Letra drejtuar kolosianëve 3:1-25
3 Mirëpo, nëse u ngritët bashkë me Krishtin,+ vazhdoni të kërkoni gjërat në qiell, ku Krishti është ulur në të djathtën e Perëndisë.+
2 Mbajeni mendjen të ngulitur te gjërat në qiell,+ jo te gjërat në tokë.+
3 Vërtet, ju vdiqët dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në unitet me Perëndinë,
4 dhe kur të shfaqet Krishti, jeta jonë,+ atëherë do të shfaqeni edhe ju me të në lavdi.+
5 Bëni, pra, që gjymtyrët e trupit tuaj* të vdesin+ në lidhje me imoralitetin seksual,* ndyrësinë, epshet e shfrenuara seksuale,+ dëshirat e dëmshme dhe lakminë, që është idhujtari.
6 Për shkak të këtyre gjërave po vjen zemërimi i furishëm i Perëndisë.
7 Në këtë udhë ecnit* edhe ju dikur, me jetën që bënit më parë.*+
8 Por tani, flakini larg të gjitha këto: furinë, zemërimin, të keqen,+ sharjen,+ e në gojën tuaj të mos ketë të folur të ndyrë.+
9 Mos e gënjeni njëri-tjetrin.+ Zhvishni personalitetin* e vjetër+ me zakonet e tij
10 dhe vishni personalitetin e ri,+ i cili rinohet nëpërmjet njohurisë së saktë për të pasqyruar personalitetin e Atij* që e krijoi.+
11 Në të nuk ka as grek e as jude, as të rrethprerë e as të parrethprerë, as të huaj e as skithas,* as skllav e as të lirë, përkundrazi, Krishti është gjithçka e në të gjithë.+
12 Prandaj, si të zgjedhur të Perëndisë,+ të shenjtë e të dashur, vishuni me përzemërsi të ngrohtë e dhembshuri,+ zemërmirësi, përulësi,*+ butësi+ dhe durim.+
13 Vazhdoni të duroni e të falni bujarisht njëri-tjetrin,+ edhe nëse ndokush ka arsye për t’u ankuar kundër një tjetri.+ Ashtu si Jehovai* ju fali bujarisht, po kështu bëni edhe ju.+
14 Por, përveç të gjitha këtyre gjërave, vishuni me dashuri,+ sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.+
15 Gjithashtu, paqja e Krishtit, për të cilën u thirrët në një trup të vetëm, le të mbretërojë në zemrat tuaja;+ e tregohuni mirënjohës.
16 Fjala e Krishtit le të banojë te ju me bollëk e plot me mençuri. Vazhdoni të mësoni e të inkurajoni* njëri-tjetrin me psalme,+ me lavde e me këngë adhurimi të kënduara me mirënjohje;* vazhdoni të këndoni për Jehovain* me gjithë zemër.*+
17 Çfarëdo që të bëni, me fjalë a me vepra, bëjeni në emër të Zotërisë Jezu, duke falënderuar për gjithçka Perëndinë, Atin, nëpërmjet tij.+
18 Ju, gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj,+ ashtu si ka hije në Zotërinë.
19 Ju, burra, vazhdoni t’i doni gratë tuaja+ e mos jini të vrazhdë* me to.+
20 Ju, fëmijë, bindjuni prindërve në çdo gjë,+ sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotërinë.
21 Ju, etër, mos i acaroni* fëmijët tuaj,+ që të mos i lëshojë zemra.*
22 Ju, skllevër, jini të bindur në çdo gjë ndaj zotërinjve tuaj në tokë,*+ jo vetëm në sy të tyre,* sa për t’u pëlqyer njerëzve, por me zemër të çiltër, me nderim të thellë për* Jehovain.*
23 Çfarëdo që të bëni, përpiquni me gjithë shpirt* si për Jehovain*+ e jo si për njerëzit,
24 sepse ju e dini që do të merrni nga Jehovai* trashëgiminë tuaj si shpërblim.+ Shërbejini Zotërisë, Krishtit, si skllevër.
25 Sigurisht, kush bën padrejtësi, do të paguajë për padrejtësinë që ka bërë,+ sepse Perëndia nuk është i anshëm.+
Shënimet
^ Greqisht porneía. Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «gjymtyrët e trupit tuaj në tokë».
^ Ose «Kështu silleshit».
^ Ose «kur jetonit në atë mënyrë».
^ Fjalë për fjalë «njeriun».
^ Ose «sipas imazhit të Atij».
^ «Skithas» u referohej personave të pacivilizuar.
^ Ose «përulësi mendjeje».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «e të këshilloni».
^ Ose «gjithë hir».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «në zemrat tuaja».
^ Ose «të zemëruar hidhtas».
^ Ose «mos i provokoni (pezmatoni)».
^ Ose «të mos shkurajohen».
^ Fjalë për fjalë «sipas mishit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «sa për sy e faqe».
^ Fjalë për fjalë «me frikë ndaj». Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.