Letra e parë e Pjetrit 3:1-22
3 Në të njëjtën mënyrë, ju gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ që, nëse disa nuk i binden fjalës, t’i fitoni pa fjalë, me sjelljen tuaj,+
2 pasi të kenë parë me sytë e tyre sjelljen tuaj të dëlirë,+ si edhe respektin e thellë.
3 Stolisja juaj të mos jetë e jashtme, me gërshetime flokësh,* me stoli prej ari+ a me veshje luksoze.
4 Por stolisni njeriun e fshehtë të zemrës me një frymë të qetë e të butë,+ një stolisje e pashkatërrueshme dhe e vyer në sytë e Perëndisë.
5 Faktikisht, kështu stoliseshin më parë gratë e shenjta që shpresonin te Perëndia dhe u nënshtroheshin burrave të tyre,
6 ashtu si Sara i bindej Abrahamit dhe e quante zotëri.+ Ju jeni bija të saj po të vazhdoni të bëni të mirën pa frikë.+
7 Në të njëjtën mënyrë, ju burra, mirëkuptojini* gratë tuaja ndërsa jetoni me to* dhe nderojini+ si një enë më të brishtë, përderisa edhe ato janë bashkëtrashëgimtare me ju+ të dhuratës së pamerituar të jetës, që të mos pengohen lutjet tuaja.
8 Së fundi, jini të gjithë në një mendje,*+ tregoni empati,* përzemërsi vëllazërore, jini zemërdhembshur+ dhe të përulur.+
9 Mos e ktheni të keqen me të keqe+ dhe sharjen me të sharë,+ por më mirë bekoni,+ sepse u thirrët në këtë udhë që të trashëgoni bekimin e Perëndisë.
10 Prandaj, «ai që e do jetën dhe dëshiron të shohë ditë të bardha, duhet ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+ dhe buzët, për të mos mashtruar.
11 Të largohet nga e keqja+ dhe të bëjë të mirën,+ të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë,+
12 sepse Jehovai* i mban sytë mbi të drejtët dhe veshët te përgjërimi i tyre,+ por Jehovai* e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija».+
13 Vërtet, kush do t’ju bëjë keq nëse bëni gjithë zell të mirën?!+
14 Por, edhe sikur të vuani për hir të drejtësisë, lum ju!+ Megjithatë, mos iu frikësoni asaj që i frikësohen njerëzit,* as mos u shqetësoni.+
15 Por nderoni* Krishtin si Zotëri në zemrat tuaja e jini gjithnjë gati të mbroni shpresën* tuaj përpara kujtdo që ju kërkon shpjegime, me butësi+ dhe respekt të thellë.+
16 Mbani një ndërgjegje të mirë,+ që, kushdo që thotë ndonjë të keqe kundër jush, të turpërohet+ nga sjellja juaj e mirë si dishepuj të Krishtit,+
17 sepse është më mirë të vuani ngaqë bëni të mirën,+ në qoftë vullneti i Perëndisë, sesa ngaqë bëni të ligën.+
18 Vetë Krishti vdiq një herë e mirë për mëkatin,*+ një i drejtë për të padrejtët,+ që t’ju çojë te Perëndia.+ Ai vdiq si njeri,*+ por u ngjall si krijesë qiellore,*+
19 dhe si i tillë ai shkoi dhe u shpalli mesazhin e gjykimit engjëjve të burgosur+
20 që u treguan të pabindur në ditët e Noesë. Në ato ditë, Perëndia priste me durim*+ ndërsa ndërtohej arka,+ në të cilën pak njerëz, domethënë tetë shpirt,* shpëtuan nëpërmjet ujit.+
21 Pagëzimi, që përkon me këtë ngjarje, tani po ju shpëton edhe ju (jo duke hequr fëlliqësinë e trupit,* por duke i drejtuar Perëndisë një kërkesë për ndërgjegje të mirë)+ nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit.
22 Ai është në të djathtën e Perëndisë,+ sepse shkoi në qiell, ku engjëjt, autoritetet dhe fuqitë iu nënshtruan.+
Shënimet
^ Domethënë, me modele të ekzagjeruara flokësh.
^ Ose «çmojini; tregojuni konsideratë».
^ Fjalë për fjalë «vazhdoni të jetoni me to sipas njohurisë».
^ Ose «kini unitet mendimi».
^ Ose «ndjenja të përbashkëta».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Një mundësi tjetër «mos iu frikësoni kërcënimeve të tyre».
^ Fjalë për fjalë «shenjtëroni».
^ Ose «bindjet».
^ Fjalë për fjalë «në frymë».
^ Fjalë për fjalë «në mish».
^ Domethënë, për të hequr mëkatin.
^ Fjalë për fjalë «durimi i Perëndisë po priste».
^ Ose «vetë».
^ Fjalë për fjalë «e mishit».