Zbulesa 21:1-27

21  Pashë një qiell të ri+ dhe një tokë të re,+ sepse qielli i mëparshëm+ dhe toka e mëparshme+ kishin kaluar dhe deti+ nuk është më.  Pashë, gjithashtu, qytetin e shenjtë,+ Jerusalemin e Ri, të zbriste nga qielli,+ nga Perëndia, i përgatitur si një nuse+ e stolisur për burrin e saj.+  Atëherë, dëgjova një zë të fortë nga froni që tha: «Ja, tenda+ e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë+ me ta, e ata do të jenë populli i tij.+ Po, vetë Perëndia do të jetë me ta.+  Ai do të fshijë çdo lot+ nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje.+ As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.+ Gjërat e mëparshme shkuan.»+  Ai që rri ulur në fron,+ tha: «Ja, po bëj çdo gjë të re.»+ Gjithashtu, tha: «Shkruaj, sepse këto fjalë janë të besueshme dhe të vërteta.»  Dhe më tha: «U plotësuan! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe fundi.+ Kujtdo që ka etje, do t’i jap falas nga burimi i ujit të jetës.+  Ai që do të fitojë, do të trashëgojë këto gjëra. Unë do të jem Perëndia i tij,+ dhe ai do të jetë biri im.+  Kurse burracakët, ata pa besim,+ ata që janë të neveritshëm me ndyrësinë e tyre,+ vrasësit,+ kurvarët,+ ata që merren me spiritizëm, idhujtarët+ dhe të gjithë gënjeshtarët,+ do të përfundojnë në liqenin me zjarr+ dhe squfur.+ Kjo do të thotë vdekje e dytë.»+  Pastaj erdhi një nga shtatë engjëjt që kishin shtatë kupat e mbushura me shtatë plagët e fundit+ dhe më tha: «Eja këtu, se do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit.»+ 10  Kështu, më mori me vete, me anë të fuqisë së frymës, dhe më çoi në një mal të madh e të lartë,+ ku më tregoi qytetin e shenjtë,+ Jerusalemin, që zbriste nga qielli, nga Perëndia,+ 11  dhe kishte lavdinë e Perëndisë.+ Ai rrëzëllente si një gur shumë i çmuar, si një gur diaspri që shndrit porsi kristal.+ 12  Kishte një mur+ të madh e të lartë dhe dymbëdhjetë porta. Te portat kishte dymbëdhjetë engjëj, dhe në to ishin shkruar emrat e dymbëdhjetë fiseve të bijve të Izraelit.+ 13  Në lindje kishte tri porta, në veri tri porta, në jug tri porta dhe në perëndim tri porta.+ 14  Muri i qytetit kishte edhe dymbëdhjetë gurë themeli,+ dhe mbi ta ishin dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve+ të Qengjit. 15  Ai që po fliste me mua mbante një kallam të artë+ si matës, që të maste qytetin, portat dhe murin e tij.+ 16  Qyteti shtrihet në formë katrore dhe gjatësia e tij është po aq sa gjerësia. Ai e mati qytetin+ me kallam, dhe ishte dymbëdhjetë mijë stadë;* gjatësia, gjerësia dhe lartësia e tij janë të barabarta. 17  Mati edhe murin e tij dhe ishte njëqind e dyzet e katër kute, sipas masës së një njeriu dhe në të njëjtën kohë sipas asaj të një engjëlli. 18  Muri i tij ishte prej diaspri,+ dhe qyteti ishte prej ari të kulluar, si qelq i pastër. 19  Themelet+ e murit të qytetit ishin stolisur me çdo lloj guri të çmuar:+ themeli i parë ishte diaspër,+ i dyti safir,+ i treti kalcedon, i katërti smerald,+ 20  i pesti sardoniks, i gjashti sard, i shtati krizolit,+ i teti beril, i nënti topaz,+ i dhjeti krizopraz, i njëmbëdhjeti hiacint, i dymbëdhjeti ametist.+ 21  Dymbëdhjetë portat ishin dymbëdhjetë margaritarë. Secila nga portat ishte bërë prej një margaritari+ të vetëm. Ndërsa udha e gjerë e qytetit ishte prej ari të kulluar, si qelq i tejdukshëm. 22  Në të nuk pashë asnjë tempull,+ sepse Perëndia Jehova,+ i Plotfuqishmi,+ është tempulli i tij,+ e po kështu edhe Qengji.+ 23  Qyteti nuk ka nevojë për diellin, as për hënën që të shkëlqejë mbi të, sepse ndriçohej nga lavdia e Perëndisë,+ dhe llamba e tij ishte Qengji.+ 24  Kombet do të ecin me anë të dritës+ së tij, dhe mbretërit e tokës do të çojnë në të lavdinë e tyre.+ 25  Portat e tij nuk do të mbyllen gjatë ditës,+ dhe atje s’do të ketë fare natë.+ 26  Në të do të çojnë lavdinë dhe nderimin e kombeve.+ 27  Por në të nuk do të hyjë+ kurrsesi asgjë që nuk është e shenjtë, askush që merret me ndonjë gjë të neveritshme+ dhe asnjë gënjeshtër.+ Do të hyjnë vetëm ata që janë shkruar në rrotullën e jetës të Qengjit.+

Shënimet

Rreth 2.200 km. Shih shënimin te Zb 14:20.