Zbulesa 22:1-21

22  Më pas më tregoi një lumë me ujin e jetës,+ i kulluar si kristal, që rridhte nga froni i Perëndisë dhe i Qengjit,+  e zbriste përmes udhës së gjerë të qytetit. Këtej e andej lumit ishin pemët+ e jetës, që prodhojnë fryt dymbëdhjetë herë në vit, po, japin fryt muaj për muaj.+ Ndërsa gjethet e pemëve ishin për shërimin e kombeve.+  Nuk do të ketë më asnjë mallkim.+ Përkundrazi, froni i Perëndisë+ dhe i Qengjit+ do të jetë në qytet, dhe skllevërit e Tij do t’i bëjnë shërbim të shenjtë.+  Ata do të shohin fytyrën e tij+ dhe do të kenë mbi ballë emrin e tij.+  Gjithashtu, nuk do të ketë më natë,+ dhe ata nuk do të kenë më nevojë as për dritën e llambës, as për dritën e diellit, sepse Perëndia Jehova do të hedhë dritë+ mbi ta, dhe ata do të mbretërojnë në jetë të jetëve.+  Ai më tha: «Këto fjalë janë të besueshme e të vërteta.+ Po, Jehovai, Perëndia i shprehjeve të frymëzuara+ të profetëve,+ dërgoi engjëllin e tij që t’u tregonte skllevërve të vet gjërat që do të ndodhin së shpejti.+  Dhe ja, unë po vij me të shpejtë.+ Lum kush zbaton fjalët e profecisë së kësaj rrotulle!»+  Kështu pra, unë, Gjoni, i dëgjova dhe i pashë këto gjëra. Pasi dëgjova e pashë, u përkula që të adhuroja+ para këmbëve të engjëllit, që m’i tregoi këto.  Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj! Unë s’jam tjetër, veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, që janë profetë,+ si dhe i atyre që zbatojnë fjalët e kësaj rrotulle. Perëndinë adhuro!»+ 10  Më tha, gjithashtu: «Mos i vulos fjalët e profecisë së kësaj rrotulle, sepse koha e caktuar është afër.+ 11  Kush po bën padrejtësi, le të bëjë akoma;+ kush është i fëlliqur, le të fëlliqet edhe më;+ por i drejti+ le të praktikojë ende drejtësinë dhe të shenjtët le të shenjtërohen akoma.+ 12  “Ja, unë po vij me të shpejtë+ dhe bashkë me mua edhe shpërblimi,+ që t’i jap secilit si të jetë vepra e tij.+ 13  Unë jam Alfa dhe Omega,+ i pari dhe i fundit,+ fillimi dhe mbarimi. 14  Lum ata që i kanë larë petkat e tyre të gjata,+ që të kenë të drejtën të shkojnë te pemët e jetës+ dhe të hyjnë në qytet nga portat e tij!+ 15  Jashtë janë qentë,+ ata që merren me spiritizëm,+ kurvarët,+ vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që e pëlqen gënjeshtrën e shkon pas saj.”+ 16  ‘Unë, Jezui, dërgova engjëllin tim që t’ju jepja dëshmi lidhur me këto gjëra për kongregacionet. Unë jam rrënja+ dhe pasardhës+ i Davidit, si dhe ylli i shndritshëm i mëngjesit.’»+ 17  Fryma+ dhe nusja+ vazhdojnë të thonë: «Eja!» Dhe kushdo që dëgjon, le të thotë: «Eja!»+ Kush ka etje, le të vijë.+ Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.+ 18  «Unë po i dëshmoj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së kësaj rrotulle: nëse ndokush u shton+ diçka këtyre gjërave, Perëndia do t’i shtojë atij plagët+ e shkruara në këtë rrotull. 19  Nëse dikush heq diçka nga fjalët e rrotullës së kësaj profecie, Perëndia do ta heqë pjesën e tij nga ajo që është shkruar në këtë rrotull—nuk do ta lejojë të hajë nga pemët e jetës+ dhe të hyjë në qytetin e shenjtë.+ 20  Ai që jep dëshmi për këto gjëra, thotë: ‘Po, unë po vij me të shpejtë.’»+«Amin! Eja, o Zotëri Jezu!» 21  Dashamirësia e pamerituar e Zotërisë Jezu Krisht qoftë me të shenjtët!+

Shënimet