Libri i parë i Kronikave 14:1-17

  • Davidi vendoset si mbret (1, 2)

  • Familja e Davidit (3-7)

  • Filistinët mposhten (8-17)

14  Hirami,+ mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, gurprerës* dhe punues druri për t’i ndërtuar atij një shtëpi.*+  Kështu Davidi e kuptoi që Jehovai e kishte bërë të patundur mbretërinë e tij në Izrael,+ sepse e kishte lartësuar shumë mbretërinë e tij për hir të popullit të Tij, Izraelit.+  Davidi mori gra të tjera+ në Jerusalem dhe atij i lindën të tjerë djem e vajza.+  Këta janë emrat e fëmijëve që i lindën në Jerusalem:+ Shamuai, Shobabi, Natani,+ Solomoni,+  Ibhari, Elishuai, Elpeleti,  Nogahu, Nefegu, Jafiai,  Elishamai, Beliadai dhe Elifeleti.  Kur dëgjuan se Davidin e kishin mirosur* si mbret mbi gjithë Izraelin,+ tërë filistinët u ngjitën për ta kapur.+ Sapo e dëgjoi këtë, Davidi doli kundër tyre.  Pastaj filistinët erdhën të sulmonin banorët e luginës* së Refaimit.+ 10  Davidi pyeti Perëndinë: «A të shkoj për të luftuar kundër filistinëve? A do të m’i japësh në dorë?» Atëherë Jehovai i tha: «Shko, sepse unë do t’i dorëzoj patjetër në duart e tua.»+ 11  Kështu Davidi shkoi në Baal-Perazim+ dhe i vrau. Pastaj tha: «Perëndia i vërtetë ka krijuar një të çarë mes armiqve të mi me dorën time, si e çara që hapin ujërat.» Ja pse e quajti atë vend Baal-Perazim.* 12  Filistinët i braktisën atje perënditë e tyre dhe, sipas urdhrit të Davidit, ato i dogjën në zjarr.+ 13  Më vonë, filistinët sulmuan prapë në luginë.*+ 14  Atëherë Davidi kërkoi përsëri drejtimin e Perëndisë, por Perëndia i vërtetë i tha: «Mos i ndiq menjëherë. Përkundrazi shko e dilu nga pas, dhe sulmoji kur të jesh përballë shkurreve të bakës.+ 15  Me të dëgjuar një si zhurmë marshimi, nga majat e shkurreve të bakës, fillo sulmin, sepse Perëndia i vërtetë do të ketë dalë para teje për ta shpartalluar ushtrinë e filistinëve.»+ 16  Prandaj, Davidi veproi pikërisht siç e urdhëroi Perëndia i vërtetë+ dhe e shpartalluan ushtrinë e filistinëve nga Gibeoni deri në Gezer.+ 17  Fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Jehovai bëri që gjithë kombet t’i zinte tmerri prej tij.+

Shënimet

Ose «muratorë».
Ose «pallat mbretëror».
Ose «ultësirës».
Do të thotë «zotëria i çarjeve».
Ose «ultësirë».