Libri i dytë i Kronikave 27:1-9
-
Jotami, mbret i Judës (1-9)
27 Jotami+ ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jerusha dhe ishte vajza e Sadokut.+
2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, tamam si kishte bërë i ati, Uziahu.+ Por, ndryshe nga ai, nuk hyri në ndonjë zonë të ndaluar të tempullit të Jehovait.+ Megjithatë populli bënte ende gjëra të këqija.
3 Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë së Jehovait+ dhe bëri shumë ndërtime në murin e Ofelit.+
4 Gjithashtu, në rajonin malor të Judës+ ndërtoi qytete,+ ndërsa në pyje ndërtoi vende të fortifikuara+ e kulla.+
5 Ai luftoi kundër mbretit të amonitëve+ dhe në fund doli më i fortë se ata, prandaj atë vit amonitët i dhanë 100 talenta* argjendi, 10.000 korë* grurë dhe 10.000 korë elb. Amonitët i dhanë po kaq edhe vitin e dytë e të tretë.+
6 Kështu, Jotami bëhej gjithnjë e më i fuqishëm, sepse ishte i vendosur* të ecte në udhët e Jehovait, Perëndisë së tij.
7 Pjesa tjetër e historisë së Jotamit, gjithë luftërat dhe veprat e tij, është shkruar në Librin e Mbretërve të Izraelit dhe të Judës.+
8 Ai ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem.+
9 Pastaj Jotami u preh me paraardhësit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Akazi.+
Shënimet
^ Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.
^ Një korë ishte 220 l. Shih Shtojcën B14.
^ Ose «i përgatitur».