Letra e parë drejtuar Timoteut 4:1-16
4 Megjithatë, fjala e frymëzuar* e thotë qartë se në të ardhmen disa do të largohen nga besimi ngaqë do t’ua vënë veshin thënieve të frymëzuara mashtruese,*+ mësimeve të demonëve
2 dhe hipokrizisë së njerëzve që thonë gënjeshtra,+ që e kanë ndërgjegjen të damkosur* si me hekur të nxehtë.
3 Këta ndalojnë martesën+ dhe i urdhërojnë njerëzit të mos hanë disa ushqime,+ të cilat Perëndia i krijoi që, njerëzit që kanë besim dhe e njohin saktësisht të vërtetën, t’i hanë+ duke e falënderuar atë.+
4 Vërtet, çdo krijim i Perëndisë është i shkëlqyer+ dhe asgjë s’është për t’u flakur+ nëse hahet me falënderime,
5 sepse ushqimi shenjtërohet* nëpërmjet fjalës së Perëndisë dhe lutjes.
6 Po t’u japësh vëllezërve këto këshilla, do të jesh një shërbëtor i shkëlqyer i Krishtit Jezu, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të shkëlqyer që ke ndjekur me kujdes.+
7 Hidhi poshtë përrallat që nuk e nderojnë Perëndinë,+ si ato që tregojnë plakat. Nga ana tjetër, stërvitu duke pasur si synim përkushtimin ndaj Perëndisë,
8 sepse stërvitja e trupit* është e dobishme për pak gjë, kurse përkushtimi ndaj Perëndisë është i dobishëm për çdo gjë, sepse na premton jetë tani dhe në të ardhmen.+
9 Kjo thënie është e besueshme dhe plotësisht e denjë që të pranohet.
10 Ja pse po mundohemi e po përpiqemi fort,+ sepse e kemi varur shpresën tonë te një Perëndi i gjallë, që është Shpëtimtar+ i njerëzve të çdo lloji,+ sidomos i besnikëve.
11 Vazhdo të japësh e të mësosh këto urdhërime.
12 Mos lejo askënd ta përbuzë rininë tënde. Përkundrazi, bëhu shembull për besnikët në të folur, në sjellje, në dashuri, në besim dhe në dëlirësi.*
13 Derisa të vij unë, vazhdo t’i kushtohesh leximit publik,+ nxitjes* dhe mësimdhënies.
14 Mos e lër pas dore dhuratën që ke, e cila t’u dha nëpërmjet një profecie kur trupi i pleqve vuri duart mbi ty.*+
15 Bluaji në mendje* këto gjëra, zhytu në to, që përparimin tënd ta shohin qartë të gjithë.
16 Kushtoji vëmendje të vazhdueshme vetes dhe mësimdhënies sate.+ Ngulmo në këto gjëra, sepse duke e bërë këtë, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «fryma».
^ Fjalë për fjalë «të frymërave mashtruese».
^ Ose «të pandjeshme».
^ Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
^ Ose «fizkultura».
^ Ose «në pastërti».
^ Ose «inkurajimit».
^ Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
^ Ose «Medito për».