Libri i parë i Kronikave 12:1-40

  • Ata që mbështetën mbretërimin e Davidit (1-40)

12  Këta ishin burrat që erdhën te Davidi në Ziklag,+ kur ai nuk mund të lëvizte lirisht për shkak të Saulit,+ djalit të Kishit. Ata ishin midis luftëtarëve të fuqishëm që e mbështetnin në betejë,+  të armatosur me harqe, që përdornin si dorën e djathtë, ashtu edhe të majtën+ për të hedhur gurë me hobé+ ose shigjeta me hark. Ata ishin vëllezër të Saulit, nga Beniamini.+  Kreu ishte Ahizeri, pastaj vinte Joashi, të dy djem të gibeatitit+ Shemah; Jezieli dhe Peleti, djemtë e Azmavetit,+ Berakahu dhe anatothiti Jeh,  gibeoniti+ Ishmajah, një luftëtar i fuqishëm ndër të tridhjetët+ dhe në krye të të tridhjetëve; edhe Jeremia, Jahazieli, Johanani, gederathiti Jozabad,  Eluzai, Jerimoti, Bealiahu, Shemariahu, harifiti Shefatiah,  Elkanahu, Ishiahu, Azareli, Joezeri, Jashobeami, korahitët;+  Joelahu dhe Zebadiahu, djemtë e Jerohamit nga Gedori.  Disa prej gaditëve kaluan në anën e Davidit në vendin e sigurt në shkretëtirë.+ Ata ishin luftëtarë të fuqishëm, ushtarë të stërvitur për luftë, që mbanin gati mburojën e madhe dhe heshtën, që ishin të shpejtë si gazelat në male dhe fytyrat e të cilëve ishin si ato të luanëve.  Ezeri ishte kreu, Abdia i dyti, Eliabi i treti, 10  Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti, 11  Atai i gjashti, Elieli i shtati, 12  Johanani i teti, Elzabadi i nënti, 13  Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti; 14  këta ishin gaditët,+ krerë të ushtrisë. Më i vogli ishte i barabartë me 100 dhe më i madhi me 1.000.+ 15  Këta janë burrat që kaluan Jordanin muajin e parë kur ai dilte nga shtrati, dhe i dëbuan të gjithë ata që banonin në ultësirë, në lindje e në perëndim. 16  Edhe disa prej burrave të Beniaminit dhe të Judës vajtën te Davidi në vendin e tij të sigurt.+ 17  Pastaj Davidi doli përpara tyre e u tha: «Nëse keni ardhur në paqe, që të më ndihmoni, do të jem me ju me gjithë zemër. Por, nëse do të më tradhtoni te kundërshtarët e mi, kur unë* s’kam bërë asgjë të keqe, Perëndia i paraardhësve tanë shikoftë dhe gjykoftë.»+ 18  Atëherë fryma e Perëndisë zbriti mbi* Amasain,+ kreun e tridhjetëshes, i cili tha: «Të tutë jemi, o David! Me ty jemi, o bir i Jeseut!+ Paqja, paqja qoftë me ty! Paqja qoftë me ata që të ndihmojnë,sepse Perëndia yt po të ndihmon!»+ Kështu Davidi i pranoi dhe i caktoi mes krerëve të trupave ushtarake. 19  Edhe disa nga Manaseu dezertuan e shkuan te Davidi, kur ai vajti për të luftuar me filistinët kundër Saulit. Mirëpo Davidi nuk i ndihmoi filistinët, ngaqë sundimtarët e tyre+ u konsultuan* me njëri-tjetrin dhe e përzunë duke thënë: «Ai do të dezertojë për te zotëria i tij, Sauli, dhe ka për të na vënë në rrezik kokën.»+ 20  Kur vajti në Ziklag,+ ata burra nga Manaseu që dezertuan e shkuan tek ai, ishin: Adnahu, Jozabadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu dhe Ziletai, krerë të mijësheve të Manaseut.