Libri i dytë i Samuelit 23:1-39

  • Fjalët e fundit të Davidit (1-7)

  • Bëmat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit (8-39)

23  Këto janë fjalët e fundit të Davidit:+ «Fjalët e Davidit, djalit të Jeseut,+fjalët e burrit që u lartësua,+të mirosurit*+ të Perëndisë së Jakobit,të këngëtarit të këndshëm* të këngëve+ të Izraelit.   Fryma e Jehovait foli nëpërmjet meje;+fjala e tij ishte në gjuhën time.+   Perëndia i Izraelit foli,Shkëmbi i Izraelit+ më tha: ‘Kur ai që sundon mbi njerëzit është i drejtë+dhe sundon me nderim të thellë për Perëndinë*+   sundimi i tij është si drita e mëngjesit kur shkëlqen dielli,+si një mëngjes pa re. Është si shndritja pas shiutqë e bën barin të mbijë nga toka.’+   A nuk është vallë e tillë shtëpia ime para Perëndisë? Se ai ka bërë me mua një besëlidhje të përjetshme,+të përcaktuar në çdo hollësi dhe të sigurt. Meqë ajo është gjithë shpëtimi im dhe gjithë kënaqësia ime,a nuk do ta bëjë ai të lulëzojë?+   Por njerëzit e pavlerë hidhen që të gjithë tej,+ si ferrat,që nuk mund të kapen me dorë.   Kush i prek,duhet të ketë një armë prej hekuri dhe një heshtë. Ato duhet të digjen krejtësisht me zjarr aty ku janë.»  Këta janë emrat e luftëtarëve të fuqishëm të Davidit:+ Josheb-Bashebethi, një tahkemonit, kreu i treshes.+ Në një rast, ai vrau 800 burra me heshtën e tij.  Pas tij vinte Eleazari,+ djali i Dodit,+ djalit të Ahohit, një nga tre luftëtarët e fuqishëm që ishin me Davidin kur sfiduan filistinët. Ata ishin mbledhur për betejë dhe, kur burrat e Izraelit u tërhoqën, 10  ai qëndroi i patundur dhe i goditi filistinët derisa iu lodh krahu dhe iu mpi dora ngaqë mbante fort shpatën.+ Kështu, atë ditë, Jehovai solli një fitore të madhe;+ ushtarët u kthyen pas me Eleazarin për të zhveshur të vrarët. 11  Pas tij vinte Shamahu, djali i hararitit Age. Filistinët u mblodhën në Lehi, ku ishte një arë plot me thjerrëza; ushtarët ia mbathën nga frika e filistinëve. 12  Kurse ai zuri vend në mes të arës dhe nuk i lejoi filistinët ta shtinin në dorë, por i vrau. Kështu Jehovai solli një fitore të madhe.*+ 13  Në kohën e të korrave, tre nga 30 krerët zbritën te Davidi, në shpellën e Adulamit.+ Ndërkohë një formacion* i filistinëve kishte ngritur kampin në luginën* e Refaimit.+ 14  Në atë kohë Davidi ishte në vendin e tij të sigurt,+ kurse një pararojë e filistinëve ndodhej në Betlehem. 15  Davidi pati një dëshirë të madhe: «Ah, sikur të pija ca ujë nga sterna që është pranë portës së Betlehemit!» 16  Atëherë tre luftëtarët e fuqishëm çanë përmes kampit të filistinëve dhe nxorën ujë nga sterna pranë portës së Betlehemit, dhe ia sollën Davidit. Por ai nuk pranoi ta pinte dhe e derdhi para Jehovait.+ 17  Davidi tha: «Mua, o Jehova, s’më shkon kurrë ndër mend të bëj një gjë të tillë! Të pi unë gjakun+ e njerëzve që vunë në rrezik jetën e tyre?!» Prandaj nuk pranoi të pinte. Këto gjëra bënë tre luftëtarët e tij të fuqishëm. 18  Abishai,+ vëllai i Joabit, djalit të Zerujasë,+ ishte kreu i një tresheje tjetër; ai vrau 300 burra me heshtën e tij, dhe ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm.+ 19  Ndonëse ishte më i shquari i treshes tjetër dhe ishte kreu i tyre, nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm. 20  Benajahu,+ djali i Jehojadës, ishte një burrë guximtar;* bëmat e tij në Kabzel+ ishin të shumta. Ai vrau dy djemtë e Arielit nga Moabi dhe, një ditë me borë, zbriti brenda një grope uji e vrau një luan.+ 21  Benajahu vrau edhe një egjiptian me shtat të jashtëzakonshëm. Edhe pse egjiptiani kishte në dorë një heshtë, ai luftoi kundër tij me një hu, ia rrëmbeu heshtën nga dora dhe e vrau me të. 22  Këto gjëra bëri Benajahu, djali i Jehojadës. Ai ishte po aq i famshëm sa edhe tre luftëtarët e fuqishëm. 23  Ndonëse ishte më i shquar se të tridhjetët, ai nuk e arriti rangun e tre luftëtarëve të fuqishëm. Gjithsesi Davidi e caktoi në krye të truprojës së vet. 24  Asaheli,+ vëllai i Joabit, ishte ndër të tridhjetët: Elhanani, djali i Dodit nga Betlehemi,+ 25  haroditi Shamah, haroditi Eliká, 26  paltiti Helez,+ Irai,+ djali i tekoitit Ikesh, 27  anatothiti+ Abi-Ezer,+ hushahiti Mebuná, 28  ahohiti Zalmon, netofathiti Mahará,+ 29  Helebi, djali i netofathitit Banah, Itai, djali i Ribait nga Gibeahu, beniaminit, 30  piratoniti Benajah,+ Hidai nga luginat* e Gashit,+ 31  arbathiti Abi-Albon, bar-humiti Azmavet, 32  shalboniti Eliabá, djemtë e Jasenit, Jonatani, 33  harariti Shamah, Ahiami, djali i hararitit Sharar, 34  Elifeleti, djali i Ahasbait, djalit të makathitit, Eliami, djali i gilonitit Ahithofel,+ 35  karmeliti Hezro, arbiti Pará, 36  Igali, djali i Natanit nga Zobahu, gaditi Bani, 37  amoniti Zelek, berotiti Nahará, armëmbajtësi i Joabit, djalit të Zerujasë, 38  ithriti Ira, ithriti+ Gareb, 39  hititi Uriah,+ gjithsej ishin 37.

Shënimet

Ose «të njeriut të këndshëm».
Fjalë për fjalë «me frikë Perëndie». Shih Fjalorthin.
Ose «shpëtim të madh».
Ose «ultësirën».
Ose «kamp me tenda».
Fjalë për fjalë «djali i një burri trim».
Ose «vadet». Shih Fjalorthin.