Efesianëve 2:1-22
2 Për më tepër, Perëndia ju dha jetë, ndonëse ishit të vdekur për shkak të shkeljeve* e të mëkateve tuaja,+
2 në të cilat ecnit dikur sipas modelit* të kësaj bote,+ kur ndiqnit sundimtarin që ushtron autoritet mbi ajrin,+ mbi frymën*+ që tani vepron në bijtë e mosbindjes.
3 Po, të gjithë ne silleshim dikur si këta në harmoni me dëshirat mëkatare,*+ duke bërë vullnetin e trupit e të mendjes,+ dhe ishim prej natyre fëmijë të zemërimit+ si të tjerët.
4 Por Perëndia është i pasur në mëshirë+ dhe, prej dashurisë së madhe që tregoi ndaj nesh,+
5 na dha jetë bashkë me Krishtin edhe kur ishim të vdekur për shkak të shkeljeve tona+—falë mirësisë së pamerituar keni shpëtuar.
6 Për më tepër, na ngriti së bashku dhe na uli së bashku në vendet qiellore, ngaqë jemi në unitet me Krishtin Jezu,+
7 që të tregojë me bujari në sistemet* që po vijnë, pasurinë tejet të madhe të mirësisë së tij të pamerituar ndaj nesh në unitet me Krishtin Jezu.
8 Falë kësaj mirësie të pamerituar keni shpëtuar nëpërmjet besimit,+ e kjo nuk vjen nga ju, por është dhuratë e Perëndisë.
9 Jo, nuk vjen nga veprat tuaja,+ që askush të mos ketë arsye për t’u mburrur.
10 Ne jemi vepër e duarve të Perëndisë* dhe u krijuam+ në unitet me Krishtin Jezu+ për të kryer vepra të mira, të cilat Perëndia i përcaktoi paraprakisht që ne t’i bënim.
11 Prandaj, mos harroni se ju, njerëz të kombeve* nga lindja,* dikur quheshit «të parrethprerë» nga ata që quhen «të rrethprerë»—rrethprerje që bëhet në mish nga duart e njeriut.
12 Në atë kohë ishit pa Krisht, të ndarë nga kombi i Izraelit, të huaj për besëlidhjet e premtimit;+ nuk kishit asnjë shpresë dhe ishit pa Perëndi në botë.+
13 Kurse tani, në unitet me Krishtin Jezu, ju që dikur ishit larg, jeni afruar me anë të gjakut të Krishtit.
14 Në fakt, ai është paqja jonë,+ ai që i bashkoi të dyja grupet në një të vetëm+ dhe e shembi murin e mesit që i ndante.+
15 Me anë të trupit* të vet, ai i dha fund armiqësisë, Ligjit të përbërë nga urdhërime e dekrete, që të krijonte nga të dyja grupet një njeri të ri në unitet me të,+ që të sillte paqe
16 e që t’i pajtonte plotësisht me Perëndinë të dy popujt në një trup të vetëm nëpërmjet shtyllës së torturës,*+ sepse ai e kishte asgjësuar armiqësinë+ me anë të vdekjes së vet.
17 Gjithashtu, erdhi e ju shpalli lajmin e mirë të paqes juve që ishit larg dhe paqen atyre që ishin afër,
18 sepse me anë të tij, ne, të dy popujt, mund t’i afrohemi lirisht Atit nëpërmjet së njëjtës frymë të shenjtë.
19 Prandaj nuk jeni më të panjohur, as të huaj,+ por jeni bashkëqytetarë+ të të shenjtëve dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë,+
20 dhe jeni ndërtuar mbi themelin e apostujve e të profetëve,+ ku vetë Krishti Jezu është guri i qoshes.+
21 Në unitet me të, e gjithë ndërtesa, e lidhur në mënyrë të harmonishme,+ po rritet që të bëhet një tempull i shenjtë për Jehovain.*+
22 Në unitet me të, edhe ju po ndërtoheni së bashku për të formuar një vend ku Perëndia të banojë me anë të frymës së tij.+
Shënimet
^ Ose «të fajeve».
^ Ose «sistemit».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «e mishit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «kohët». Shih Fjalorthin.
^ Ose «fryt i punës së Tij».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «mishi».
^ Fjalë për fjalë «mishit».
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën A5.