Letra e parë drejtuar korintasve 15:1-58

  • Ringjallja e Krishtit (1-11)

  • Ringjallja​—baza e besimit (12-19)

  • Ringjallja e Krishtit është garanci (20-34)

  • Krijesat me trup prej mishi e gjaku, krijesat qiellore (35-49)

  • Trupi i pavdekshëm dhe trupi i pashkatërrueshëm (50-57)

  • Shumë për të bërë në veprën e Zotërisë (58)

15  Tani, vëllezër, po ju sjell përsëri ndër mend lajmin e mirë që ju shpalla,+ të cilin ju e pranuat dhe po e përkrahni me vendosmëri,  dhe falë këtij lajmi po shpëtoni, me kusht që të mos hiqni dorë prej tij, përndryshe më kot u bëtë besimtarë.  E ndër gjërat e para që ju përcolla, ishin po ato që më dhanë edhe mua: se Krishti vdiq për mëkatet tona, sikurse thonë Shkrimet,+  se u varros+ e më pas u ngrit nga të vdekurit+ ditën e tretë,+ sikurse thonë Shkrimet,+  se iu shfaq Kefës*+ dhe pastaj të Dymbëdhjetëve.+  Pas kësaj iu shfaq njëkohësisht më shumë se 500 vëllezërve,+ shumica e të cilëve janë ende gjallë, kurse disa kanë rënë në gjumin e vdekjes.  Më pas iu shfaq Jakovit,+ pastaj gjithë apostujve,+  por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua,+ si të isha një foshnjë e lindur para kohe.  Unë jam në fakt më i vogli i apostujve dhe nuk jam i denjë të quhem apostull ngaqë e përndoqa kongregacionin e Perëndisë.+ 10  Por falë mirësisë së pamerituar të Perëndisë jam ky që jam, dhe mirësia e pamerituar që më tregoi ai, nuk shkoi kot. Madje, unë kam derdhur më shumë mund se të gjithë apostujt e tjerë, e megjithatë jo me fuqinë time, por me fuqinë e mirësisë së pamerituar që më tregoi Perëndia. 11  Sidoqoftë, si unë, si ata, predikojmë të njëjtin lajm, po atë lajm që keni besuar ju. 12  Tani, nëse po predikohet se Krishti është ringjallur nga të vdekurit,+ si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve? 13  Nëse në të vërtetë nuk ka ringjallje të të vdekurve, atëherë as Krishti nuk është ringjallur. 14  Por, nëse Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është pa dyshim i kotë dhe besimi juaj është po ashtu i kotë. 15  Për më tepër, dalim edhe dëshmitarë të rremë për Perëndinë,+ sepse ne kemi dëshmuar se Perëndia e ringjalli Krishtin,+ të cilin nuk e paska ringjallur po qe se të vdekurit nuk do të ringjallen vërtet. 16  Prandaj, nëse të vdekurit nuk do të ringjallen, atëherë as Krishti nuk është ringjallur. 17  Veç kësaj, nëse Krishti nuk është ringjallur, besimi juaj është i kotë dhe jeni akoma skllevër të mëkateve tuaja.+ 18  Kështu edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Krishtin, kanë marrë fund një herë e mirë.+ 19  E nëse kemi shpresuar te Krishti vetëm për këtë jetë, ndër të gjithë njerëzit, ne jemi më të mjerët. 20  Megjithatë, e vërteta është se Krishti është ngritur nga të vdekurit si fryti i parë i atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes,+ 21  dhe sikurse vdekja erdhi nëpërmjet një njeriu,+ edhe ringjallja e të vdekurve vjen nëpërmjet një njeriu.+ 22  Po, për shkak të Adamit të gjithë po vdesin,+ por falë Krishtit të gjithë do të marrin jetë,+ 23  veçse secili sipas radhës: Krishti, fryti i parë,+ pastaj, gjatë pranisë së Krishtit, ata që i përkasin atij.+ 24  Në fund, kur të ketë asgjësuar çdo qeveri, autoritet dhe fuqi, ai do t’ia dorëzojë Mbretërinë Perëndisë, Atit të tij,+ 25  sepse ai duhet të mbretërojë derisa Perëndia t’i vërë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij,+ 26  dhe armiku i fundit që do të asgjësohet, është vdekja.+ 27  Edhe pse Perëndia e «nënshtroi çdo gjë nën këmbët e tij»,+ kur thuhet se «nënshtroi çdo gjë»,+ është e qartë se përjashtohet Ai që ia nënshtroi çdo gjë Birit.+ 28  Por, kur çdo gjë t’i jetë nënshtruar Birit, atëherë edhe vetë Biri do t’i nënshtrohet Atit që ia nënshtroi çdo gjë atij,+ që Perëndia të jetë kreu i të gjithëve.+ 29  Përndryshe, ç’fitojnë ata që po pagëzohen në vdekje?+ Nëse vërtet të vdekurit s’do të ringjallen, pse po i nënshtrohen këtij lloj pagëzimi, atëherë? 30  E po njësoj edhe ne, thua më kot jemi në rrezik orë e çast?