Libri i dytë i Mbretërve 21:1-26

  • Manaseu, mbret i Judës; derdh shumë gjak të pafaj (1-18)

    • Jerusalemin e pret shkatërrimi (12-15)

  • Amoni, mbret i Judës (19-26)

21  Manaseu+ ishte 12 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 55 vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Hefziba.  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para popullit të Izraelit.+  Ndërtoi përsëri vendet e larta që Hezekia, i ati, kishte shkatërruar,+ ngriti altarë për Baalin dhe bëri një shtyllë të shenjtë,*+ siç kishte bërë Akabi, mbreti i Izraelit.+ Manaseu u përkul para gjithë ushtrisë së qiejve dhe u shërbeu atyre.+  Ai ndërtoi edhe altarë në shtëpinë e Jehovait,+ për të cilën Jehovai kishte thënë: «Në Jerusalem do ta vë emrin tim.»+  Në dy oborret e shtëpisë së Jehovait+ ndërtoi altarë për gjithë ushtrinë e qiejve.+  Ai e dogji të birin në zjarr,* u mor me magji, kërkoi ogure,*+ vendosi mediume* dhe caktoi parashikues fati.+ Bëri në një shkallë të paparë atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, për ta fyer atë.  Shëmbëlltyrën e gdhendur të shtyllës së shenjtë*+ e vuri në shtëpinë për të cilën Jehovai i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të tij: «Në këtë shtëpi dhe në Jerusalem, të cilin e kam zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit, do ta vë emrin tim përgjithmonë.+  Unë nuk do të lë përsëri që këmbët e Izraelit të enden larg tokës që u dhashë paraardhësve të tyre,+ me kusht që të veprojnë me kujdes në përputhje me gjithë ato që u urdhërova,+ sipas gjithë Ligjit që u urdhëroi Moisiu, shërbëtori im.»  Por ata nuk u bindën dhe Manaseu i largoi nga rruga e drejtë që të bënin atë që ishte e ligë më shumë se kombet që Jehovai i kishte shfarosur para izraelitëve.+ 10  Jehovai thoshte me anë të shërbëtorëve të tij, profetëve:+ 11  «Manaseu, mbreti i Judës, ka bërë gjithë këto gjëra të neveritshme. Ka vepruar më me ligësi se gjithë amoritët+ që ishin para tij;+ e ka nxitur edhe Judën që të mëkatojë me idhujt e vet të pështirë.* 12  Prandaj kështu thotë Jehovai, Perëndia i Izraelit: ‘Ja, unë po sjell mbi Jerusalemin+ e Judën një shkatërrim të tillë, saqë kushdo që do ta dëgjojë, do të tronditet.*+ 13  Do të shtrij mbi Jerusalemin litarin për matje+ që është përdorur për Samarinë+ dhe do të përdor nivelin* që kam përdorur për shtëpinë e Akabit.+ Do ta pastroj mirë e mirë Jerusalemin, ashtu si pastrohet një tas, e pastaj e kthen përmbys.+ 14  Unë do ta braktis mbetjen e trashëgimisë sime+ e do ta jap në duart e armiqve. Ata do të bëhen pre e plaçkë për gjithë armiqtë e tyre,+ 15  sepse kanë bërë atë që ishte e keqe në sytë e mi dhe më kanë fyer pareshtur që prej ditës që paraardhësit e tyre dolën nga Egjipti e deri më sot.’»+ 16  Përveç mëkatit me të cilin shtyu edhe Judën të mëkatonte e të bënte atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, Manaseu derdhi edhe gjak të pafajshëm, aq shumë gjak sa e mbushi Jerusalemin nga njëri cep në tjetrin.+ 17  Pjesa tjetër e historisë së Manaseut, gjithçka bëri dhe mëkatet që kreu, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 18  Në fund Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë së vet, në kopshtin e Uzait;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Amoni. 19  Amoni+ ishte 22 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi dy vjet në Jerusalem.+ Nëna e tij quhej Meshulemeta dhe ishte vajza e Haruzit nga Jotbahu. 20  Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait, ashtu si kishte bërë i ati, Manaseu.+ 21  Eci plotësisht në gjurmët e të atit dhe u shërbeu e u përkul para idhujve të pështirë, të cilëve u kishte shërbyer i ati.+ 22  Kështu ai e braktisi Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij, dhe nuk eci në udhën e Jehovait.+ 23  Në fund shërbëtorët e mbretit Amon komplotuan kundër tij dhe e vranë në shtëpinë e vet. 24  Por populli i vendit vrau të gjithë ata që kishin komplotuar kundër mbretit Amon, dhe në vend të tij bëri mbret të birin, Josinë.+ 25  Pjesa tjetër e historisë së Amonit, gjithçka bëri, a nuk është shkruar në librin e historisë së mbretërve të Judës? 26  Atë e varrosën në varrin e vet, në kopshtin e Uzait,+ dhe në vend të tij u bë mbret i biri, Josia.+

Shënimet

Ose «shenja».
Fjalë për fjalë «e kaloi të birin në zjarr».
Kjo fjalë hebraike mund të lidhet me një fjalë që do të thotë «bajgë» dhe përdoret për të shprehur përbuzje.
Fjalë për fjalë «do t’i dridhen veshët».
Ose «plumbçen».