Libri i parë i Kronikave 27:1-34

  • Krerë në shërbim të mbretit (1-34)

27  Ky ishte numri i izraelitëve, i krerëve të shtëpive atërore, i krerëve të mijësheve dhe të qindësheve,+ si dhe i zyrtarëve të tyre që i shërbenin mbretit+ për çdo çështje lidhur me ndarjet e atyre që hynin e dilnin çdo muaj të vitit. Çdo ndarje kishte 24.000 veta.  Në krye të ndarjes së 1-rë që shërbente muajin e 1-rë ishte Jashobeami,+ biri i Zabdielit, dhe ndarja e tij kishte 24.000 veta.  Nga bijtë e Perezit,+ ai ishte kreu i të gjithë krerëve të grupeve që u caktuan të shërbenin gjatë muajit të 1-rë.  Në krye të ndarjes së muajit të 2-të ishte ahohiti+ Dodai+ me ndarjen e tij. Prijës ishte Mikloti dhe në këtë ndarje kishte 24.000 veta.  Kreu i grupit të 3-të të caktuar për të shërbyer gjatë muajit të 3-të ishte Benajahu,+ biri i Jehojadës,+ kreut të priftërinjve, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta.  Benajahu ishte një luftëtar i fuqishëm ndër të tridhjetët dhe përgjegjës për të tridhjetët. Në krye të ndarjes së tij ishte Amizabadi, i biri.  Kreu i 4-t, për muajin e 4-t, ishte Asaheli,+ vëllai i Joabit,+ dhe pas tij Zebadiahu, i biri. Në ndarjen e tij kishte 24.000 veta.  Kreu i 5-të, për muajin e 5-të, ishte izrahiti Shamuth dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta.  Kreu i 6-të, për muajin e 6-të, ishte Irai,+ biri i tekoitit+ Ikesh, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 10  Kreu i 7-të, për muajin e 7-të, ishte peloniti Helez+ nga efraimitët, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 11  Kreu i 8-të, për muajin e 8-të, ishte hushahiti Sibekai+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 12  Kreu i 9-të, për muajin e 9-të, ishte anatothiti+ Abi-Ezer+ nga beniaminitët, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 13  Kreu i 10-të, për muajin e 10-të, ishte netofathiti Maharai+ nga zerahitët,+ dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 14  Kreu i 11-të, për muajin e 11-të, ishte piratoniti Benajah+ nga bijtë e Efraimit, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 15  Kreu i 12-të, për muajin e 12-të, ishte netofathiti Heldai nga Otnieli, dhe në ndarjen e tij kishte 24.000 veta. 16  Këta ishin krerët e fiseve të Izraelit: nga rubenitët ishte prijës Eliezeri, biri i Zikrit; nga simeonitët, Shefatiahu, biri i Makahut; 17  nga Levi, Hashabiahu, biri i Kemuelit; nga Aroni, Sadoku; 18  nga Juda, Elihu,+ një prej vëllezërve të Davidit; nga Isahari, Omri, biri i Mikaelit; 19  nga Zabuloni, Ishmajahu, biri i Abdisë; nga Neftali, Jerimoti, biri i Azrielit; 20  nga efraimitët, Hoshea, biri i Azaziahut; nga gjysma e fisit të Manaseut, Joeli, biri i Pedajahut; 21  nga gjysma e fisit të Manaseut që ishte në Galad, Idoja, biri i Zakarisë; nga Beniamini, Jasieli, biri i Abnerit;+ 22  nga Dani, Azareli, biri i Jerohamit. Këta ishin princat e fiseve të Izraelit. 23  Davidi nuk i numëroi ata që ishin nga 20 vjeç e poshtë, sepse Jehovai kishte premtuar ta bënte Izraelin të shumtë si yjet e qiellit.+ 24  Joabi, biri i Zerujasë, kishte filluar të bënte numërimin, por nuk e mbaroi. Për shkak të numërimit, zemërimi i Perëndisë u ndez kundër Izraelit*+ dhe numri nuk u përfshi në tregimin e historisë së mbretit David. 25  Për thesarin e mbretit+ ishte caktuar Azmaveti, biri i Adielit, kurse për depot* në fusha, qytete, fshatra dhe kulla ishte caktuar Jonatani, biri i Uziahut. 26  Mbi punëtorët në fushë, të cilët kultivonin tokën, ishte caktuar Ezri, biri i Kelubit. 27  Për vreshtat ishte caktuar ramatiti Shimei, kurse për prodhimin e vreshtave që përdorej për rezervat e verës ishte Zabdi, shifmiti. 28  Për ullishtet dhe fiqtë e Egjiptit+ në Shefelah,+ ishte caktuar gederiti Baal-Hanan, kurse për rezervat e vajit ishte Joashi. 29  Për tufat që kullotnin në Sharon+ ishte caktuar sharoniti Shitrai, kurse për tufat në rrafshina* ishte Shafati, biri i Adlait. 30  Për devetë ishte caktuar ismaeliti Ovil, kurse për gomaricat ishte caktuar Jehdejahu, meronotiti. 31  Për kopetë ishte caktuar Jazizi, hagriti. Të gjithë këta ishin përgjegjësit e zotërimeve të mbretit David. 32  Jonatani,+ nipi i Davidit, ishte njeri i mençur, si edhe këshilltar e sekretar i tij. Jehieli, biri i Hakmonit, kujdesej për djemtë e mbretit.+ 33  Ahithofeli+ ishte këshilltar i mbretit, kurse arkiti Hushai+ ishte mik* i mbretit. 34  Ahithofeli u pasua nga Jehojada, biri i Benajahut,+ dhe nga Abiatari.+ Joabi+ ishte kreu i ushtrisë së mbretit.

Shënimet

Fjalë për fjalë «dhe zemërimi ishte mbi Izraelin».
Ose «thesarin».
Ose «ultësira».
Ose «shok i besuar».