*+ 31  Vëllezër, unë vetë përballem me vdekjen çdo ditë, dhe kjo është e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që krenohem me ju, ju dishepuj të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë. 32  Nëse, siç kanë bërë edhe të tjerë,* u kacafyta me bishat në Efes,+ ç’dobi më solli? E nëse të vdekurit nuk do të ringjallen, atëherë «të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim».+ 33  Mos u mashtroni! Shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.*+ 34  Ejani në vete, bëni ç’është e drejtë dhe mos ecni më në udhën e mëkatit, sepse disa nga ju nuk keni fituar njohuri të saktë për Perëndinë—po ju flas që t’ju vijë turp. 35  Prapëseprapë, ndonjë do të pyesë: «Si do të ringjallen të vdekurit? Ç’lloj trupi do të kenë?»+ 36  O njeri i paarsyeshëm! Fara që ti mbjell, nuk vjen në jetë nëse më parë nuk “vdes”, 37  dhe ti nuk mbjell trupin e bimës që do të rritet, por thjesht një farë, grurë apo ç’të jetë. 38  Mirëpo Perëndia i jep farës një trup ashtu si do ai, çdo fare trupin e vet. 39  Po ashtu, jo çdo mish është njëlloj, sepse tjetër është mishi i njeriut dhe tjetër ai i bagëtisë, tjetër është mishi i zogjve dhe tjetër ai i peshqve. 40  Ka edhe trupa qiellorë,+ edhe trupa tokësorë,+ mirëpo tjetër është lavdia e trupave qiellorë dhe tjetër lavdia e trupave tokësorë. 41  Tjetër është lavdia e diellit, tjetër lavdia e hënës+ dhe tjetër lavdia e yjeve; në fakt, ylli ndryshon nga ylli për nga lavdia. 42  Kështu ndodh edhe me ringjalljen e të vdekurve: “mbillet”* trup i shkatërrueshëm dhe ringjallet si trup i pashkatërrueshëm;+ 43  mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi;+ mbillet në dobësi dhe ringjallet në fuqi;+ 44  mbillet prej mishi e gjaku dhe ringjallet si krijesë qiellore. Nëse ka krijesa me trup prej mishi e gjaku, ka edhe krijesa me trup qiellor, 45  siç është shkruar: «Njeriu i parë, Adami, u bë një qenie* e gjallë»,+ ndërsa Adami i fundit u bë një krijesë qiellore* jetëdhënëse.+ 46  Megjithatë, trupi i parë nuk është si krijesë qiellore: trupi i parë është prej mishi e gjaku dhe pastaj vjen trupi si krijesë qiellore. 47  Njeriu i parë erdhi nga toka dhe u bë nga pluhuri,+ kurse njeriu i dytë erdhi nga qielli.+ 48  Prandaj, ata që u bënë nga pluhuri, janë si ai që u bë nga pluhuri, kurse ata që janë në qiell, janë si ai që erdhi nga qielli,+ 49  dhe siç u bëmë sipas imazhit të atij që u bë nga pluhuri,+ ashtu do të bëhemi sipas imazhit të atij që erdhi nga qielli.+ 50  Sidoqoftë, vëllezër, ju siguroj se mishi e gjaku nuk e trashëgojnë dot Mbretërinë e Perëndisë, dhe as ajo që shkatërrohet, nuk e trashëgon dot atë që nuk shkatërrohet. 51  Ja, po ju them një sekret të shenjtë: ne nuk do të biem të gjithë në gjumin e vdekjes, por të gjithë do të shndërrohemi+ 52  në një çast, sa hap e mbyll sytë, gjatë trumbetës së fundit. E kur të bjerë trumbeta,+ të vdekurit do të ringjallen me një trup të pashkatërrueshëm, dhe ne do të shndërrohemi, 53  sepse trupi i shkatërrueshëm duhet të bëhet i pashkatërrueshëm,+ dhe vdekatari duhet të bëhet i pavdekshëm.+ 54  Kur trupi i shkatërrueshëm të bëhet i pashkatërrueshëm dhe vdekatari të bëhet i pavdekshëm, do të përmbushen fjalët që janë shkruar: «Vdekja u përpi një herë e mirë.»+ 55  «Ku është fitorja jote, o Vdekje? Ku është thumbi yt, o Vdekje?»+ 56  Thumbi që sjell vdekjen, është mëkati,+ dhe mëkati merr fuqi nga Ligji.*+ 57  Por falënderojmë Perëndinë, sepse falë tij ne triumfojmë mbi vdekjen nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht!+ 58  Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, bëhuni të palëkundur+ e të patundur. Kini gjithnjë shumë për të bërë+ në veprën e Zotërisë, duke e ditur se mundi juaj në veprën e Zotërisë s’është i kotë.+

Shënimet

Quhet edhe Pjetër.
Ose «gjithë kohën?»
Një mundësi tjetër «Nëse, në njëfarë kuptimi».
Ose «parimet e larta morale; vlerat morale».
Ose «varroset».
Ose «shpirt; person».
Ose «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «dhe Ligji e fuqizon mëkatin».