari dhe i Fundit’,+ i cili qe i vdekur dhe u kthye sërish në jetë:+
9 ‘E njoh shtrëngimin dhe varfërinë tënde, por ti je i pasur.+ E njoh edhe blasfeminë e atyre që i thonë vetes judenj,+ por që s’janë veçse një sinagogë e Satanait.+
10 Mos ki frikë nga ato që do të vuash pas pak kohe.+ Ja, Djalli+ do të vazhdojë të futë disa nga ju në burg, që të sprovoheni+ plotësisht e të keni shtrëngim+ për dhjetë ditë. Tregohu i besueshëm deri në vdekje,+ dhe unë do të të jap kurorën e jetës.+
11 Kush ka veshë, le të dëgjojë+ çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve: atë që del fitimtar,+ s’do ta prekë kurrsesi vdekja e dytë.’”+
12 Engjëllit të kongregacionit në Pergam shkruaji: “Kështu thotë ai që ka shpatën e mprehtë, të gjatë e me dy tehe:+
13 ‘E di që ti banon atje ku është froni i Satanait. Megjithatë vazhdon ta mbash fort emrin tim+ dhe nuk e ke mohuar besimin tek unë,+ madje as në ditët e Antipës, dëshmitarit+ tim, të besueshmit, që u vra+ përkrah jush, aty ku banon Satanai.
14 E megjithatë, kam disa gjëra kundër teje: aty ke nga ata që e mbajnë fort mësimin e Balaamit,+ i cili e mësoi Balakun+ të vinte një gur pengese për t’i joshur bijtë e Izraelit, që të hanin gjëra të flijuara idhujve e të kryenin kurvëri.+
15 Veç kësaj, edhe ti ke nga ata që e mbajnë fort mësimin e sektit të nikolaitëve.+
16 Pendohu+ pra, në mos, do të vij shpejt te ti e do t’i luftoj+ ata me shpatën e gjatë të gojës sime.+
17 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma kongregacioneve:+ atij që del fitimtar,+ do t’i jap nga mana+ e fshehur, si dhe një guralec të bardhë, e mbi guralec do të ketë të shkruar një emër të ri,+ që askush s’e njeh, përveç atij që e merr.’”+
18 Engjëllit të kongregacionit në Tiatirë+ shkruaji: “Këto gjëra thotë Biri+ i Perëndisë, që i ka sytë porsi flakë zjarri+ dhe këmbët si bakër i kulluar:+
19 ‘I njoh veprat e tua, dashurinë,+ besimin, shërbimin dhe qëndrueshmërinë tënde, dhe e di që veprat+ e tua të fundit janë më shumë se të mëparshmet.+
20 Megjithatë, kam diçka kundër teje: ti e toleron gruan Jezebelë,+ që e quan veten profeteshë dhe i mëson+ e i mashtron skllevërit+ e mi që të kryejnë kurvëri+ dhe të hanë gjëra të flijuara idhujve.+
21 I dhashë kohë të pendohej,+ por ajo nuk do që të pendohet për kurvërinë+ e saj.
22 Ja, jam gati ta hedh në një shtrat lëngatash, kurse ata që kryejnë kurorëshkelje me të, në shtrëngim të madh, veç në u pendofshin për veprat që bënë të shtyrë nga ajo.
23 Fëmijët e saj do t’i vras me një plagë vdekjeprurëse, që të gjitha kongregacionet ta dinë se unë jam ai që shqyrton veshkat dhe zemrat, dhe secilit nga ju do t’i jap sipas veprave të veta.+
24 Megjithatë, gjithë ju të tjerëve në Tiatirë, që nuk e keni atë mësim, pikërisht juve që, siç thoni, nuk i njihni ‘gjërat e thella të Satanait’,+ po ju them: nuk po vë mbi ju asnjë barrë tjetër.+
25 Vetëm mbani fort atë që keni,+ derisa të vij unë.
26 Atij që del fitimtar dhe që ndjek udhën time deri në fund,+ do t’i jap autoritet mbi kombet,+
27 njëlloj si mora unë autoritet nga Ati im. Ai do të sundojë* mbi njerëzit me një shkop të hekurt,+ dhe ata do të bëhen copë-copë posi enë argjile.+
28 Atij do t’i jap yllin e mëngjesit.+
29 Kush ka veshë, le të dëgjojë çfarë u thotë fryma+ kongregacioneve.’”+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «do t’i kullotë».