Ligji i përtërirë 10:1-22

  • Dy pllakat e reja (1-11)

  • Çfarë kërkon Jehovai (12-22)

    • Nderoje thellësisht dhe duaje Jehovain (12)

10  Në atë kohë, Jehovai më tha: ‘Gdhend dy pllaka guri si ato të parat+ dhe ngjitu tek unë në mal. Bëj edhe një arkë* prej druri.  Unë do të shkruaj në pllaka fjalët që ishin në pllakat e para që copëtove, dhe ti vëri në arkë.’  Kështu bëra një arkë me dru akacieje, gdhenda dy pllaka guri si ato të parat dhe u ngjita në mal me dy pllakat në dorë.+  Pastaj Jehovai shkroi në pllaka po ato fjalë që shkroi herën e parë,+ pra, Dhjetë Urdhërimet,*+ që të tha në mal nga mesi i zjarrit,+ ditën kur u mblodh asambleja;*+ më pas Jehovai m’i dha mua.  Atëherë u ktheva dhe zbrita nga mali.+ Pllakat i vura në arkën që kisha bërë, aty ku janë tani, siç më urdhëroi Jehovai.  Pastaj Izraeli u nis nga Berot-Bene-Jakani për në Moserah. Atje vdiq e u varros Aroni.+ Në vend të tij filloi të shërbente si prift i biri, Eleazari.+  Që andej u nis për në Gudgodah, dhe nga Gudgodahu për në Jotbatah,+ një vend me përrenj* plot ujë.  Në atë kohë, Jehovai e ndau veç fisin e Levit+ që të mbartte arkën e besëlidhjes së Jehovait,+ të qëndronte para Jehovait për t’i shërbyer dhe të bekonte popullin në emër të tij,+ siç bën edhe sot e kësaj dite.  Ja pse Levi nuk ka asnjë pjesë ose trashëgimi mes vëllezërve të vet. Jehovai është trashëgimia e tij, siç i tha Jehovai, Perëndia yt.+ 10  Unë qëndrova në mal 40 ditë e 40 net si herën e parë.+ Jehovai më dëgjoi edhe këtë radhë,+ prandaj Jehovai vendosi të mos të shfaroste. 11  Pastaj Jehovai më tha: ‘Dil në krye të popullit dhe bëhuni gati të niseni, që ai të hyjë e të shtjerë në dorë vendin që do t’i jap, siç iu betova paraardhësve të tij.’+ 12  Tani, o Izrael, çfarë po kërkon nga ti Jehovai, Perëndia yt?+ Vetëm kaq: të kesh nderim të thellë për Jehovain,* Perëndinë tënd,+ të ecësh në tërë udhët e tij,+ ta duash, t’i shërbesh Jehovait, Perëndisë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt*+ 13  dhe të zbatosh për të mirën tënde urdhërimet dhe ligjet e Jehovait që po të jap sot.+ 14  Ja, Jehovait, Perëndisë tënd, i përkasin qiejt, madje qiejt e qiejve,* toka dhe gjithçka që është në të.+ 15  Por vetëm me paraardhësit e tu Jehovai u lidh ngushtë e u tregoi dashuri. Nga gjithë popujt, të zgjodhi ty, pasardhësin e tyre,+ dhe sot ti i përket atij. 16  Tani pastro* zemrën+ dhe mjaft u tregove kokëfortë,*+ 17  sepse Jehovai, Perëndia yt, është Perëndi i perëndive+ dhe Zotëri i zotërinjve, Perëndi madhështor e i fuqishëm, që të ngjall nderim të thellë, që nuk trajton asnjë me anësi+ e nuk merr ryshfete. 18  Kur gjykon, i jep të drejtën jetimit* dhe vejushës.+ Ai e do të ardhurin+ dhe i jep bukë e rroba. 19  Prandaj duaje të ardhurin, sepse edhe ti ishe i tillë në Egjipt.+ 20  Nderoje thellësisht Jehovain,* Perëndinë tënd, atij shërbeji,+ me të lidhu ngushtë dhe në emër të tij betohu. 21  Atë duhet të lëvdosh+ se ai është Perëndia yt, që bëri për ty gjithë ato gjëra që të mahnitin, të cilat i pe me sytë e tu.+ 22  Kur paraardhësit e tu zbritën në Egjipt, ishin veçse 70 veta,+ por ja, tani Jehovai, Perëndia yt, të ka bërë të shumtë si yjet e qiellit.+

Shënimet

Ose «sënduk».
Fjalë për fjalë «Dhjetë Fjalët». Të njohura edhe si Dekalogu.
Ose «kongregacioni».
Ose «vade». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «t’i frikësohesh Jehovait». Shih Fjalorthin.
Ose «madje skajet e tyre».
Fjalë për fjalë «rrethprit».
Fjalë për fjalë «mos e ngurtëso më qafën».
Ose «fëmijës pa baba».
Fjalë për fjalë «Frikësoju Jehovait». Shih Fjalorthin.