Ligji i përtërirë 23:1-25

  • Ata që nuk pranohen në kongregacionin e Perëndisë (1-8)

  • Pastërtia në kamp (9-14)

  • Skllevërit e arratisur (15, 16)

  • Ndalohet prostitucioni (17, 18)

  • Kamata dhe zotimet (19-23)

  • Çfarë u lejohet kalimtarëve të hanë (24, 25)

23  Asnjë njeri që është tredhur, me testikuj të shtypur ose që e ka organin mashkullor të prerë,* nuk mund të bëhet pjesë e kongregacionit të Jehovait.+  Asnjë bir i paligjshëm nuk mund të bëhet pjesë e kongregacionit të Jehovait.+ Asnjë nga pasardhësit e tij nuk mund të bëhet pjesë e kongregacionit të Jehovait, as në brezin e dhjetë.  Asnjë amonit ose moabit nuk mund të bëhet pjesë e kongregacionit të Jehovait.+ Asnjë nga pasardhësit e tyre nuk mund të bëhet kurrë pjesë e kongregacionit të Jehovait, as në brezin e dhjetë,  sepse nuk të erdhën në ndihmë me bukë e ujë kur po dilje nga Egjipti+ dhe i ofruan një shpërblim Balamit, birit të Beorit nga Pethori i Mesopotamisë, që të të mallkonte.+  Por Jehovai, Perëndia yt, refuzoi ta dëgjonte Balamin.+ Madje, Jehovai, Perëndia yt, e ktheu mallkimin në bekim për ty,+ sepse Jehovai, Perëndia yt, të donte.+  Sa të jesh gjallë, nuk duhet t’i ndihmosh kurrë të jetojnë në paqe e begati.+  Mos e urre edomitin, se është vëllai yt.+ Mos e urre egjiptianin, se ti ishe i huaj në vendin e tij.+  Fëmijët që do t’u lindin atyre në brezin e tretë, mund të bëhen pjesë e kongregacionit të Jehovait.  Ruaje veten nga çdo e keqe* kur të ngresh kampin për të luftuar kundër armiqve të tu.+ 10  Nëse një njeri bëhet i papastër mes jush nga ndonjë lëshim fare gjatë natës,+ ai duhet të dalë jashtë kampit e të mos hyjë në kamp. 11  Me të rënë mbrëmja, duhet të lahet me ujë dhe në perëndim të diellit mund të hyjë sërish në kamp.+ 12  Duhet të kesh jashtë kampit një vend për nevojat e tua* dhe atje shko. 13  Bashkë me sende të tjera, duhet të kesh me vete edhe një kunj, dhe kur të ulesh për të dalë jashtë, gërmo me të një gropë dhe pastaj mbulo jashtëqitjen. 14  E meqë Jehovai, Perëndia yt, ecën mes kampit+ që të të çlirojë e të t’i japë armiqtë në dorë, kampi yt duhet të jetë i shenjtë,+ që ai të mos shohë asgjë të pahijshme te ti e të largohet prej teje. 15  Mos e dorëzo skllavin te zotëria i vet kur i ikën fshehurazi të zotit dhe vjen te ti. 16  Ai mund të banojë mes teje në çfarëdo vendi që do të zgjedhë mes qyteteve të tua, ku t’i pëlqejë. Mos e keqtrajto.+ 17  Asnjëra nga bijat e Izraelit të mos bëhet prostitutë tempulli,+ po ashtu asnjëri nga bijtë e Izraelit të mos bëhet prostitutë tempulli.+ 18  Mos sill në shtëpinë e Jehovait, Perëndisë tënd, pagën* e një prostitute a të një burri që e shet veten si prostitutë,* për të mbajtur ndonjë zotim, sepse që të dy janë të neveritshëm për Jehovain, Perëndinë tënd. 19  Mos i merr kamatë vëllait:+ kamatë për pará, për ushqim a për çdo gjë që mund të kërkohet kamatë. 20  Të huajit edhe mund t’i marrësh kamatë,+ kurse vëllait mos i merr,+ që Jehovai, Perëndia yt, të bekojë gjithë frytin e punës sate në vendin që po shkon të shtiesh në dorë.+ 21  Nëse merr një zotim para Jehovait, Perëndisë tënd,+ mos vono ta mbash,+ sepse Jehovai, Perëndia yt, pa diskutim do të të kërkojë llogari; përndryshe kjo do të ishte mëkat nga ana jote.+ 22  Por nëse nuk zotohesh, nuk je fajtor, sepse nuk ke mëkatuar.+ 23  Duhet t’u përmbahesh fjalëve që dalin nga buzët e tua+ dhe të mbash zotimin që the me gojën tënde para Jehovait, Perëndisë tënd, si një blatim vullnetar.+ 24  Nëse hyn në vreshtin e tjetrit,* ha rrush derisa të ngopesh,* por mos vër aspak në shportën tënde.+ 25  Nëse shkon në arën me drithë të pakorrur të një tjetri, këput vetëm kallinj të pjekur, por mos i vër draprin drithit të tjetrit.+

Shënimet

Ka të ngjarë t’i referohej tredhjes për qëllime imorale, si homoseksualizmi.
Ose «çdo gjë që të ndot».
Domethënë, një nevojtore.
Ose «fitimet».
Fjalë për fjalë «e një qeni».
Ose «e të afërmit». Shih Fjalorthin.
Ose «sa të ngopësh shpirtin».