Libri i parë i Kronikave 11:1-47
11 Pas ca kohësh, tërë izraelitët u mblodhën së bashku te Davidi në Hebron+ dhe thanë: «Ne jemi të një gjaku.*+
2 Në të kaluarën, kur mbretëronte Sauli, ti i prije Izraelit në fushata ushtarake.*+ Jehovai, Perëndia yt, të tha: ‘Ti do ta kullotësh popullin tim, Izraelin, dhe ti do të bëhesh prijës i popullit tim, Izraelit.’»+
3 Kështu tërë pleqtë e Izraelit u mblodhën te mbreti në Hebron, dhe atje Davidi bëri një besëlidhje me ta para Jehovait. Pastaj e mirosën* Davidin si mbret të Izraelit,+ sipas fjalës që kishte thënë Jehovai nëpërmjet Samuelit.+
4 Më vonë Davidi dhe tërë Izraeli u nisën për në Jerusalem, domethënë në Jebus,+ banorët e të cilit ishin jebusitët.+
5 Ata e tallën Davidin: «Ti s’do të hysh kurrë këtu!»+ Megjithatë Davidi e mori fortesën e Sionit,+ që tani është Qyteti i Davidit.+
6 Kështu ai tha: «Kush i godet i pari jebusitët, do të bëhet prijës dhe princ.» Dhe Joabi,+ biri i Zerujasë, u ngjit i pari e u bë prijës.
7 Pastaj Davidi shkoi të banonte në fortesë. Ja pse ky vend u quajt Qyteti i Davidit.
8 Ai filloi të bënte ndërtime rreth e qark qytetit, nga Bregorja* deri në rrethinat e tij, kurse Joabi rindërtoi pjesën tjetër të qytetit.
9 Kështu Davidi u bë gjithnjë e më i madh,+ dhe Jehovai i ushtrive ishte me të.
10 Këta janë krerët e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit, të cilët, bashkë me gjithë izraelitët, ndihmuan që të bëhej mbret, tamam siç i ka premtuar Jehovai Izraelit.+
11 Kjo është lista e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit: Jashobeami,+ djali i një hakmoniti, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 300 veta me heshtën e tij.+
12 Pas tij vinte Eleazari,+ djali i Dodit, ahohitit.+ Ai ishte një nga tre luftëtarët e fuqishëm.
13 Ky ishte me Davidin në Pas-Damim,+ ku filistinët ishin mbledhur për luftë. Atje ndodhej një arë plot me elb dhe ushtarët ia kishin mbathur nga frika e filistinëve.
14 Kurse ai zuri vend në mes të arës dhe nuk i lejoi filistinët ta shtinin në dorë, por i vrau. Kështu Jehovai solli një fitore të madhe.*+
15 Tre nga 30 krerët zbritën te shkëmbi, te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë ushtria e filistinëve kishte ngritur kampin në luginën* e Refaimit.+
16 Në atë kohë, Davidi ishte në vendin e tij të sigurt, kurse një garnizon i filistinëve ndodhej në Betlehem.
17 Davidi pati një dëshirë të madhe: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna* që është pranë portës së Betlehemit!»+
18 Atëherë këta të tre çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna pranë portës së Betlehemit, dhe ia sollën Davidit. Por Davidi nuk pranoi ta pinte, e derdhi para Jehovait,
19 dhe tha: «Duke ditur pikëpamjen e Perëndisë tim, s’më shkon kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun e këtyre burrave që vunë në rrezik jetën e tyre?!+ Se ata vunë në rrezik jetën për të më sjellë ujë.» Prandaj nuk pranoi të pinte. Këto gjëra bënë tre luftëtarët e tij të fuqishëm.
20 Abishai,+ vëllai i Joabit,+ u bë kreu i një tresheje tjetër; ai vrau 300 burra me heshtën e tij dhe ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.+
21 Ndonëse ishte më i shquari nga të tre, dhe ishte kreu i tyre, nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm.
22 Benajahu,+ djali i Jehojadës, ishte një burrë guximtar,* bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy djemtë e Arielit nga Moabi dhe, një ditë me borë, zbriti brenda një grope uji e vrau një luan.+
23 Benajahu vrau edhe një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm, pesë kute i gjatë.*+ Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë që ishte si shuli i tezgjahut,*+ ai luftoi kundër tij me një hu, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me të.+
24 Këto gjëra bëri Benajahu, djali i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.
25 Ndonëse ishte më i shquar se të tridhjetët, ai nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm.+ Gjithsesi Davidi e caktoi në krye të truprojës së vet.
26 Burrat e fuqishëm të forcave ushtarake ishin: Asaheli,+ vëllai i Joabit, Elhanani, djali i Dodit nga Betlehemi,+
27 haroriti Shamot, peloniti Helez,
28 Irai,+ djali i tekoitit Ikesh, anatothiti Abi-Ezer,+
29 hushahiti Sibeká,+ ahohiti Ilá,
30 netofathiti Mahará,+ Heledi,+ djali i netofathitit Banah,
31 Ithai, djali i Ribait nga Gibeahu, beniaminit,+ piratoniti Benajah,
32 Hurai nga luginat* e Gashit,+ arbathiti Abiel,
33 baharumiti Azmavet, shalboniti Eliabá,
34 djemtë e gizonitit Hashem, Jonatani, djali i hararitit Shage,
35 Ahiami, djali i hararitit Sahar, Elifali, djali i Urit,
36 mekeratiti Hefer, peloniti Akijah,
37 karmeliti Hezro, Narai, djali i Ezbait,
38 Joeli, vëllai i Natanit, Mibhari, djali i Hagrit,
39 amoniti Zelek, berotiti Nahará, armëmbajtësi i Joabit, djalit të Zerujasë;
40 ithriti Ira, ithriti Gareb,
41 hititi Uriah,+ Zabadi, djali i Ahlait,
42 Adinai, djali i rubenitit Shiza, një prej krerëve të rubenitëve, me të cilin ishin 30 veta;
43 Hanani, djali i Makahut, mitniti Joshafat,
44 ashteratiti Uzia, Shamai dhe Jejeli, bij të aroeritit Hotam;
45 Jediaeli, djali i Shimrit, dhe vëllai i tij, tiziti Joha;
46 mahaviti Eliel, Jeribai e Joshavia, djemtë e Elnamit, dhe moabiti Ithmah;
47 Elieli, Obedi dhe mezobaiti Jasiel.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «kocka dhe mishi yt».
^ Ose «ti e nxirrje Izraelin dhe e ktheje prapë në vend».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «nga Miloja». Një fjalë hebraike që do të thotë «mbush».
^ Ose «shpëtim të madh».
^ Ose «ultësirën».
^ Domethënë, depoja e nëndheshme për të mbledhur ujë.
^ Fjalë për fjalë «djali i një burri trim».
^ Ai ishte i gjatë rreth 2,23 m. Shih Shtojcën B14.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «vadet». Shih Fjalorthin.