+ 21  Ata e ndihmuan Davidin kundër bandës së plaçkitësve, pasi të gjithë ishin burra të fuqishëm e të guximshëm.+ Ata u bënë krerë në ushtri. 22  Populli shkonte ditë për ditë te Davidi+ që ta ndihmonte, derisa u bë një ushtri e madhe, si ushtria e Perëndisë.+ 23  Ky ishte numri i krerëve të atyre që ishin të armatosur, të cilët shkuan te Davidi në Hebron+ për t’i dorëzuar mbretërinë e Saulit, sipas urdhrit që kishte dhënë Jehovai.+ 24  Burrat e Judës që mbanin mburoja të mëdha dhe heshta, të armatosur për betejë, ishin 6.800. 25  Nga simeonitët, ishin 7.100 burra të fuqishëm e të guximshëm të ushtrisë. 26  Nga levitët, 4.600 veta. 27  Jehojada+ ishte kreu i djemve të Aronit,+ dhe me të ishin 3.700 veta. 28  Veç këtyre ishte edhe Sadoku,+ një i ri i fuqishëm e i guximshëm, bashkë me 22 krerë të shtëpisë së tij atërore. 29  Nga beniaminitët, vëllezërit e Saulit,+ ishin 3.000 veta, pjesa më e madhe e të cilëve më përpara kishin qenë besnikë ndaj Saulit dhe shtëpisë së tij. 30  Nga efraimitët, ishin 20.800 burra të fuqishëm e të guximshëm, burra me famë mes shtëpive të tyre atërore. 31  Nga gjysma e fisit të Manaseut u zgjodhën 18.000 veta që të shkonin për ta bërë Davidin mbret. 32  Nga fisi i Isaharit, ishin 200 krerë që e kuptonin mirë kohën në të cilën po jetonin dhe e dinin se çfarë duhej të bënte Izraeli, prandaj gjithë vëllezërit e tyre ishin nën urdhrat e tyre. 33  Nga Zabuloni, ishin 50.000 veta që mund të shërbenin në ushtri, të rreshtuar në formacion luftimi me tërë armët e luftës. Të gjithë këta që u bashkuan me Davidin ishin plotësisht besnikë.* 34  Nga Neftali, ishin 1.000 krerë, dhe me ta ishin 37.000 veta me mburoja të mëdha e me heshta. 35  Nga danitët, ishin 28.600 veta që u rreshtuan në formacion luftimi. 36  Nga Asheri, ishin 40.000 veta, që mund të shërbenin në ushtri, të rreshtuar në formacion luftimi. 37  Nga përtej Jordanit,+ nga rubenitët, gaditët dhe nga gjysma e fisit të Manaseut, ishin 120.000 ushtarë me të gjitha llojet e armëve të luftës. 38  Të gjithë këta ishin luftëtarë, që mblidheshin bashkë në ballë të betejës. Ata erdhën me gjithë zemër në Hebron për ta bërë Davidin mbret të tërë Izraelit. Edhe pjesa tjetër e Izraelit ishte në një mendje* për ta bërë Davidin mbret.+ 39  Ata qëndruan atje me Davidin tri ditë, hëngrën e pinë, sepse vëllezërit e tyre kishin përgatitur gjithçka për ta. 40  Edhe ata që ishin pranë tyre, madje edhe nga Isahari, Zabuloni dhe Neftali, sillnin ushqim me gomarë, me deve, me mushka dhe me gjedhë—miell, bukëfiqe, kuleç stafidhesh, verë, vaj, gjedhë e dhen në sasi të madhe, sepse në Izrael kishte gëzim.

Shënimet

Ose «duart e mia».
Fjalë për fjalë «e veshi».
Ose «u këshilluan».
Ose «Zemra e atyre që u mblodhën rreth Davidit, nuk ishte me dy faqe».
Fjalë për fjalë «kishin një zemër».