Letra e parë e Pjetrit 2:1-25
2 Prandaj flakni tej çdo të keqe,+ mashtrim, hipokrizi, zili dhe përgojim.
2 Si foshnja të porsalindura,+ ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin e kulluar* të fjalës, që me anë të tij të rriteni e të shpëtoni,+
3 nëse vërtet e keni provuar* që Zotëria është zemërmirë.
4 Ndërsa i afroheni atij—një guri të gjallë që njerëzit e hodhën poshtë,+ por që Perëndia e zgjodhi si gur të çmuar+—
5 edhe ju, si gurë të gjallë, po ndërtoheni për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë dhe, nëpërmjet Jezu Krishtit, të ofroni flijime+ të pranueshme për Perëndinë+ në harmoni me frymën e tij.
6 Prandaj në Shkrim thuhet: «Unë po vë në Sion një gur të zgjedhur, një gur të çmuar qosheje për themelin. Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet kurrë.»*+
7 Për ju, pra, ai është i çmuar, sepse jeni besimtarë. Por për ata që nuk besojnë, nuk është kështu, sepse shkrimi thotë se «guri që ndërtuesit hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes»*+
8 dhe «gur e shkëmb pengese».+ Ata pengohen sepse nuk i binden fjalës, dhe kështu do të përfundojnë njerëz të tillë.
9 Kurse ju jeni «popull i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ prona e tij e veçantë,+ që të shpallni kudo cilësitë e tij të shkëlqyera»,*+ të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+
10 Dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë;+ dikur Perëndia nuk ju kishte treguar mëshirë, por tani ai ju ka treguar mëshirë.+
11 Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm në këtë botë,+ të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat mëkatare,*+ të cilat luftojnë kundër jush.+
12 Kini një sjellje të shkëlqyer mes njerëzve nga bota,*+ që, kur t’ju akuzojnë si keqbërës, të jenë dëshmitarë okularë të veprave tuaja të shkëlqyera,+ e kështu t’i japin lavdi Perëndisë në ditën e hetimit.
13 Për hir të Zotërisë, nënshtrojuni çdo autoriteti* njerëzor,+ qoftë mbretit+ si më i lartë,
14 qoftë guvernatorëve si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,+
15 sepse është vullneti i Perëndisë, që, duke bërë të mirën, t’ua mbyllni gojën* njerëzve të paarsyeshëm që flasin nga injoranca.+
16 Jetoni si njerëz të lirë,+ por mos e përdorni lirinë tuaj si justifikim* për të bërë të keqen,+ përkundrazi jini skllevër të Perëndisë.+
17 Nderoni njerëz të çdo lloji,+ kini dashuri për gjithë vëllezërit në besim,*+ kini nderim të thellë për* Perëndinë,+ nderoni mbretin!+
18 Shërbyesit t’u nënshtrohen zotërinjve të tyre me frikën që u takon,+ jo vetëm të mirëve dhe të arsyeshmëve, por edhe gjithë atyre që zor se kënaqen,
19 sepse Perëndia kënaqet me ata që u bëjnë ballë vështirësive* dhe vuajnë padrejtësisht ngaqë mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara tij.+
20 Në të vërtetë, ç’meritë keni nëse ju rrahin kur mëkatoni?!+ Por nëse duroni kur vuani ngaqë bëni të mirën, Perëndia kënaqet.+
21 Në të vërtetë, në këtë udhë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ju+ e ju la një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.+
22 Ai nuk kreu asnjë mëkat+ dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+
23 Kur e shanin,*+ nuk e kthente sharjen.*+ Kur vuante,+ nuk kërcënonte, por e linte veten në duart e Atij që gjykon+ me drejtësi.
24 Ai vetë mbarti mëkatet tona+ në trupin e tij kur u vu në shtyllë,*+ që ne të ishim të vdekur për mëkatin* dhe të jetonim për drejtësinë. «Falë plagëve të tij u shëruat»,+
25 sepse ishit si dele që po humbitnin rrugën,+ kurse tani jeni kthyer te bariu+ dhe mbikëqyrësi i shpirtit tuaj.*
Shënimet
^ Ose «e papërzier».
^ Ose «e keni shijuar».
^ Fjalë për fjalë «nuk do të turpërohet».
^ Fjalë për fjalë «koka e qoshes».
^ Fjalë për fjalë «virtytet», pra, cilësitë dhe veprat e tij të admirueshme.
^ Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «nga kombet». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «krijimi».
^ Fjalë për fjalë «t’u vini gojëz».
^ Ose «si maskim».
^ Fjalë për fjalë «vëllazërinë».
^ Fjalë për fjalë «kini frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
^ Ose «dhembjeve; brengave».
^ Ose «fyerjen».
^ Ose «e fyenin».
^ Ose «dru».
^ Ose «të mos kishim të bënim më me mëkatin».
^ Ose «i jetës suaj».