Kënga e Solomonit 2:1-17
2 Veç një lule shafrani* e bregdetit* jam,veç një zambak i lëndinave.»+
2 «Si një zambak mes gjembaçëve,është e shtrenjta ime mes vashave.»
3 «Si një pemë molle në mes të pyllit,është i shtrenjti im mes djemve.
Digjem nga dëshira të ulem nën hijen e tijdhe frutat e tij të ëmbla të shijoj!
4 Ai më çoi në shtëpinë e gostisë*dhe dashurinë për mua e valëviti si flamur.
5 Jepmëni rrush të thatë+ dhe mollë,që të përtërihem e të marr fuqi,sepse po tretem nga dashuria.
6 Me dorën e majtë, lehtas kokën më prek,e me të djathtën më përqafon.+
7 M’u betoni, o bija të Jerusalemit,m’u betoni për gazelat+ dhe për drenushat e fushësse nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.+
8 Ja, zëri i të shtrenjtit tim!
Ja, po vjen duke ngjitur malet,duke kapërcyer kodrat.
9 I shtrenjti im i përngjan gazelës, i ngjan drerit këmbëlehtë.+
Ja, po qëndron prapa murit të shtëpisë sonëe po vështron përmes dritareve,përmes thurjeve të tyre të drunjta* po kundron.
10 I shtrenjti im më foli e më tha:
‘Ngrihu, e dashura ime,o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.
11 Ja, dimri* kaloi,shirat pushuan, shtegtuan.
12 Lulet kanë çelur lëndinave,+koha e krasitjes ka ardhur+
dhe në vend dëgjohet kënga e turtujve.+
13 Të parat kokrra fiku po pjek,+hardhitë po lulëzojnë dhe gjithë aromë po e mbulojnë vendin.
Ngrihu dhe eja, e dashura ime,o bukuroshja ime, eja të ikim bashkë.
14 O pëllumbesha ime,dil nga strukat e shkrepit,+nga skutat e shkëmbit,lërmë të të shoh dhe zërin të ta dëgjoj,+të të shoh fytyrën e bukur dhe të ta dëgjoj të ëmblin zë.’»+
15 «Zërini dhelprat,dhelpërushet që po dëmtojnë vreshtat,sepse vreshtat tanë po lulëzojnë.»
16 «I shtrenjti im është imi dhe unë jam e tija.+
Mes zambakëve+ kopenë po kullot ai.+
17 Para se flladi i ditës të fryjë* dhe hijet të fashiten,kthehu sa më shpejt, o i shtrenjti im,si gazela,+ si dreri këmbëlehtë+ nëpër malet që na ndajnë.*
Shënimet
^ Ose «krokull; krokus».
^ Fjalë për fjalë «e rrafshinës bregdetare».
^ Fjalë për fjalë «shtëpinë e verës».
^ U referohet llojeve të dritareve që, në vend të kanatave me xham, kanë kanata me thurje druri.
^ Ose «stina e shirave».
^ Fjalë për fjalë «dita të marrë frymë».
^ Një mundësi tjetër «malet e ndara». Ose «malet e Betherit».