Kënga e Solomonit 6:1-13

  • Bijat e Jerusalemit (1)

  • Shulamitja (2, 3)

    • «Unë jam e të shtrenjtit tim dhe i shtrenjti im është imi» (3)

  • Mbreti (4-10)

    • «Ti je e bukur si Tirzahu» (4)

    • Citohen fjalët e grave (10)

  • Shulamitja (11, 12)

  • Mbreti (dhe të tjerët) (13a)

  • Shulamitja (13b)

  • Mbreti (dhe të tjerët) (13c)

6  «Ku shkoi i shtrenjti yt,o më e bukura e grave? Ku shkoi i shtrenjti yt,që të vijmë me ty e ta kërkojmë?»   «I shtrenjti im ka shkuar në kopshtin e tij,në lëndinat me bimë aromatike,që të kullotë kopenë mes kopshtevee të mbledhë zambakë.+   Unë jam e të shtrenjtit timdhe i shtrenjti im është imi.+ Ai po e kullot kopenë mes zambakëve.»+   «Ti je e bukur si Tirzahu,*+ o e dashura ime,+e hijshme si Jerusalemi,+mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre.+   Largoji sytë+ prej meje,sepse ata më turbullojnë. Flokët e tu derdhen si një kope dhish,+që zbresin nga shpatet e Galadit.   Dhëmbët e tu janë si një kope delesh,që sapo janë larë;të gjitha kanë binjakë,e asnjëra nuk ka humbur të vegjlit e saj.   Si thelët e shegëstë duken mollëzat* pas velit.   Mund të ketë gjashtëdhjetë mbretëresha,tetëdhjetë konkubina*e vajza pafund.+   Por vetëm njëra është pëllumbesha ime,+ e përkryera ime. Është bija e vetme e nënës së saj,e preferuara* e asaj që e solli në jetë. Vashat e tjera e shohin dhe e quajnë të lumtur;mbretëreshat dhe konkubinat e lëvdojnë: 10  ‘Kush është kjo që shkëlqen* si agimi,e bukur si hëna e plotë,e dëlirë si drita e diellit,mahnitëse si ushtritë rreth flamujve të tyre?’»+ 11  «Në kopshtin e arrave+ shkovaqë të shihja filizat e rinj në luginë,*të shihja në kishte nxjerrë lastarë* hardhia,në kishte lulëzuar shega. 12  Pa e kuptuar, kjo dëshira ime*më çoi te karrocat e popullit tim fisnik.»* 13  «Kthehu, kthehu, o shulamite! Kthehu, kthehu që të të shohim!» «Përse shihni me ëndje një vajzë si unë, shulamiten?»+ «Ti je si vallja e dy ansambleve valltarësh!»*

Shënimet

Ose «Qyteti i Këndshëm».
Ose «tëmthat».
Fjalë për fjalë «e kulluara».
Fjalë për fjalë «sheh poshtë».
Ose «vad». Shih Fjalorthin.
Ose «në kishte çelur sythe».
Ose «shpirti im».
Ose «të papërtuar».
Ose «vallja e Mahanaimit!»