Romakëve 14:1-23
14 Pranojeni krahëhapur* atë që nuk është i fortë në besim,+ por pa e gjykuar vetëm ngaqë mendon ndryshe.*
2 Dikujt ia lejon besimi të hajë çdo gjë, por, kush është i dobët në besim, ha vetëm perime.
3 Kush ha, të mos e përçmojë atë që nuk ha, dhe kush nuk ha, të mos e gjykojë atë që ha,+ sepse Perëndia e ka pranuar krahëhapur edhe atë.
4 Kush je ti që të gjykosh shërbëtorin e tjetrit?+ Në qëndroftë në këmbë a në rëntë, është punë për zotërinë e vet.+ Në të vërtetë, ai do të qëndrojë në këmbë, sepse Jehovai* mund ta bëjë të qëndrojë në këmbë.
5 Dikush e gjykon* një ditë më të mirë se një tjetër,+ kurse dikush tjetër e gjykon një ditë si gjithë të tjerat;+ gjithkush të jetë plotësisht i bindur për atë që mendon.
6 Ai që kremton një ditë, e kremton për Jehovain.* Edhe ai që ha, ha për Jehovain,* përderisa e falënderon Perëndinë;+ por edhe ai që nuk ha, nuk ha për Jehovain,* dhe prapëseprapë e falënderon Perëndinë.+
7 Në fakt, asnjë nga ne nuk jeton vetëm për veten+ dhe askush nuk vdes vetëm për veten,
8 sepse edhe nëse jetojmë, jetojmë për Jehovain,*+ edhe nëse vdesim, vdesim për Jehovain.* Prandaj, edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, i përkasim Jehovait,*+
9 sepse për këtë Krishti vdiq dhe u kthye përsëri në jetë: që të jetë Zotëri edhe i të vdekurve, edhe i të gjallëve.+
10 Po ti, pse e gjykon vëllanë tënd?+ Ose, pse e përçmon vëllanë tënd? Të gjithë ne do të qëndrojmë përpara fronit të gjykimit të Perëndisë,+
11 sepse është shkruar: «Siç është e vërtetë që unë rroj,+—thotë Jehovai,*—çdo gju do të përkulet para meje dhe çdo gjuhë do ta pranojë hapur Perëndinë.»+
12 Kështu, secili nga ne do t’i japë llogari Perëndisë për veten.+
13 Prandaj të mos e gjykojmë më njëri-tjetrin,+ përkundrazi jini të vendosur të mos bëni asgjë që do ta pengonte ose do ta largonte vëllanë nga udha e besimit.+
14 Unë e di dhe jam i bindur, në unitet me Zotërinë Jezu, se asgjë në vetvete nuk është e papastër;+ vetëm kur dikush mendon se diçka është e papastër, atëherë ajo është e papastër për të.
15 Kështu, nëse vëllai yt ofendohet për shkak të ushqimit, ti nuk po ecën më në udhën e dashurisë.+ Mos e rrëno* vëllanë tënd për shkak të ushqimit, sepse Krishti vdiq për të.+
16 Prandaj mos lër vend që të flitet keq për gjërat që për ty janë të mira,
17 sepse hyrja në Mbretërinë e Perëndisë nuk varet nga të ngrënët a nga të pirët,+ por nga drejtësia, paqja dhe gëzimi që vijnë falë frymës së shenjtë.
18 Ai që shërben si skllav i Krishtit në këtë mënyrë, ka pëlqimin e Perëndisë dhe miratimin e njerëzve.
19 Kështu, pra, le të bëjmë çmos t’i hapim rrugë paqes+ dhe të forcojmë* njëri-tjetrin.+
20 Mos e shembni më veprën e Perëndisë vetëm për hir të ushqimit.+ Vërtet, të gjitha ushqimet janë të pastra, por s’është mirë* që dikush t’ia dobësojë besimin tjetrit* për shkak të asaj që ha.+
21 Më mirë të mos hash mish, të mos pish verë a të mos bësh ndonjë gjë që e pengon vëllanë tënd.+
22 Bindjet e tua të mbeten* mes teje dhe Perëndisë. Lum njeriu që nuk e dënon veten për vendimin që ka marrë!
23 Por, nëse ai ka dyshime e megjithatë ha, është dënuar tashmë, sepse ha pa besim. Në të vërtetë, gjithçka që nuk bëhet me besim, është mëkat.
Shënimet
^ Një mundësi tjetër «ngaqë ka dyshime përbrenda».
^ Ose «Mirëpriteni».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «e konsideron».
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Shih Shtojcën A5.
^ Ose «Mos e shkatërro».
^ Ose «të inkurajojmë; të ndërtojmë».
^ Ose «është e gabuar».
^ Ose «ta pengojë tjetrin».
^ Ose «Besimi që ke, të mbetet».