Libri i dytë i Kronikave 15:1-19

  • Reformat e Asës (1-19)

15  Tani, fryma e Perëndisë erdhi mbi Azariahun, birin e Odedit.  Prandaj ai doli për të takuar Asën dhe i tha: «Më dëgjoni, o mbret Asa, gjithë Juda dhe Beniamini! Jehovai do të jetë me ju për sa kohë të jeni me të.+ Nëse e kërkoni, ai do t’ju lërë ta gjeni,+ por nëse e braktisni, do t’ju braktisë.+  Për shumë kohë* Izraeli ka qenë pa Perëndinë e vërtetë, pa prift që ta mësonte dhe pa Ligj.+  Por, kur izraelitët ktheheshin te Jehovai, Perëndia i Izraelit, dhe e kërkonin ngaqë ishin në hall, ai i linte ta gjenin.+  Në ato kohë askush nuk mund të udhëtonte i sigurt,* sepse mes gjithë banorëve të zonave të ndryshme kishte shumë trazira.  Fiset e bënin copë-copë njëri-tjetrin, po ashtu edhe qytetet, sepse Perëndia lejonte që të kishin trazira për shkak të vuajtjeve të ndryshme.+  Por ju jini të fortë dhe të mos ju lëshojë zemra,*+ sepse do të shpërbleheni për atë që do të bëni.»  Me të dëgjuar këto fjalë dhe profecinë e profetit Oded, Asa mori zemër dhe zhduku idhujt e pështirë nga gjithë vendi i Judës+ e i Beniaminit dhe nga qytetet që kishte pushtuar në rajonin malor të Efraimit. Gjithashtu riparoi altarin e Jehovait që ishte para portikut* të Jehovait.+  Ai mblodhi tërë Judën, Beniaminin dhe të ardhurit nga Efraimi, Manaseu e Simeoni,+ sepse shumë nga këta dezertuan nga Izraeli e vajtën tek ai kur panë se Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të. 10  Kështu, ata u mblodhën së bashku në Jerusalem, muajin e 3-të të vitit të 15-të të mbretërimit të Asës. 11  Atë ditë, nga plaçka që kishin sjellë, ata flijuan për Jehovain 700 gjedhë dhe 7.000 dhen. 12  Veç kësaj, bënë një besëlidhje për të kërkuar Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.*+ 13  Kushdo që nuk do të kërkonte Jehovain, Perëndinë e Izraelit, do të vritej, qoftë i vogël a i madh, qoftë burrë a grua.+ 14  Kështu, ata iu betuan Jehovait me zë të lartë dhe me britma të gëzueshme, me tinguj trumbetash e brirësh. 15  Gjithë Juda fluturonte nga gëzimi për betimin që bënë, sepse u betuan me gjithë zemër dhe e kërkuan atë me ngulm, kështu që ai i la ta gjenin;+ e Jehovai vazhdoi t’u jepte paqe në çdo anë.+ 16  Mbreti Asa hoqi edhe Makahën,+ gjyshen e vet, nga pozita si nëna mbretëreshë,* sepse kishte bërë një idhull të ndyrë për adhurimin e shtyllës së shenjtë.*+ Asa e rrëzoi idhullin, e bëri pluhur e hi dhe e dogji në luginën e Kidronit.+ 17  Edhe pse vendet e larta nuk u hoqën+ nga Izraeli,+ Asa iu kushtua me gjithë zemër Perëndisë gjatë gjithë jetës* së tij.+ 18  Ai solli në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë gjërat që ai dhe i ati kishin shenjtëruar: argjend, ar dhe pajisje të ndryshme.+ 19  Deri në vitin e 35-të të mbretërimit të Asës, nuk pati luftë.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «Për shumë ditë».
Fjalë për fjalë «nuk kishte paqe për këdo që dilte a hynte».
Fjalë për fjalë «të mos ju lëshojnë duart».
Domethënë, hyrjes së tempullit.
Ose «si zonjë».
Fjalë për fjalë «ditëve».