Libri i parë i Kronikave 18:1-17

  • Fitoret e Davidit (1-13)

  • Administrata e Davidit (14-17)

18  Pak kohë më vonë, Davidi i mposhti e i bëri zap filistinët,+ dhe ua mori Gathin+ e fshatrat e tij.  Pastaj mposhti Moabin+ dhe moabitët u bënë shërbëtorë dhe haraçpagues* të Davidit.+  Davidi mundi Hadadezerin,+ mbretin e Zobahut,+ afër Hamathit,+ teksa ky po shkonte për të vendosur nën autoritetin e vet territoret përgjatë lumit Eufrat.+  Davidi i mori atij 1.000 karroca, 7.000 kalorës dhe 20.000 këmbësorë.+ Pastaj u preu dejet tërë kuajve të karrocave, përveç 100 prej tyre.+  Kur sirianët e Damaskut erdhën në ndihmë të Hadadezerit, mbretit të Zobahut, Davidi vrau 22.000 sirianë.+  Pastaj Davidi vuri garnizone në Damask të Sirisë dhe sirianët u bënë shërbëtorë e haraçpagues të Davidit. Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+  Veç kësaj, Davidi mori mburojat e rrumbullakëta prej ari të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.  Davidi mori një sasi shumë të madhe bakri nga Tibhati dhe Kuni, qytete të Hadadezerit. Me të, Solomoni bëri Detin prej bakri,+ shtyllat dhe pajisjet prej bakri.+  Kur Tou, mbreti i Hamathit, dëgjoi se Davidi kishte mundur gjithë ushtrinë e Hadadezerit,+ mbretit të Zobahut,+ 10  dërgoi menjëherë Hadoramin,* të birin, te mbreti David që ta pyeste si ishte me shëndet e ta përgëzonte që kishte luftuar kundër Hadadezerit dhe e kishte mundur (sepse Hadadezeri kishte luftuar shpesh kundër Tout); Hadorami solli me vete lloj-lloj sendesh prej ari, argjendi dhe bakri. 11  Mbreti David ia shenjtëroi këto Jehovait,+ ashtu si kishte shenjtëruar* argjendin dhe arin që u mori të gjitha kombeve: Edomit, Moabit, amonitëve,+ filistinëve+ dhe amalekitëve.+ 12  Abishai,+ biri i Zerujasë,+ vrau 18.000 edomitë në Luginën e Kripës.+ 13  Ai vendosi garnizone në Edom, dhe tërë edomitët u bënë shërbëtorë të Davidit.+ Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+ 14  Davidi vazhdoi të mbretëronte mbi gjithë Izraelin+ dhe gjykonte me drejtësi për dobinë e gjithë popullit të tij.+ 15  Joabi, biri i Zerujasë, ishte në krye të ushtrisë,+ kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte kronist.* 16  Sadoku, biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, kurse Shavshai ishte sekretar. 17  Benajahu, biri i Jehojadës, ishte në krye të keretitëve+ dhe të peletitëve,+ kurse djemtë e Davidit ishin të parët për nga pozita pas mbretit.

Shënimet

Ose «shpëtim».
Quhet edhe Joram te 2Sa 8:10.
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «shpëtim».
Ose «regjistrues».