Letra e parë drejtuar korintasve 2:1-16
2 Kështu, vëllezër, kur erdha te ju, nuk jua shpalla sekretin e shenjtë+ të Perëndisë me fjalë të mëdha+ a me mençuri njerëzore,
2 sepse vendosa të mos ju flisja për gjë tjetër, përveç Jezu Krishtit dhe ekzekutimit të tij në shtyllë.+
3 Erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me shumë dridhma,
4 dhe nuk fola e nuk predikova me fjalë bindëse të mençurisë njerëzore. Përkundrazi, fjalët e mia ishin tregues i fuqisë së frymës së shenjtë,+
5 që besimi juaj të mos bazohej në mençurinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.
6 Tani, ne po u flasim njerëzve të pjekur për mençurinë,+ por jo për mençurinë e kësaj bote,* as për mençurinë e sundimtarëve të kësaj bote që do të përfundojnë në hiç.+
7 Po flasim për mençurinë e Perëndisë të pasqyruar në një sekret të shenjtë,+ po, për mençurinë e fshehur, sipas së cilës Perëndia paravendosi të vepronte për lavdinë tonë përpara se të ekzistonin sistemet.*
8 Këtë mençuri nuk arriti ta kuptonte asnjë nga sundimtarët e kësaj bote,*+ sepse po ta kishin kuptuar, nuk do ta kishin ekzekutuar* Zotërinë e lavdishëm.
9 Por ashtu siç është shkruar: «Ato që syri s’i ka parë, veshi s’i ka dëgjuar dhe zemra s’i ka konceptuar, Perëndia i ka përgatitur për ata që e duan.»+
10 Po, Perëndia na i ka zbuluar neve+ nëpërmjet frymës së tij,+ pasi fryma shqyrton çdo gjë, madje edhe gjërat e thella të Perëndisë.+
11 Kush tjetër i njeh mendimet e një njeriu përveç zemrës* së atij vetë?! Po kështu, askush s’ka arritur t’i njohë mendimet e Perëndisë përveç frymës së Perëndisë.
12 E pra, ne nuk morëm frymën* e botës, por frymën që vjen nga Perëndia,+ që të njohim* të gjitha gjërat që Perëndia na i ka dhënë bujarisht.
13 Për këto flasim, jo me fjalë të mençurisë njerëzore,+ por me fjalë të mësuara nga fryma e shenjtë,+ ndërsa shpjegojmë* gjërat e Perëndisë me fjalët e frymës.
14 Mirëpo njeriu që drejtohet nga dëshirat e veta,* nuk i pranon gjërat që zbulon fryma, ngaqë për të janë marrëzi dhe ai nuk arrin dot t’i njohë, sepse ato shqyrtohen me ndihmën e frymës.
15 Megjithatë, njeriu që drejtohet nga fryma, shqyrton çdo gjë,+ kurse atë vetë nuk e shqyrton* asnjë njeri.
16 Vërtet, «kush ka arritur të njohë mendjen e Jehovait,* që ta mësojë atë»?+ Por ne kemi mendjen e Krishtit.+
Shënimet
^ Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «e këtij sistemi; e këtij rendi». Shih Fjalorthin.
^ Ose «ekzekutuar në shtyllë».
^ Fjalë për fjalë «frymës». Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «të kuptojmë».
^ Ose «ndërthurim».
^ Fjalë për fjalë «njeriu fizik».
^ Ose «nuk e heton».
^ Shih Shtojcën A5.