Libri i parë i Kronikave 28:1-21

  • Fjalimi i Davidit për ndërtimin e tempullit (1-8)

  • I jep udhëzime Solomonit dhe projektin arkitekturor (9-21)

28  Pastaj Davidi mblodhi në Jerusalem të gjithë princat e Izraelit: princat e fiseve, krerët e ndarjeve+ që i shërbenin mbretit, krerët e mijësheve dhe krerët e qindësheve,+ përgjegjësit për gjithë zotërimet dhe për bagëtinë e mbretit+ e të djemve të tij,+ bashkë me zyrtarët e oborrit dhe çdo burrë të fuqishëm e të zotë.+  Atëherë mbreti David u ngrit në këmbë dhe tha: «Më dëgjoni, o vëllezërit e mi dhe populli im! Mua ma donte zemra të ndërtoja një vend banimi për arkën e besëlidhjes së Jehovait, si stol këmbësh të Perëndisë tonë,+ dhe bëra përgatitje për ta ndërtuar.+  Por Perëndia i vërtetë më tha: ‘Shtëpinë për emrin tim nuk do ta ndërtosh ti,+ sepse je njeri luftërash dhe ke derdhur gjak.’+  Megjithatë, Jehovai, Perëndia i Izraelit, nga gjithë shtëpia e atit tim, më zgjodhi mua që të bëhesha mbret i Izraelit përgjithmonë,+ sepse ai zgjodhi si prijës Judën+ e nga fisi i Judës zgjodhi shtëpinë e atit tim;+ mes djemve të atit tim, ai më miratoi mua, për të më bërë mbret të të gjithë Izraelit.+  Nga gjithë djemtë e mi—se Jehovai më ka dhënë shumë djem+—ai zgjodhi Solomonin,+ që të ulej në fronin e mbretërisë së Jehovait në Izrael.+  Ai më tha: ‘Shtëpinë time dhe oborret e mia do t’i ndërtojë biri yt, Solomoni, sepse unë e kam zgjedhur atë si birin tim, dhe unë do të bëhem ati i tij.+  Unë do ta bëj të patundur mbretërinë e tij përgjithmonë,+ nëse ai do t’i zbatojë me vendosmëri urdhërimet e mia dhe vendimet e mia gjyqësore,+ siç po bën tani.’  Kështu, po ju them para syve të gjithë Izraelit, kongregacionit të Jehovait, dhe para Perëndisë tonë: kërkoni t’i njihni e t’u bindeni me kujdes të gjitha urdhërimeve të Jehovait, Perëndisë tuaj, që të zotëroni vendin e mirë+ dhe t’ua kaloni si trashëgimi të përhershme bijve tuaj.  Dhe ti, biri im Solomon, njihe Perëndinë e atit tënd dhe shërbeji atij me gjithë zemër*+ e me shpirt* plotësisht të kënaqur,* sepse Jehovai heton gjithë zemrat+ dhe dallon çdo prirje të mendimeve.+ Nëse e kërkon, ai do të të lërë që ta gjesh,+ por nëse e braktis, ai do të të hedhë poshtë përgjithmonë.+ 10  Mos harro se Jehovai të ka zgjedhur për të ndërtuar një shtëpi si shenjtërore. Ji guximtar dhe përvishju punës!» 11  Davidi i dha Solomonit, të birit, projektin arkitekturor+ të portikut*+ dhe të dhomave të ndryshme të shtëpisë,* të depove, të dhomave në tarracë, të dhomave të brendshme dhe të shtëpisë së kapakut të pajtuesit.*+ 12  Ai i dha edhe projektin arkitekturor të çdo gjëje që kishte marrë kur ishte nën frymëzim:* për oborret+ e shtëpisë së Jehovait dhe për dhomat e ngrënies rreth e përqark, për thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë dhe për thesarin e gjërave të shenjtëruara.*+ 13  I dha edhe udhëzime për ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve, për gjithë caktimet e shërbimit në shtëpinë e Jehovait dhe për gjithë pajisjet e shërbimit të shtëpisë së Jehovait. 14  Ai caktoi peshën e arit, pra, të arit për gjithë pajisjet e shërbimeve të ndryshme. Caktoi edhe peshën për gjithë pajisjet prej argjendi dhe për gjithë pajisjet për shërbimet e ndryshme. 15  Caktoi peshën për shandanët prej ari+ dhe llambat e tyre prej ari, peshën e shandanëve të ndryshëm dhe të llambave të tyre. Caktoi edhe peshën për shandanët prej argjendi, për çdo shandan dhe llambat e tij, sipas përdorimit të tyre. 16  Caktoi peshën e arit për tryezat e bukëve të vëna stivë,*+ për çdo tryezë, si edhe peshën e argjendit për tryezat prej argjendi. 17  Caktoi peshën e arit për pirunjtë, për taset dhe për brokat prej ari të kulluar,+ si edhe për çdo tas të vogël prej ari e për çdo tas të vogël prej argjendi. 18  Caktoi peshën e arit të kulluar për altarin e temjanit+ dhe për ata që simbolizojnë karrocën,+ domethënë të kerubinëve+ prej ari që i shtrijnë krahët dhe i bëjnë hije arkës së besëlidhjes së Jehovait. 19  Davidi tha: «Dora e Jehovait ishte mbi mua, dhe ai më dha gjykim të thellë për të hedhur me shkrim çdo detaj të projektit arkitekturor.»+ 20  Pastaj Davidi i tha Solomonit, të birit: «Ji i fortë e guximtar, dhe përvishju punës. Mos ki frikë, as mos u tmerro, sepse Perëndia Jehova, Perëndia im, është me ty.+ Ai nuk do të të braktisë, as nuk do të të lërë,+ por do të jetë me ty derisa të mbarojë gjithë puna për shtëpinë e Jehovait. 21  Ja tek janë ndarjet e priftërinjve+ dhe të levitëve+ për gjithë shërbimin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Për çdo lloj shërbimi, ke në dispozicion punëtorë të gatshëm e të aftë,+ si edhe princat+ e tërë popullin, të cilët do të zbatojnë gjithë udhëzimet e tua.»

Shënimet

Ose «të gatshëm».
Ose «me zemër plotësisht të kushtuar».
Domethënë, të hyrjes së tempullit.
Fjalë për fjalë «të portikut dhe të shtëpive të tij».
Ose «të shtëpisë së shlyerjes». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «nëpërmjet frymës».
Ose «e gjërave të kushtuara».
Domethënë, të bukëve të paraqitjes. Shih Fjalorthin.