Letra e parë drejtuar selanikasve 1:1-10
1 Pavli, Silvani*+ dhe Timoteu,+ drejtuar kongregacionit* të selanikasve, që është në unitet me Perëndinë, Atin, dhe me Zotërinë Jezu Krisht:
Mirësia e pamerituar* dhe paqja e Perëndisë qofshin me ju!
2 E falënderojmë gjithmonë Perëndinë kur ju përmendim të gjithë ju në lutjet tona,+
3 sepse nuk e harrojmë kurrë para Perëndisë, Atit tonë, veprën tuaj besnike, mundin tuaj të dashur dhe qëndrueshmërinë që tregoni falë shpresës+ që keni në Zotërinë tonë Jezu Krisht.
4 Pasi ne e dimë, o vëllezër të dashur për Perëndinë, se ai ju zgjodhi,
5 sepse lajmi i mirë që predikojmë, nuk erdhi te ju thjesht me fjalë, por me fuqi, me frymë të shenjtë e me bindje të fortë, pasi ju e dini ç’lloj njerëzish u bëmë mes jush për dobinë tuaj.
6 E ju vetë u bëtë imituesit tanë+ dhe të Zotërisë,+ meqë e pranuat fjalën mes shumë shtrëngimesh*+ me gëzimin që vjen nga fryma e shenjtë,
7 aq sa u bëtë shembull për të gjithë besimtarët në Maqedoni* dhe në Akai.
8 Në fakt, jo vetëm fjala e Jehovait* ushtoi prej jush në Maqedoni dhe në Akai, por edhe besimi juaj te Perëndia u përhap në çdo vend,+ kështu që s’kemi nevojë t’ju themi gjë.
9 Faktikisht, në këto vende ende flitet për takimin tonë të parë me ju dhe si i braktisët idhujt,+ që të bëheshit skllevër të një Perëndie të gjallë e të vërtetë
10 dhe që të prisnit nga qiejt Birin e tij,+ të cilin e ngriti nga të vdekurit, domethënë, Jezuin, që do të na shpëtojë nga zemërimi i furishëm që po vjen.+
Shënimet
^ Quhet edhe Sila.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Dashamirësia e pamerituar». Shih Fjalorthin.
^ Ose «vështirësish».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën A5.