Ligji i përtërirë 27:1-26

  • Ligji të shkruhet në gurë (1-10)

  • Në malin Ebal dhe në malin Gerizim (11-14)

  • Renditen mallkimet (15-26)

27  Pastaj Moisiu, bashkë me pleqtë e Izraelit, e urdhëroi popullin: «Zbato të gjitha urdhërimet që po të jap sot.  Ditën kur të kalosh Jordanin për të hyrë në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt, zgjidh gurë të mëdhenj dhe suvatoji.*+  E kur të kesh kaluar matanë, shkruaj në ta të gjitha fjalët e këtij Ligji, me qëllim që të hysh në vendin që po të jep Jehovai, Perëndia yt, në atë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë, siç të kishte premtuar Jehovai, Perëndia i paraardhësve të tu.+  Kur ta kesh kaluar Jordanin, ngriji në këmbë këta gurë në malin Ebal+ dhe suvatoji,* siç po të urdhëroj sot.  Aty ndërto edhe një altar për Jehovain, Perëndinë tënd, një altar me gurë, mbi të cilët nuk duhet të përdorësh asnjë vegël hekuri.+  Altarin e Jehovait, Perëndisë tënd, ndërtoje me gurë të pagdhendur dhe paraqit në të blatime të djegura për Jehovain, Perëndinë tënd.  Bëj flijime në bashkësi+ e haji aty+ dhe gëzo para Jehovait, Perëndisë tënd.+  Të gjitha fjalët e këtij Ligji shkruaji qartë në gurë.»+  Pastaj Moisiu, bashkë me priftërinjtë levitë, i tha tërë Izraelit: «Dëgjo me vëmendje, o Izrael. Sot ti je bërë populli i Jehovait, Perëndisë tënd.+ 10  Dëgjo zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe zbato urdhërimet+ dhe rregullat e tij, që po të jap sot.» 11  Po atë ditë Moisiu i dha këtë urdhër popullit: 12  «Kur populli të kalojë Jordanin, fiset që do të qëndrojnë në malin Gerizim+ për të shpallur bekimet janë: Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Jozefi dhe Beniamini. 13  Ndërsa fiset që do të qëndrojnë në malin Ebal+ për të shpallur mallkimet, janë: Rubeni, Gadi, Asheri, Zabuloni, Dani dhe Neftali. 14  Levitët do t’i thonë me zë të lartë gjithë popullit të Izraelit:+ 15  ‘Mallkuar qoftë ai që bën dhe fsheh një shëmbëlltyrë të gdhendur+ a një statujë metali,*+ sepse janë të neveritshme për Jehovain+ dhe s’janë veçse vepër e duarve të një mjeshtri.’* (Dhe tërë populli do të përgjigjet e do të thotë: ‘Amin!’)* 16  ‘Mallkuar qoftë ai që përçmon babanë ose nënën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 17  ‘Mallkuar qoftë ai që shtyn shenjën e kufirit të pronës së fqinjit.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 18  ‘Mallkuar qoftë ai që e bën të verbrin të humbasë rrugën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 19  ‘Mallkuar qoftë ai që shtrembëron drejtësinë+ për të ardhurin, për jetimin* dhe për vejushën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 20  ‘Mallkuar qoftë ai që fle me gruan e të atit, sepse e çnderon të atin.’*+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 21  ‘Mallkuar qoftë ai që kryen marrëdhënie seksuale me ndonjë kafshë.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 22  ‘Mallkuar qoftë ai që kryen marrëdhënie seksuale me motrën e vet, qoftë vajzë e babait, qoftë vajzë e nënës së vet.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 23  ‘Mallkuar qoftë ai që fle me të vjehrrën.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 24  ‘Mallkuar qoftë ai që i zë pritë tjetrit dhe e vret.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 25  ‘Mallkuar qoftë ai që merr ryshfet për të vrarë një të pafajshëm.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’) 26  ‘Mallkuar qoftë ai që nuk i pranon dhe nuk i zbaton fjalët e këtij Ligji.’+ (Dhe tërë populli do të thotë: ‘Amin!’)

Shënimet

Ose «dhe lyeji me gëlqere».
Ose «dhe lyeji me gëlqere».
Ose «Ashtu qoftë!»
Ose «të atij që punon drurin dhe metalin».
Ose «shtatore të derdhur».
Ose «fëmijën pa baba».
Fjalë për fjalë «ngre cepin e rrobës së të atit».