Libri i parë i Kronikave 9:1-44

  • Gjenealogjia pas kthimit nga mërgimi (1-34)

  • Përsëritet linja familjare e Saulit (35-44)

9  Të gjithë izraelitët kishin qenë të regjistruar sipas gjenealogjisë dhe i kishin shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit. Juda u çua në mërgim në Babiloni për shkak të pabesisë së saj.+  Banorët e parë që u kthyen në zotërimet e tyre, në qytetet e tyre, ishin disa izraelitë, priftërinjtë, levitët dhe shërbëtorët e tempullit.*+  Në Jerusalem banuan disa prej pasardhësve të Judës,+ të Beniaminit,+ të Efraimit e të Manaseut:  Utai, biri i Amihudit, biri i Omrit, biri i Imrit, biri i Banit, prej pasardhësve të Perezit,+ birit të Judës.  Nga shilonitët, i parëlinduri Asajahu dhe bijtë e tij.  Nga bijtë e Zerahut,+ Jeueli dhe 690 vëllezër të tyre.  Nga pasardhësit e Beniaminit: Salui, biri i Meshulamit, biri i Hodaviahut, biri i Hasenuahut;  Ibnejahu, biri i Jerohamit, Elahu, biri i Uzit, biri i Mikrit, dhe Meshulami, biri i Shefatiahut, biri i Reuelit, biri i Ibnijahut.  Vëllezërit e tyre, sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik, ishin 956 veta. Të gjithë këta burra ishin krerë të shtëpive të tyre atërore. 10  Nga priftërinjtë ishin Jedajahu, Jehojaribi, Jakini+ 11  dhe Azariahu, biri i Hilkiahut, biri i Meshulamit, biri i Sadokut, biri i Merajotit, biri i Ahitubit, një nga të parët e shtëpisë së Perëndisë* së vërtetë; 12  Adajahu, biri i Jerohamit, biri i Pashkurit, biri i Malkijahut; Masaji, biri i Adielit, biri i Jahzerahut, biri i Meshulamit, biri i Meshilemitit, biri i Imerit, 13  dhe vëllezërit e tyre, krerë të shtëpive atërore, 1.760 burra të fuqishëm e të zotë, të gatshëm për të shërbyer në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. 14  Nga levitët ishin Shemajahu,+ biri i Hashubit, biri i Azrikamit, biri i Hashabiahut nga pasardhësit e Merarit; 15  Bakbahari, Hereshi, Galali dhe Mataniahu, biri i Mikait, biri i Zikrit, biri i Asafit, 16  Abdia, biri i Shemajahut, biri i Galalit, biri i Jeduthunit, dhe Berekiahu, biri i Asës, biri i Elkanahut, që banonte në vendbanimet e netofathitëve.+ 17  Derëtarët+ ishin Shalumi, Akubi, Talmoni, Ahimani dhe vëllai i tyre Shalumi, i cili ishte kreu 18  dhe deri atëherë shërbente te porta e mbretit, në lindje.+ Këta ishin derëtarët e kampeve të levitëve. 19  Shalumi, biri i Koreut, biri i Ebiasafit, biri i Korahut, dhe vëllezërit e tij nga shtëpia e tij atërore, pra korahitët, ishin përgjegjës për caktimin e shërbimit si derëtarë të tendës, kurse etërit e tyre kishin qenë përgjegjës për kampin e Jehovait si rojtarë të hyrjes. 20  Prijës i tyre në të kaluarën kishte qenë Finehasi,+ biri i Eleazarit.+ Jehovai ishte me të. 21  Zakaria,+ biri i Meshelemiahut, ishte derëtari i hyrjes së tendës së takimit. 22  Të gjithë ata që ishin zgjedhur të ishin derëtarë te pragjet, ishin 212 veta. Ata u vendosën në vendbanimet e tyre sipas regjistrimit gjenealogjik.+ Davidi dhe parashikuesi+ Samuel ua besuan atyre këtë detyrë. 23  Bashkë me bijtë e tyre, ishin përgjegjës për shërbimin e rojave në portat e shtëpisë së Jehovait,+ shtëpisë së tendës. 24  Derëtarët ishin në katër anët: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug.+ 25  Herë pas here, vëllezërit e tyre duhej të vinin nga vendbanimet e veta për të shërbyer për shtatë ditë bashkë me ta. 26  Ajo detyrë iu besua katër derëtarëve kryesorë.* Ata ishin levitë dhe kishin në ngarkim dhomat* dhe thesarin e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë.+ 27  Ata bënin rojë gjithë natën rreth e qark shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, sepse u ishte ngarkuar shërbimi i rojës dhe ishin përgjegjës për çelësin që të hapnin shtëpinë mëngjes për mëngjes. 28  Disa prej tyre kishin në ngarkim pajisjet+ që përdoreshin në adhurim; i numëronin si kur i futnin, ashtu edhe kur i nxirrnin. 29  Disa prej tyre ishin të caktuar për pajisjet, për tërë pajisjet e shenjta,+ për miellin e bluar imët,+ për verën,+ për vajin,+ për temjanin e bardhë+ dhe për vajin e balsamit.+ 30  Disa prej bijve të priftërinjve përzienin pomadën me vaj balsami. 31  Matitiahut, një prej levitëve, që ishte i parëlinduri i korahitit Shalum, i ishte besuar detyra që të kujdesej për gjërat e pjekura në tiganë.+ 32  Disa nga vëllezërit e tyre kehathitë, kishin në ngarkim që të përgatitnin çdo sabat bukët e vëna stivë.*+ 33  Këta ishin këngëtarët, krerët e shtëpive atërore të levitëve që rrinin te dhomat.* Ata ishin përjashtuar nga detyrat e tjera, sepse duhej të rrinin ditë e natë në krye të detyrës së tyre. 34  Këta ishin krerët e shtëpive atërore të levitëve sipas regjistrimit të tyre gjenealogjik; këta banonin në Jerusalem. 35  Ati i Gibeonit, Jejeli, banoi në Gibeon+ dhe gruaja e tij quhej Makaha. 36  Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pas tij Zuri, Kishi, Baali, Neri, Nadabi, 37  Gedori, Ahioja, Zakaria dhe Mikloti. 38  Miklotit i lindi Shimeami. Të gjithë këta banuan pranë vëllezërve të tyre* në Jerusalem. 39  Nerit+ i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli;+ Saulit i lindën: Jonatani,+ Malki-Shuai,+ Abinadabi+ dhe Eshbaali. 40  Biri i Jonatanit ishte Merib-Baali.+ Merib-Baalit i lindi Mikea.+ 41  Bijtë e Mikesë ishin: Pitoni, Meleku, Tahreai dhe Akazi. 42  Akazit i lindi Jarahu; Jarahut i lindën: Alemethi, Azmaveti dhe Zimri. Zimrit i lindi Mozai. 43  Mozait i lindi Bineai, biri i tij Refajahu, biri i tij Eleasahu, biri i tij Azeli. 44  Azeli kishte gjashtë djem. Ata ishin: Azrikami, Bokerui, Ismaeli, Shearjahu, Abdia dhe Hanani. Këta ishin bijtë e Azelit.

Shënimet

Ose «nethinimët». Fjalë për fjalë «të dhuruarit».
Ose «e tempullit të Perëndisë».
Ose «dhomat e ngrënies».
Fjalë për fjalë «të fuqishëm».
Domethënë, bukët e paraqitjes. Shih Fjalorthin.
Ose «dhomat e ngrënies».
Domethënë, të beniaminitëve të tjerë.